Mekanizimi i ri lehtësues për kreditë në bujqësi

Saimir Lleshi

Banka Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim do të japë një kredi të butë prej 100 milion eurosh për bujqësinë shqiptare.

Përfaqësuesi i kësaj banke, Kristof Denk zhvilloi sot një takim me ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti.

BERZH do të zbatojë mekanizimin e ri financiar për bujqësinë shqiptare, mekanizëm që synon të përfshijë edhe mjaft banka të nivelit të dytë me portofol krediti, kushtuar bujqësisë.

Drejtori i Bankës, i paraqiti për konsideratë ministrit Panariti kontratën midis dy institucioneve, përkatësisht Ministrisë së Bujqësisë dhe BERZH, ku detajohen hapat për gjenerimin e këtij financimi të madh.

BERZH angazhohet për mbulimin e humbjeve fillestare dhe zbutjen e riskut në financim, ndërsa qeveria shqiptare angazhohet të mobilizojë fondet e garancisë për injektimin e këtyre fondeve në prodhimin bujqësor, agropërpunim, si dhe infrastrukturë mbështetëse për bujqësinë. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *