Mehmet Shehut: Divjakasit u borgjezuan, marrin 2 herë më shumë se kryeministri!

anazapta

Një nga vizitat e Mehmet Shehut në Lushnjë në vitin 1967, nuk ishte për gjah, siç shkonte vazhdimisht ai, Beqir Balluku, Kadri Hazbiu, etj, por për probleme pune me drejtues e specialistë të ekonomive bujqësore, e për të cilësuar drejtues e banorë të Divjakës, një nga kooperativat më të mira në vend si ‘të borgjezuar pasi merrnin në muaj paga dy herë më shumë se kryeministri i vendit’. Thënia e Mehmet Shehu lidhur me pagat e mëdha të drejtuesve të kooperativës dhe të ardhurave të vetë kooperativistëve të Divjakës (me të ardhura disa herë më shumë se kooperativat e tjera në rreth e më gjerë), krijoi jo pak probleme në ditët në vazhdim. Edhe pse në bazë të ligjit, pagat vareshin nga të ardhurat e ekonomisë bujqësore, sikleti më i madh ishte për drejtuesit e kooperativës. Në vazhdim të rrëfimit të tij, specialisti Çuko rrëfen dhe për gjahun që bënte udhëheqja në këtë zonë, ‘pjesën e gjahut’ që ndanin për Komandantin(Enver Hoxhën) si dhe historinë dhe brengën e Vasil Shores, kapësit të njohur të kafshëve, tipizuar tek Vlashi i filmit ‘Pylli i Lirisë’….

 

Zoti Çuko! Në Divjakë të Lushnjës, në atë që u quajt ‘Shkolla e serave’ ka ardhur dhe Mehmet Shehu, bile, u ka quajtur dhe borgjezë?

-Po. Kjo i takon në fakt vitit 1967 dhe është një histori më vete. Ndonëse kishte kaluar një periudhë e shkurtër kohore nga eksperimenti i parë i prodhimit të perimeve me sera, prodhimet pothuaj ishin trefishuar. Në këtë mënyrë, kryesisht nga eksporti, vlera e ditës së punës dhe të ardhurat për kooperativistët, u rritën ndjeshëm. Sigurisht, dhe shteti arkëtonte jo pak nga këto prodhime. Kujtoj se pikërisht në këtë periudhë, edhe prodhimi i grurit në kooperativën ‘Mao Ce Dun’ ishte tepër i mbarë. Kështu, në vitin 1965 prodhoheshin në ekonomi 10500 kuintal drithëra buke, ndërsa për dy vite, ky prodhim u dyfishua. Duke shfrytëzuar dhe tokën ranore, dhe prodhimi i misrit u rrit nga 6 kuintal, në 25 kuintal për hektarë. Që në prodhimin e parë të grurit(viti 1966), të ardhurat nga eksporti i prodhimeve tona, u dyfishuan. Kjo rritje vazhdoi më tej dhe në vitin pasardhës. Dua të

Sigurisht që këto arritje ishin, bënë emër të mirë si në shkallë rrethi, ashtu dhe në shkallë vendi… Vajtën dhe në qeveri, e siç mësuam më vonë, bënë që të angazhohej direkt dhe Mehmet Shehu.

 

Meqë jemi tek të ardhurat, në çfarë rruge u sigurua kjo?

-Nëpërmjet atyre që përmenda më parë, por sigurisht dhe në sajë të ndërgjegjësimit dhe interesit në rritje nga kooperativistët. Se dhe të ardhurat për ditë pune, shënuan shifra të pa njohura deri atëherë… Kështu, u arrit deri atje sa mesatarja e ditëve të punës(tejkalim norme) për çdo kooperativist në ekonomi të ishte 374 ditë në vit, nga 365 ditë kalendarike që ka viti. Çdo ditë pune, për kohën që po bisedojmë, paguhej 220 lekë. Kështu, duke bërë llogaritë, të ardhurat ishin shumë të mëdha për kohën. Por do të kishte dhe probleme në vitet në vazhdim, të cilat krijuan vështirësi të shumta…

 

Problemet erdhën nga sukseset apo nga xhelozia?

-Po, e drejtë. Nga të dyja bashkë. Me këto arritje, kooperativa ‘Mao Ce Dun’ e Divjakës në Lushnjë, u bë si të thuash një vend ‘pelegrinazhi’. Bile, u quajt dhe si shkollë për eksperiencë të përparuar në shkallë vendi për prodhimin e perimeve cilësore, kryesisht për eksport. Vinin grupe specialistësh nga ministria po e po, por vazhdimisht dhe nga ekonomi bujqësore të vendit. Kështu, puna jonë u mor me ‘sy të mirë’ e nuk mungonin dhe vlerësimet. Vlerësime pati si në linjë partie, ashtu dhe ën linjë shtetërore. Mësuam se për kooperativën tonë ishte interesuar dhe Mehmet Shehu, i cili dërgonte vazhdimisht ekipe nga Tirana, por erdhi dhe vetë…

 

Theksuat përsëri ‘xhelozinë’?

-Po. Pati xhelozi, deri dhe përplasje me drejtues të kooperativave të tjera të vendit, në analiza të ndryshme, apo dhe në ballafaqime e seminare, praktika të kohës këto. Të mos harrojmë, se shumë ekonomi bujqësore në shkallë vendi, siguronin aq pak të ardhura, sa nuk mjaftonin për sigurimin e bukës për familjet. Drejtuesit e kooperativave të tjera u drejtoheshin deri dhe udhëheqësve të kohës:’Na jepni dhe ne investime si në Divjakë, që të shtojmë prodhimet dhe të rrisim të ardhurat?” Por dihet se fakti që shteti na cilësonte ne si ‘të nënës’, përveç punës që bënim, gjë e cila ishte faktor i rëndësishëm, ishte prodhimi për eksport. Në fakt, diferenca e të ardhurave mujore për kooperativistët dhe drejtuesit e Divjakës, kishin ndryshim të madh me ato të ekonomive të tjera… Pra, ne ishim kthyer në një shqetësim për kolegët e ekonomive të tjera, të cilët dhe kishin reaguar…

 

Si kishin reaguar?

-Përveç atyre që thashë më lart, pra në takime e analiza të përbashkëta, kishte pasur shqetësime deri lart në udhëheqje. Siç na thanë, në drejtim të institucioneve partiake e shtetërore në rreth, por dhe në qeveri e Komitetin Qendror, kishte pasur dhe letra për të ardhurat e mëdha që merrnin në muaj kooperativistë e drejtues të Divjakës..

 

Në atë kohë u fol se kryeministri Mehmet Shehu ju ka cilësuar si ‘borgjezët e Divjakës’. Mund të na e shpjegoni këtë?

-Po, sigurisht. Thashë më parë që kjo ishte një histori më vete, pse jo dhe me ankth e siklet. Kjo ka ndodhur në një nga ardhjet për punë të Mehmet Shehut në Lushnjë, jo ardhje rastësore, apo ndalim gjatë udhëtimit që ai bënte… Shumë vizita të Mehmet Shehut në atë zonë dhe të udhëheqësve të tjerë të kohës, kishin objekt tjetër…

 

Çfarë objekti kishin këto vizita?  

-E theksoj se zakonisht, pra, më shpesh, Mehmet Shehu e udhëheqës të tjerë vinin në Lushnjë për gjueti. Vinin shpesh dhe Kadri Hazbiu, Beqir Balluku etj… Ndaj mendoj se përpara se të shpjegojmë për kërcënimin e Mehmet Shehut për drejtuesit dhe kooperativistët e Divjakës, të flas pak për hobin e gjuetisë që e karakterizonte Mehmet Shehun dhe udhëheqësit e tjerë të kohës, gjë që i sillte shpesh në lagunat e pyjet e Divjakës…

 

Çfarë gjuante Mehmet Shehu dhe udhëheqësit e tjerë në atë zonë?

-Çdo gjë të egër, kafshë e shpendë. Gjuanin që nga lepuri i egër, rosat e egra, fazani, turtulli, thëllëza, deri tek viçi hergjele(i lirë)…

 

Mirë shpendët e kafshët, po ç’është kjo gjueti viçash?

-Po, po. Ka qenë një praktikë atë kohë në atë zonë. Fshatarët lëshonin kafshët(të vogla) në pyll, përfshi dhe viçat, herë me shenjë e herë jo… Zakonisht, ato kafshë, harroheshin, bëheshin kope të egra e bridhnin nëpër pyje. Pra rriteshin në natyrë, Dhe kur duhej, bie fjala ndonjë viç(tashmë ata ishin të egër), i zinin me kuaj. Po jo kushdo mund ti zinte këto kafshë të egra me kuaj. Në gjithë zonën, ata që e bënin këtë, numëroheshin me gishtat e dorës. Mjaft mirë është pasqyruar kjo dhe në filmin ‘Pylli i Lirisë’, me skenar të Naum Priftit. Në Divjakë ishte ai Vlashi i famshëm i filmit që zinte kuajt, e që vetëm ai dinte ta bënte këtë punë…

 

Vlashi i filmit është një personazh artistik, jo…?

-Në film po. Ka qenë dhe Vlashi real, të cilin Naum Prifti, ashtu si dhe ne të tjerët e njihnim mjaft mirë. Ai quhej Vasil Shore. Pas vdekjes së bashkëshortes e martesës së vajzës së vetme, Vasili (Vlashi i filmit) jetonte vetëm. Kishte në shtëpi vetëm një patë, për të cilën përkujdesej në maksimum, si askush tjetër. Nga kjo përkujdesje, pata e Vasilit jetoi gjatë, gati dyfishin e moshës normale të patave. Ndonëse në gjysmën e jetës së saj, (për shkak të moshës) pata u qorrua. Vasili nuk hipte kurrë në makinë, nuk ecte kurrë në këmbë me hap të zakonshëm. Ai gjithmonë e gjithkund ku ishte, vetëm vraponte. Edhe kur shkonte e kthehej tek vajza e vetme e martuar në fshatin Babunjë, e bënte me një frymë, pa asnjë ndalesë, vetëm me vrap. Fshati ishte 15 kilometra larg nga Divjaka ku banonte Vasili. Ishte Vasili ai që i dinte cepat e pyjeve në gjithë zonën, dinte ku rrinin kafshët e egra.. Ishte një punë që e kryente që fëmijë, e u bë profesionist në këtë zanat tepër të vështirë, por që i jepte shumë kënaqësi… U gjendej fshatarëve në çdo kohë…

 

Si u gjendej fshatarëve?

-Kur kërkohej ndonjë viç i egër apo dhe kalë, gati ishte Vasili. Ja kërkoje sot,  nesër e kishe gati,  ta sillte të lidhur në litar. Ky ishte Vasili i papërtuar, i shkathët dhe i fortë, si kur ishte djalë i ri, ashtu dhe kur kaloi të 80-tat. Ky ishte Vasili real, i portretizuar artistikisht me emrin Vlashi, tek filmi i njohur. Por,  pas realizimit të filmit, pati një sherr midis Vasilit dhe skenaristit Naum Prifti…

 

Cili ishte ky sherr mes tyre?

-I mbeti peng dhe i thoshte Naumit: ‘”Po pse më tradhtove more Naum! Pse nuk më more mua që ta luaja atë film! Do e luaja shumë mirë, do e qaja, ashtu siç di të lëviz unë pa pushim cep më cep të pyllit e nuk le gjë të më ikë?!”. Ashtu me çiltërsinë e tij më drejtohej dhe mua shpesh, në prezencë dhe të Naumit: “Po pse more agronom! Nuk do të luaja unë në film ashtu? Bile, më mirë do të luaja!” Me shaka i thosha: “Po ai i filmit është gjahtar formal, ti je prej vërteti more Vasil”. E kujtojmë shpesh atë njeri të mirë… Si gjahtar i papërsëritshëm, e të palodhur e kujtojmë Vasilin. Vazhdimisht ai merrte boçet e pishave, merrte farat i piqte dhe i konsumonte. Ishin shumë të shijshme e i përdorte vazhdimisht. Herë-herë, mbushte stika dhe na jepte dhe ne. Besoj, forcën, shkathtësinë dhe jetëgjatësinë, e kishte deh nga ky ushqim i veçantë… Ndërsa shkrimtari i njohur Naum Prifti, kishte një shoqëri të madhe me Vasilin, që kishte lidhje me jetesën e gjatë të të dyve pranë e pranë, në të njëjtin fshat. Me që jemi tek gjuetia që bëhej në zonë nga të mëdhenjtë që vinin nga Tirana, dua të përmend diçka për gjuetinë që bëhej ndaj viçave… Ka një kuriozitet gjuetia e viçave.

 

Cili është kurioziteti?

-Viça të egër në Divjakë gjuanin të gjithë ata që vinin nga Tirana, përfshi Mehmet Shehun. Por më shumë vinte Beqir Balluku. Sa herë vriste viça, Beqiri thoshte:’Pjesën më të mirë paketojeni për Komandantin!’ Pra, i bënin pjesë dhe Enver Hoxhës.

 

Po kur vinin të tjerët, si Kadri Hazbiu etj.., ndanin ‘pjesë për Enverin’ nga gjuetia e viçave?

-Sigurisht që po. Kështu thonin, ose më saktë kështu dëgjonim ne. Ndahej pjesë dhe për Komandantin…

 

Të kthehemi tek vizita e Mehmet Shehut në kooperativën e Divjakës?

-Ishte koha e rritjes së ndjeshme të ekonomisë sonë. Zhvillohej një takim me drejtuesit e ekonomisë, takim në të cilin kishte ardhur Mehmet Shehu. Ne, si drejtues ekonomie ishim përgatitur gjatë e në detaje për të raportuar. Unë, që isha kryespecialisti dhe personi që drejtoja dhe prodhimet e perimeve në sera, kisha përgatitur gjithçka në detaje, pasi mendoja se Mehmet Shehu domosdo do të pyeste për këtë sektor të rëndësishëm që kishte bërë emër në shkallë vendi për perimet e hershme. Kjo, pasi Mehmet Shehu, ndonëse ishte inteligjent e i mirë informuar në shumë fusha, kudo që shkonte për vizita apo takime pune, para përgatitej para se të nisej…

 

Çfarë tha Mehmet Shehu në takimin me ju?

-Gjatë fjalës së tij, mes të tjerave, duke qenë i njohur me prodhimet e ekonomisë tonë dhe me të ardhurat që merrnin kooperativistët, Mehmet Shehu shpërtheu:’Kooperativistët dhe drejtuesit e Divjakës u borgjezuan. Kryespecialisti i Divjakës(që isha unë), merr para më shumë se unë si kryeministër!’ Në fakt, nisur nga të ardhurat që kishin, paga ime shkonte në 18 mijë lekë në muaj. Ndërkohë, vetë Mehmet Shehu merrte 4600 lekë në muaj. Rritja e të ardhurave për kooperativistët, kishte rënë në sy dhe në një aspekt tjetër: Shumë fshatarë, nisën të ndërtojnë shtëpi të re me tulla, gjë e cila nuk ndodhte në kooperativa të tjera e që binte në sy…

 

Çfarë ndodhi pas kërcënimit të Mehmet Shehut?

-Në fakt, kur fliste Mehmet Shehu, binte ‘tërmet’… Kështu, dhe në rastin tonë, nuk mendohej se do të kalohej lehtë… Të nesërmen futem në zyrë, ku isha bashkë me Dhimo Likon, kryetarin e kooperativës. Ai ishte njeri i mirë, korrekt, por atë ditë, ishte i shqetësuar. Dhe në fakt, të drejtë kishte, nuk ishte për të mos u merakosur… Më thotë: ”Loni! E dëgjove se çfarë tha kryeministri Mehmet Shehu!? Tha që ne marrim shumë, jemi borgjezuar!”. E pashë drejt në sy dhe i pohova :’Po, e dëgjova se çfarë tha!’ Dhimo bëri disa ec e jake nëpër zyrë instiktivisht, duke ardhur po instiktivisht në pozicionin që ishte dhe më parë. Më drejtohet:’Loni! Të paktën, unë dhe ti duhet të mos marrim aq sa deri tani. Të mos marrim më shumë se 10 mijë lekë në muaj! E kështu, ne duhet ti kthejmë në arkë ato që janë marr mbi 10 mijë lekë në muaj….

 

Çfarë përgjigje dhatë?

-Pa lëvizur nga vendi, aty ku isha, i thashë:’Dhimo! Mos harro se me statut e ligj, ne jemi pronë grupi. Në këtë mënyrë, të ardhurat tona varen nga rezultatet që do të arrijmë me prodhimet tona. Dhe të ardhurat që kemi marr d3eri tani, i kemi shpërndarë në rregull, po sipas ligjit, pa asnjë shkelje. Se po të mos kishim të ardhura ne, do na jepte njeri tjetër para që të merrnin dhe ato rroga minimale që thuhet? Askush nuk do na jepte! Prandaj harroje këtë. Nuk kemi për të kthyer lekë, por do të marrim deri tani, ashtu siç kemi marr me ligj, dhe ne, dhe kooperativistët!”

 

Si reagoi bashkëbiseduesi në këtë çast?

-Nuk u ndje më. Në fakt, ai jo se nuk donte të merrte atë pagë mujore, jo se nuk donte që kooperativistët e gjithë punonjësit të tjerë të merrnin më shumë(aq sa kishin marrë në fakt), por deklarate e Mehmet Shehut qe publike, e vështirë se do të mbetej me kaq. Kjo jo vetëm për faktin se Mehmet Shehu, e kishte si praktikë pune që i kontrollonte vazhdimisht ato porosi e urdhra që jepte, por dhe se ekipet nga rrethi, nga Tirana, nga Ministria e Bujqësisë, nga Komiteti Qendror i Partisë vinin e iknin vazhdimisht tek ne… E nuk mund ta neglizhonin atë që tha Mehmet Shehu.

 

Çfarë u bë më pas në këtë drejtim?

-Jo se u harrua. Por në fakt, nuk u bë ndonjë ndëshkim apo kthim parash. Ne dhe kooperativistët, vazhduam të marrim shpërblimin siç e kishim marr deri atëherë, sipas prodhimit. Se nuk kishim shkelur ligjet e kohës…

 

U ngacmuan drejtuesit e rrethit më pas për këtë problem?

-E kujtonin shpesh, pohonin se duhet gjetur zgjidhje për këtë problem. Por në fakt, ligjet ashtu ishin në atë kohë, e të ardhurat tona mujore, siç thash më lart, bëheshin mbi bazën e të ardhurave e në përputhje me ligjet e kohës.

 

Po gjuetia e kafshëve e shpendëve të egra vazhdoi në vitet e ardhëshme në zonën e Divjakës?

-Për disa vinte, regjimi i kohës u përkujdes për ruajtjen e pyjeve të virgjëra të zonës ku rriteshin në natyrë masivisht kafshët dhe shpendët e egra. Kjo vazhdoi deri sa me orientim nga lart, masive të tëra pyjesh e shkurresh, u kthyen në toka për prodhime bujqësore. Kështu që, dhe kafshët e shpendët e egra erdhën duke u rralluar deri sa erdhën drejt zhdukjes. Kështu është dhe sot… Nuk ka vend për kafshët dhe shpendët e e gra më… Flora dhe fauna e njohur në këtë zonë, u dëmtua rëndë sa që duhen vite e dekada të tëra pune e përkujdesje që të kthehen ashtu siç duhet të jenë…

 

Po Mehmet Shehu erdhi më në Divjakë?

-Jo. Aq kohë sa punova unë atje, pasi më transferuan më pas në Ministrinë e Bujqësisë, Mehmet Shehu nuk erdhi më atje…

 

 

* * *

NESËR DO TË LEXONI:

-Rrëfimin e specialistit Loni Çuko: Si funksiononte transporti i perimeve tona në Europë, bashkëveprimi me Ministrinë e Jashtme dhe mënyra e lidhjes së kontratave.

-Konkursi në Vjenë të Austrisë për perimet e eksportit. Si u cilësua domatja shqiptare më cilësorja nga prodhimet e shumë vendeve të tjera të botës.

-Një ngjarje e veçantë në Gjermani ku vendasit vlerësuan shpirtin human të shoferëve dhe specialistëve nga Shqipëria.

 

Share This Article
8 Comments
    • Shoku Shtembari ,evitoni te na beni pyetje direkte ,se kam frike se nuk do ju pelqeje pergjigjia .
      Merrte 4600 leke ,mish ,buke lepurushi dhe te gjitha te tjerat ja siguronte partia me K.Azbiun.
      800 leke ishte fatura e plumbit qe u dergohej familjeve kur pushkatohej “armiku”
      Jo se Loni ishte koperativist i dalluar dhe te ardhurat i siguronte nepermjet punes
      Kurse ky ishte vrases dhe ne njefar menyre rroga i llogaritej ne baze te asaj qe i siguronte partise ,pra armiqte .
      Loni shpetoi nga Mahmuti se u duhej ,eksporti ju mbushte xhepat .
      Uroj qe plumbi qe i shkrepen apo e shkrepi te jete paguar nga bastardi sadist dhe si kafshate mjerimi tu ngelet ne fyt !
      Jam e sigurt qe krimineli enverist kur i shkruante letren mikut enferr ,ku i lutej per familjen e tij qe ti shpetonte e ka kaluar para syve tmerrin qe u ka shkaktuar te tjereve .Uroj qe atje te ferri i tyre ,te jete takuar dhe me te birin .Doemos do i kete thene qe e vrau po ajo politike qe kishte zbatuar babai .
      Si qen jetuan dhe si zagare vdiqen !

  • Mehmet Shehu e kishte 1460 leke ne muaj pagen, ndersa Loni Cuko merte 18 mije leke ne muaj?! Ndaj u the Mehmeti ‘Jeni borgjezuar!’.

  • Izraeli ka kete pervojë kooperativiste që ne nuk e zhvilluam dot,por e shkaterruam pasi duhej “prishur” gjithshka nga themelet!Izraeli ne ato vite morì pervoje shqiptare dhe sot vetem me shitjen e pjeprit pa fare,konkuron në bursë!…Mjerisht,per arsye politike,pas ikjes se Kinës qe industrializoi vendin(Le monde,shkruan se Shqipëria ishte vendi i dyte i fuqishëm,pas Turqise,per fryme popullsie dhe i treti ne Europe për zhvillim industrial) por Beogradi kuptoj qe gjithshka Hoxha e bente për të pavarsuar Kosoven(Lexo “le guerre Jugoslave” Prof.Pirjevec…ndaj me banden e tij në Tirane,largoi Kinen,rriti luften e klasave, interrnimet, burgosjet,vrasjet,duke futur në “dare” vet Enver Hoxhën qe,sipas Pirjevec” sponsorizonte irredentistet kosovare qe ne vitet ’60 ne Zvicer,Gjermani dhe Belgjike” fq.126-127. Shkaterrimi ekonomik i Shqiperise u bë nga vazhdimesia e Bandes se Beogradit qe u shkelmua nga SOVRANI me 23 qershor! Këto qe shkruhen jane realitete dhe autori duhet pergezuar!Megjithate duhet thene se ishte sabotim i Jagove te Beogradit,qe dhe bujqesia shqiptare me kooperativat e mjera dhe pa efektivitet teknologjik dhe të ardhura,roberuan fshatarin shqiptar! Ky shembul eshte evident per te kuptuar se ne koloktivitetin e vogel,si ne Izrael,kur punohej mirë kishte dhe rezultate fantastike!…Megjithate,shqiptaret do ta vuajne fitoren e “prones” private,ku shume shqiptare,per nje gardh a vije uji kane vrare njeri tjetrin!Pervoja e Zvicres ku toka nuk është e privatit,por shtetit qe e jep me qera kush e kerkon,ështe nje tjeter pervoje europiane qe personalisht Berisha e sabotoi kur u propozua ne vitin ’93 nga deputeti i athershem beratas Dhimo Dundo!Do vuajme marrezite e shpellareve,kur Izraeli dhe Zvicra jane vende si Shqiperia me banore dhe mundesi!…e kote të merret ketu pervoje!Shqiptaret tani duan pronën private edhe me pushke vellai-vellait!…

  • Jam dakord me aresyetimin e “URES se BUNES ” ,por do te shtoja se cilin zgjidhi JUGOSLLAVIA ,pas KOCI XOXES ,per vazhdimesine .
    Perpos atyre qe shkruan “ENDERRIMTARI ” ,po e siguroj me siguri maksimale matematikore se as MEHMET SHEHU ,as KADRI HAZBIU dhe aq me pak as HYSNI KAPO apo edhe vete ENVER HOXHA nuk kane qene agjent te U.D.B-se .
    Une gjate regjimit komunist kam patur nje SHKOLLIM CIVIL ne nje profil QE ISHTE LARG POLITIKES .
    Rrethanat e sollen qe kam drekuar dhe darkuar 3-4 here si me JUSUF GERVALLEN ,BARDHOSHIN por e dhe me KADRI ZEKEN ,dhe aty kam mesuar disa gjera .
    Po eshte e vertete se Shteti i atehereshemm,kur e ndjeu se u FORCUA ,dhe menjeher mbas vdekjes se “MARERSHALLIT ” TITO , ,pasi mori sinjalizime nga DAJ SAMI u pergatit pet te sulmuar ISH- JUGOSLLAVINE por qe ne momentin final ,planet ndryshuan ne menyre spektakolare .
    Breshnjevi ,NUK VDIQ ,kur edhe parashikohej dhe ne vend te tij nuk do te vinte dot NJERIU me shenje ne KOKE ,por nje stalinist I VIJES SE ASHPER si JURI ANDROPOV ,.
    Pastaj ne skene kishte dale edhe problemi i POLONISE me SOLIDARNOSTIN e LEH VALESES .
    Jane situata politike nderkombetare qe zhvillohen me shpejtesi te pa-parashikueshme .
    Nderkohe U.D.B-ja JUGOSLLAVE E KISHTE MARE VESH TE GJTHE PLANIN “SHPERTHIMI”
    ,besoj e lajmeruar nga RAMIZ ALIA ose edhe nga ndonje agjent tjeter potencial .
    Dihet pastaj se si u vrane ne GJERMANI ne janar si JUSUFI ,BARDHOSHI edhe KADRIU ,Nga shqiptare KOSOVARE .
    Po e kam njohur eksperiencen e DIVJAKES por DIVJAKA ,kishte kushte dhe mikroklime optimale per serrat diellore ne ato kohe .
    Une e pergezoj AGRONOMIN LONI CUKO qe na e sjell si “TAZE ” ,punen e atehereshme vtmohuese qe benin te gjithe ,bente me sakte gjithe populli prej VERMOSHI deri ne THEOLLOGO .
    Shteti i atehereshem na miqesoi LAB-LAL dhe MALESORE ,si nepermjet dergimit te shumices se kuadrove te cdo fushe nga SHKUMBINI e poshte por edhe nga SHKODRA ne malesite e PUKES ,TROPOJES KUKESIT ,PESHKOPISE dhe me pak ne MIRDITE e LEZHE ,por edhe nepermjet dergimit te te ashtuquajturve GRUPE si nga VERIU dhe JUGU qe shkuan respektivisht tek njeri tjetri ,dhe perconin ate cka kishin me te miren .
    Te rrime shtrember dhe te flasim drejt ,keshtu ka ndodhur .
    SALI BERISHA ,ky agjent i shumefishte ky TRADHETARI me i madh i kombit Shqiptar i te gjhta koherave u mundua qe per 22 vjet te na fuste ne lufte VELLA-VRASESE VERI -JUG ,por nuk i ndezi dot BARUTI .
    Por duhet thene se SALIU ja arriti qe ta percaje KOMBIN sidomos duke futur urrejtjen e pjeses me te madhe te KOSOVES kunder JUGUT ,e cila i funksionoi derisa
    edhe sot ,pjesa me e PA -EMANCIPUAR e KOSOVES ,JUGUN e quan GREQI dhe POPULSINE e JUGUT GREKE .
    Por kam mendimin se kjo do te jete kalimtare dhe gjerat do te vene ne vendin e duhur ..

  • gabimi dhe faj me i madh i ENVER HOXHES eshte qe eliminoi shoket e tij me besniker qe cuan dhe mbajten ne pushtet per nje kohe te gjate,si BEQIRIN,HYSNYUN,MEMETIN KADRIUN e shume te tjere ,kur duhej te eliminonte ramizin jagon qe eshte shkaktari kryesor i te gjitha te keqijave te ketyre 23vjeteve demokraci alla berishjane.

  • Ky eshte material per te mbushur gazeten. Asnjehere ska bere vaki qe rroga e kooperativistit te ishte mbi 8500 lek te vjetra. Loni Cuko 18000 ????.
    Kjo eshte futja se ne demokraci jemi.
    Loni thot qe kam titullin Doktor, po ku e ka marr??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *