Meha për herë të gjashtë në 11-shen e javës

anazapta

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës Ilir Azemi dhe mesfushori shqiptar i kombëtares, Alban Meha, janë të zgjedhurit e revistës gjermane “Kicker” në 11-shen më të mirë të javës në Bundesliga 2. Azemi që luan me Furthin, në fundjavë ka ndihmuar ekipin e tij drejt fitores 6-0 kundër Kotbusit me dy gola. Shqiptari tjetër, anëtari i Paderbornit Alban Meha, ka shënuar golin e tij të dytë për ekipin, në fitoren ndaj Aues.

I abonuar te goli dhe për të një vend në formacionin e Bundesliga 2. Alban Meha është kthyer fuqishëm në futbollin e luajtur prej shumë kohësh, ndonëse kaloi një dëmtim shumë të rëndë që e mbajti larg fushave të lojës. Shqiptari me golin që ka shënuar dhe lojën e treguar në fushë, ka fituar të drejtën për të gjashtën herë të jetë këtë vit mes më të mirëve të Bundesligës 2. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Alban Meha, ka shënuar njërin nga golat në fitoren që ekipi i tij Paderborn arriti kundër Aues. Padeborni me këtë fitore ngjitet në vendin e 2-të në Bundesliga 2 dhe mbetet një nga ekipet favorite për t’u ngjitur në elitën e futbollit gjerman. Edhe një javë më parë, Alban Meha ishte një nga 11 lojtarët e javës të Bundesliga 2. Shqiptari fitoi një vend mes më të mirëve, falë golit të shënuar. Mediet gjermane e quajnë “magjistari që bën gjithçka të mundur”, për më tepër tani që janë 2 pikë larg ngjitjes direkte në Bundesliga 1. “Për momentin nuk “shohim lart”. Duhet të jemi modestë dhe të mendojmë për gjëra të tjera”, shprehet Alban Meha.

Problemet me dëmtimet janë një kujtim i largët. Alban Meha është kthyer më i fortë, ndërsa në këtë sezon me skuadrën e Padërbornit në Bundesligën 2 gjermane, mesfushori po kalon mbase sezonin më të mirë në karrierën e tij. Konfirmimi për këtë janë golat e shënuar prej futbollistit të kombëtares shqiptare. 12-të në total, ndërsa një vetëm në sfidën e fundit. Meha ndihmoi skuadrën e tij në fitoren e rëndësishme, që i lejon Padërbornit të ruajë vendin e dytë të renditjes. Sezon i shkëlqyer për mesfushorin që bashkë me skuadrën e tij shkon drejt Bundesligës. Ndërsa në humor për formën e lojtarit, padyshim duhet të jetë edhe trajneri De Biazi.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *