Mehmetaj i përgjigjet flakë për flakë Ramës: Mos fol me arrogancë, kërkoji falje maturantëve

Elton Tafaruci

Nga Kejdi MEHMETAJ

 

Më habiti sërish kryeministri ynë!

Në vend t’u kërkojë falje atyre qindra maturantëve të cilëve u shkatërroi ëndrrat, me arrogancë flet për një reformë e cila ka qenë e dështuar që në krye të herës. Aq e dështuar sa ende nuk kanë dalë aktet nënligjore, sepse nuk ka juristë që mund ta zbërthejë atë katrahurë që ngatërruan me një qëllim të vetëm: si e si të çonin sa më shumë maturantë nëpër universitete private. Nëse ka një epitet që mund ti vendosim reformës për arsimin e lartë ajo është: Reforma e Klientelizmit.

Nuk po i them të gjithë dështimet në arsim këto katër vite duke filluar nga ulja e buxhetit për arsimin, presionet ndaj mësuesve me të famshmin dhe të paligjshmin portal, skandalin e tenderit për pullat e librave, apo milionat që kanë hyrë në Shqipëri për shkollat profesionale dhe që një zot e di në xhepat e kujt kanë përfunduar.

Qëndrimet e LSI mbi arsimin i di tashmë e gjithë Shqipëria, por ajo që nuk dinë është lutjet e kryeministrit dhe ministres së arsimit për t’i mbështetur me premtimin që do i rregullonin të gjitha, pasi e kuptonin që kishin gabuar.

Vendimi i fundit që ka firmosur si ministre znj.Nikolla ka qenë ai për të ruajtur po njësoj dhe me të njejtin dështim sistemin e pranimeve në universitete, duke favorizuar sërish dhe me bindje universitetet private.
Pse nuk flet kryeministri për këtë?

Megjithatë shqiptarët janë të qetë sepse zgjidhjen do e japin në 25 qershor me votën e tyre për LSI. Me LSI forcë të parë Shqipëria do të ketë drejtim të ri në qeverisje, me njerëz serioz dhe të përkushtuar që do të punojnë për ti kthyer dinjitetin arsimit në Shqipëri.

LSI e vazhdon punën e saj e sigurtë, sepse LSI mbështetet nga rinia dhe jo oligarkia.

#NjëShansPërTëGjithë #Voto #LSI #1

 

Share This Article
13 Comments
  • Te flasesh e te ngresh probleme te keqqeverisjes duke qene pjese e saj eshte njesoj sikur te hedhesh rere mbi kokat e te tjereve ne mes tyre me syte hapur perpjete.
    Keto z(…) e nderuar mund t’ i kishit bere objekt te kuvendit pjese e te cilit jeni jo gur ne dore kunder komshiut plangprishes.

  • Perseri kjo adoleshentia dhe çorolinka e LSI se? Eshte kriminale kjo qe po ben kjo partiçke e familjes e dyshes ilir dhe monika meta. Eshte kriminale qe po perdor rinine ku mes tyre gjen edhe adoleshente dhe femije krejt te papergjegjshme duke i angazhuar ne politike si mbeshtetje per synimet e veta.Kejda eshte shembulli qe u be deputete pa mbaruar ende adoleshencen edhe pse konsiderohet si gjek i ri, dhe qe sot del e reciton çfare i shkruajne ustallaret, ilir, monika, luan e vasil. Nuk e di pse nuk reagojne sot psikologet e pedagoget per kete pafytyresi politike me kete brez ende te njome dhe te pandergjegjshem per te marre persiper detyra te medha politike. LSI ja sipas nje qasje per adoleshentet fillimisht i theret dhe organizon kampe verore e sezonale argetimi e pastaj i perdor mish per top. Ku i gjen parate kjo parti qe ben investime te tilla maramendese? Cfare ben komisioni i larte ei kontrollit te shtetit e Leskaj Bujar? Perse nuk behet transparent asnjehere buxheti i partive politike ne shqiperi?.

  • Klejda a nuk je pak si e vogel me bo keto vleresime.Dukesh arrogante ti jo Rama ne kete menyre.Hajde shif me studju me shume se ke nevoje.Nuk jemi ne kohe lufte me partizane e gjermane.

  • A do tu siguroi LSI -ja ne kuvend ketyre ndonje tas me pershesh e ti bien maces me lugen qe hane ,se per tjeter gje nuk jane. Po edhe nuk kane faj,pasi idhulli i tyre Ilir Meta e filloi punen me shkrimin ne libreze “Kryeminister…….. Me qumeshtor nuk behet puna ,o njerez mbusheni mendjen….

  • Dielli,drejtesia do te behet se e kerkon SOVRANI,USA dhe BE-ja,doni apo nuke doni ju o mije kenetash. says:

    Nuke e di se ku e mbeshtet kete guxim kjo vajze e re me meltalitet te vjeter,tek mashtrimi i rradhes,apo tek tutorete laje,si Meta,vasili, apo Rama bashke?Keqardhje per kete rini te pakur sa eterit dhe eterit e eterve te laje,qe mbollen vetem percarjen dhe grabitet e terrorrin nga fuqia e pushteteve. Nje marri, e shkuar marrise, nje bashkefajesi.Me kete panorame sa bajate aqe dhe te degjeneruar ne dite e vite nga politikat e eterve te diktatures komuniste dhe bijve,niperve, e mbesave dhe mostrave te peshtira te tyre lind pyetja ;a ka apo nuke ka me Shqiperia disidences,e intelektuale te pa perlyer me te djeshmen dhe te sotmen sa korruptive aqe dhe kriminale ne dite e vite,qe vazhdojne ti bejne karshillek kesaje pafytyresie te ndyre te politikes shqiptare,apo nje luge supe e prishur ngrene gjate diktatures komuniste i lejone ventes nje “privilegier”te till?Mjaft me,o sot o kurre duhet te protestojme ndaj ketije amoraliteti te politikave ne vite qe sundojne duke shkelur mbi gjakun e viktimave te tyre.SHQIPERIA disidences eshte e shqiptareve dhe jo e krimineleve dhe e kusareve.PROTESTO,ne emer te moralit e dinjitetit njerezor dhe ne nderim te vetem,familjes,dhe popullit te tej grabitur e masakruar deri me sot.VOTA eshte ARMA Juaj, o popull dhe mos ja dhuro armikut qe t’u vrase.

  • Me sa duket kjo adoleshentja, e cila akoma nuk ka marre nje diplome shkolle te larte si dhe te tjere te LSI, pergatitet per te marre, minimumin, Ministre e Aresimit, apo zv/Kyeminister.

  • Domethene kaqe keq paska qene puna e..?Shume cudi e madhe;po si nuk e paskemi kuptuar neve te tjeret,nuk di c’te thote i ziu njeri!

  • Per te gjithe shqiptaret , do te ishte turp te merren seriozisht me nje kanarine , qe duhej te ishte ende ne bankat e shkolles ! Kjo bibe , nuk ka mjaftueshem tru per te kuptuar se si po e perdorin dhe shperdorin ,duke e konsumuar edhe si njeri , pa bere fjale per politikane , qe nuk ka mundur dot te mesoje as alfabetin e politikes !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *