Ish-presidenti Meidani shprehet i shqetësuar për mbajtjen pa kufizim të mandatit të kryetarit të PS-së nga kryeministri Rama. Meidani thotë se duhet zbatuar statuti i partisë germë për germë.
“Ky statut duhet të zbatohet germë për germë, pavarësisht imponimit, dëshirave individuale e pragmatizmit të njërit apo tjetrit drejtues, përfshirë dhe situata konkrete të favorshme ose të pafavorshme. Parë me këtë sy, më duket si e çuditshme, nëse apo përse z. Rama e ka deklaruar diçka të tillë, sepse nën petkun e kryeministrit, ai e ka fare lehtë rizgjedhjen e tij në krye të PS-së. Politikisht për mua shqetësim nuk është ky “lapsus” apo sajesë e tij, por jetëgjatësia në mbajtjen e kësaj detyre partiake”, thotë Meidani për “Panoramën”.