Meidani: “Rilindja” veçse një slogan elektoral

redaktor

Rexhep Meidani e ka konsideruar sulm të orkestruar kritikave që i bëhen deputetit socialist Ben Blushi në lidhje me pohimet e tij. Sipas Meidanit, argumenti se Blushi nuk ka gjetur kohën e duhur për të bërë kritika ndaj qeverisë, tregon mungesë force dhe guximi për të analizuar shqetësimet dhe të vërtetat e deputetit.

Meidani është shprehur për gazetën “Panorama” se rrugëdalja nuk është heshtja, por heqja dorë nga rruga josociale dhe arrogante e deritanishme dhe të pranohet realiteti, siç është sot.

E kam lexuar shkrimin e Blushit në Aleksandri, në Egjipt. Në fakt, më bëri shumë përshtypje si reagim është një reagim i fortë, një shpërthim individual i fuqishëm, por që, në njëfarë mënyre, mund të jetë dhe për “larje shpirti” pas zhgënjimit. Nëse Ben Blushi qenka kritikuar për kohën e zgjedhur, atëherë kjo tregon, se mungon forca, guximi e kuraja për të analizuar shqetësimet dhe të vërtetat e tij, që në shumicën e tyre janë dhe shqetësime të qytetarëve. Rrugëdalja nuk është heshtja (sikur nuk ka ndodhur asgjë), as ndonjë sulm i orkestruar ndaj pohimeve të tij, aq më keq të vazhdohet plot “krenari” rruga sa josociale, po aq dhe arrogante e deritanishme, por të njihet dhe të pranohet realiteti, siç është sot, duke hequr dorë, më së fundi, nga stili i gabuar, tashmë pa efekt, i “shatërvanëve të propagandës” në kushte “gropash” realiteti”, ka deklaruar ai.

Duke folur për “Rilindjen”, Meidani ka theksuar se nuk e ka besuar kurrë atë, e cila sipas tij nuk ka qenë gjë tjetër veçse një slogan elektoral.

Në gjykimin tim që diçka të vdesë , fillimisht duhet të lindë. Dhe , më tej, pas vdekjes në mënyrë “mistike” mund të flitet edhe për rilindje apo ringjallje! Prandaj, me që bëhet fjalë për ringjallje apo rilindje, unë nuk e kam besuar asnjëherë atë. Por, pa e zgjatur me sofizma, në leximin tim, Rilindja nuk ka qenë gjë tjetër veçse një slogan elektoral”, ka thënë Meidani.

Meidani është shprehur gjithashtu i zhgënjyer me “senatorët” e PS-së, të cilët dikur të hidheshin në fyt nëse nuk zbatohej statuti i partisë, ndërsa sot vetëm heshtin. Sipas ish-presidentit, tek PS vërehet një ecuri jodemokratike dhe për këtë është prononcuar kohë më parë.

Është një zhgënjim, një ecuri jodemokratike. Dhe për to jam prononcuar shumë kohë para Blushit. Për më tepër, unë çuditem sidomos me miqtë e dikurshëm, me të ashtuquajturit “senator” të PS-së. ata, më parë, të hidheshin në fyt për çdo vonesë në zbatimin e tij, kurse sot po heshtin dhe vetëm heshtin. Nuk e kuptoj ose nuk dua ta kuptoj arsyen! Ata, atë bënë dhe në vitin 2009, pas humbjes së zgjedhjeve. Por, në lidhje me PS-së, ashtu si Blushi, si në atë kohë ashtu edhe sot, unë kam qenë dhe mbetem partizan i zbatimit të plotë të sistemit rregullator”, ka theksuar ai.

Share This Article
21 Comments
  • ME SE FUNDI doli ne mejdan dhe foli edhe MEJDANI.Respekt per profesorin POR jo ” ..nje here ne mot del e kullot..” Eshte me mire te kontribosh per RILINDJEN qe nga fillimet e saj dhe ne vazhdimesi me mendime krijuese (qe profesrit nuk i mungojne) por dhe me kritika.Dalja ne skenen publike me rastin Blushi me duket dicka qe nuk ka shume vlere.

    • O Mejdan!
      Jovetem ke qene nje POLITIKAN I PA AFTE,por tani je bere edhe ARMIK I PS-se dhe ushtar i Sali Berishes!
      PLEHRE!!

      • Humbet fuqine politike Saliu dhe vendi mbushet me intelektuale qe te mbulojne me kritika. Ketu ka vend ajo fjala e popullit: kur mungon macja minjte hedhin valle. P.S. macja eshte Saliu.

        • Ska asgje te keqe te mos jesh dakort me Ramen apo Meidanin apo Blushin. Por keta freshistet kane filluar te shajne cdo mendim ndryshe si ne kohen e Enver Hoxhes. Te pakten te mos flasin per nepotizem dhe per interesa vetjake se Rama e mbushi qeverine me shoke te basketbollit, ish dashnoret e tij, dhe burrat e dashnoreve. As mos flisni per moral se morali juaj e ka emrin Ilir dhe Mona, gjiri i Lalezit , Nard Koka e Koco Kokodhima. Jeni zhyter me Met deri ne gryke.

  • Ôoooh vetem mbasi 2 vjet u kujtuar ky me thane nje te vertete?
    Tjeter here ,kthellohuni ma here,bile qe ne start do te ishte ma mire!

  • Respekte intelektual i mençur, atdhetar dhe ish-President i nderuar Mejdani! Atdheu ka gjithmone nevoje mendjen tuaj, por eshte shume e veshtire te thyhet gardhi i hekurt kriminal qe ka mberthyer politken ne Shqiperi!

  • keq ,shume keq
    po shtohen armiqte e brendshem te partise dhe shoku Ruqi cfare ben ???
    ja merr kenges me armikun e jashtem 🙂
    senatoret do heshtin ,se kane gjithe tarafin te punesuar diku dhe nja 3 a 4 borde i paguajne
    kaq u katandis rilindja….30 denare te qelbur
    meqe ra fjala , me djalin tend cfare u be ?? mos eshte nisur per azil dhe ai ,e perndoqi Spirokali …i erdhi radha shpejt dhe asaj …. si anonime erdhi dhe ashtu iku ,me nje dem te vogel ….fare pak 8 mil.dollare ishin ,ca jane ,asgje ….kur i thame qe ka ngelur 3 her ne provimin e ekonomise ,na quajten berishiste ,xheloze,….e c’nuk na thane

    nejse ,prof Mejdani ,per rilindjen tuaj ,te gjithe juve ,me senatore dhe profesore ,trafikant e qelbesira te bashkuara ,kokepalare e kryevizatimore ,vetem nje rresht mjafton
    Konica : “Ne cdo pune qe beni ,ne cdo mase qe merrni ,ne cdo levizje, e ne cdo fjale qe ju del nga goja ,shoh shenjen e nje barbarie te thelle “

  • Lereni te punoje Ramen dhe qeverine O z mejdani apo ke inatin e djalit tend. nje stadium ne vit po nderton rama . pa zhurme .bravo rama

  • Mejdan! Njeri i shkencave ekzakte! C’te re ke sjell me kete shkrim? Nuk te ka pelqyer reforma administrative, nuk te ka pelqyer operacioni i Lazaratit e Dukagjinit (te papare te ne). A i ke pare se si ishin dritat hapur ne te gjitha zonat pergjat atostraded Tr-Dr? Po sot a i ke pare? Te gjithe i fikin dritat. Lene kaq drita hapur sa i duhen e sa mund te perballojne me pagese dhe jo masivisht. A e ke pare breg-liqenin Lin-Pogradec? Pak eshte per turizmin? Po Vloren? E ke pare rrugen e Kombit? Kush e shtroi nga tunelet deri ne kufi 40 km? Kush po perfundon km nga Kamza deri pertej Milotit? Po nga Miloti deri prane Rreshenit kush do e beje me 2+2 korsi? Po urat kush do i beje me 2 korsi? Po rrugen per Elbasan kush po e perfundon, bashke me tunelet e lena pergjysem?

  • Ik ore spiun,legen…Te vika keq ty per slloganin…Ju jeni ata qe shkateruat kete vende,…

  • Harrova! Nje pune nuk po e ben Rama! Nuk po u gjen pune ne shtet femijeve tuaj! Eshte e mete kjo e qeverise?

  • Ne kohen e PPSH, kush ishte ushtar i rregullt i partise, partia e conte ne France per specializim.
    Te gjithe ata qe u specializuan ne France, jane spiunet e diktatures dhe Rexhep Mejdani sben perjashtim, se edhe ai si saliu dhe fatosi, kerkon qe mos te kompromentohet marreveshja e Katovices, qe po u hapen fletet, do ti hape klases politike qe u ngjiz nga PPSH, shume probleme, jo thjesht per keta pleq, por do ti mbyllet dera, pasardhesve te tyre, ne politike, gje qe keta katovicianet, sduan ta pranojne. Prandaj sot jane rreshtuar krah per krah, saliut e fatosit.
    Viti 2015, do te jete ndarja perfundimtare e PS se Edi Rames me PPSH e fatos nanos.
    Degjova qe edhe Namik Dokle, ka filluar te levize ne drejtimin e cunit te Kicos.
    Mos dikush i panjohur nga ne, ka dhene urdher, qe Sulmoni Edi Ramen dhe Rilindjen, se na u q.. nena, po na perplas Katovicen ne surrat dhe na mori lumi.
    Te shohim.

  • JO ish-zoti president ! Jo kaq zemerzi ndaj te majtes qe i kini sherbyer! KUsh do te majten i rri pran e flet me terinjte. Pse shkoni pas Nanos profesor? Pse ndiqni shembullin e nje pianeci qe e ka mallkuar i gjithe populli i manjte. Pse ndiqni shembullin e nje njeriu qe i’u perul nje njeriu qe nuk i la gje pa thene ,e coi 4 vjet ne burg e ne vend ta denonte per poshtersite e tij gjat 1997-es vajti e i puthi doren. Shau me rrenje e dege PS. Edhe Ju per inat personal me Ramen ,po i dilni ne krahe Nanos e Saliut. U ka ven perpara nje Sali,,qe nga opinioni ishte shume posht nga ju. KUr ne u lexonim ju,Emri i Saliut nuk egzistonte ,pervec syrave te UDB. Me vjem keq profesor qe nuk po shikoni si duhet…….. Jep kontributin me mendime e jo me te shara . NUk i kontribohet te majtes duke harruar deren e PS. Ne si popull jemi ne gjendje te dallojme te miren nga e keqja. MOs bier ne nivelin e nje pianesi e aq me keq te nje te lajthituri,te nje vrasesi ,nje tradhetari,ashtu si po e cilesojne ata qe e kane njohur nga afer.

  • Si nuk doli nje frankofon I hajrit,,,,edhe pse u arsimuan ne France me parate e Popullit Shqiptar.
    Per mua,kur te kundervihet mejdani do te thote se je ne rruge te mbare.
    Nga presidenca mejdani mbaj .mend teorine e shpifur te “Pajtimit kombetar” qe I sherbeu klases politike si gjethe fiku per mbulimin e pergjegjesive te saj kriminale dhe antikombetare per krethemeljen apokaliptike te shtetit te shqiptareve ,me 1997,,,,,,mbaj mend edhe investimin e tij te cuditshem ne krijimin e te cudicmes “shoqeri civile” te OJQ-ve sterile dhe zhvatese te parase publike.

  • Xhep Xhep
    merr e jep
    lag baruti
    nuk po shkrep

    mbi hajvan ka hyp gomari
    ksaj i thon a e ke njoft Nutin
    e njzani thrret pazari
    ush he t hagert barra (m…)frutin

  • Z.Mejdani
    Qeke lodh shum qe ta lexosh Blushin nga Egjipti
    Se cfar kuptimi ka kjo vetem ti e di

  • Me keto komente qe ben thjesht tregon qe nuk eshte jo vetem politikan por edhe intelektual I afte.Komente mediocre, thjesht armiqesore, kryenece dhe pa buke.

  • Lora ! Te jap plotesisht te drejte kur thua se ”keta qe kane mbaruar ne France, asnje nuk
    doli i hajrit”! Edhe une e kam vene re nje ”fenomen” te tille te frankofoneve shqiptare ! Se
    c’na dalin me ca ”teorira” , anti-iluministe duke i shitur pordhe shqiptareve te thjeshte ,
    jo intelektualeve sepse intelektualet e vertete shqiptare i varin hebet ketyre megallomaneve
    qe na kane mbaruar Sorbonen apo universitete te tjera franceze qe jane njelloj apo ne nje
    nivel edhe me te ulet se ,ta zeme Oxfordi apo Harvardi ,Kolumbia etj. Prandaj do te ishte mire qe keta mytebere frankofone te ishin me modeste kur te shkruajne apo te mbajne ”discursos”
    ne auditoret shqiptare …..!!!!! Asnje nga keta nuk doli i hajrit….!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *