Mëkati i këtij shkrimi qoftë i imi! Zoti e di, por nëse jam duke bërë sevap, i gjithi qoftë i Juaji Shkëlqesi, i Juaji Hirësi, i Juaji Fortlumturi. Sevapi i këtij shkrimi, qoftë i çdo Kleri në Shqipëri, ndërsa mëkati veçse i imi…
Të nderuar Klerikë! Së pari, me emrin e Zotit dhe më pas me lejen e liri-demokracisë mësova se mëkat më të madh se të vjedhësh nuk ka, madje mëkat tjetër veç vjedhjes nuk ka…
Psh: mësova se heshtja është mëkat, sepse vjedh zërin… Të mos shkruash prej frikës është mëkat, sepse vjedh guximin… Të korrësh pa pushim, gjithashtu është mëkat, sepse vjedh të mbjellat…
Mësova se të rrish këmbëkryq, ndërsa vriten përditë fëmijë është mëkat, sepse vjedh shpresën… Të fshehësh është mëkat, sepse vjedh të dukshmen; të shmangesh sot, për qindra fëmijë të ngujuar është mëkat, sepse vjedh të pashmangshmen. Analfabetizmi është mëkat, sepse vjedh dijen. Moskokëçarja është mëkat, sepse vjedh këmbënguljen.
E kërkova gjithandej mëkatin dhe të gjithin te vjedhja e gjeta … Të mbyllësh sytë ndërsa digjen pyjet, priten pemët, gryhen malet është mëkat, sepse vjedh lindjen. E shëmtuara është mëkat, sepse vjedh të bukurën. Arroganca është mëkat, sepse vjedh të urtën. Shndërrimi i prronjve, lumenjve, liqeneve të Shqipërisë në legena të mëdhenj plastikë është mëkat, sepse vjedh frymën…
Të bësh peshqesh Atdheun e të gjithëve është mëkat, sepse vjedh përkatësinë. Të qëndrosh krah për krah me përdhunuesin është mëkat, sepse vjedh nderin. Të duartrokasësh të keqen është mëkat, sepse vjedh të mirën…
Mësova shumë ndërkohë që mësoja …
Mësova se poshtërsia është mëkat, sepse vjedh lartësinë. Të urresh është mëkat, sepse vjedh dashurinë. Të gënjesh, sepse vjedh të vërtetën. Të shtrembërosh, sepse vjedh të drejtën…
Nuk përtova të nderuar Klerikë dhe nuk rreshta së mësuari për asnjë çast.
Edhe të përzesh Shqiptarët prej dheut të tyre është mëkat, sepse vjedh Mozeun… Të kryqëzosh shpirtrat e përvuajtur është mëkat, sepse vjedh Jezusin… Ti dorëzohesh këtij realiteti është mëkat, sepse vjedh Muhametin… Të dehesh me pushtetin dhe të kujtosh se feja është aq sa diametri i kapuçit mbi kokë është mëkat, sepse vjedh qiellin…
Të nderuar Klerikë! Mësova se mëkat më të madh se të vjedhësh nuk ka, madje mëkat tjetër veç vjedhjes nuk ka… Ndërsa mësoja, gjithashtu edhe mendoja, se si ikën vjedhurazi këto 22 vite liri, po aq vite sa totalitarizmi shqiptar e ndaloi ushtrimin e besimit ndaj Zotit. Mëkati qoftë veçse i imi, por i bindur jua them të hiqni dorë tashmë me kacavjerrjen në periudhën e të paudhëve… Kthehuni te e sotmja! Kthehuni te e sotmja dhe lavdëroni Zotin që ju ngarkoi këtë amanet pikërisht për këtë kohë, në këtë vend dhe me këtë popull…
… Sepse edhe Shqipëria po përjeton kohëra të vështira ashtu si kohërat e mbërritjes së profetëve. … Sepse Shqipëria sot është i vetmi vend i shenjtë në botë që paqësisht ofron me dhjetëra rrugë të drejta ndaj dashurisë për Zotin……. Sepse ky popull edhe në këtë skamje po ia del të thyejë përpjekjet e hajdutëve që e provojnë ende edhe sot libanizimin e Shqipërisë…
Të nderuar Klerikë,
Them që Mëshirploti do t’jua falë mëkatet e të kaluarës nëse filloni të reagoni ndaj çdo vjedhjeje… Ma besoni, Zoti gjithësecilit prej jush i dha një amanet të shenjtë, si asnjë Kleriku tjetër në botë. Për këtë, lëvdoni atë më shumë. Ju dha amanet situata të ngjashme me ato që u dha profetëve në kohërat e mbërritjes së tyre. Thellohuni më shumë…
Nga fundi, mësova se dita e gjykimit të madh nuk ngjante aspak me Gjykatat e liri-demokracisë… Nuk kish aty ik sot e hajde nesër. Atë ditë, edhe shurdhi do dëgjonte, edhe i verbëri do shikonte, edhe sakati do vraponte. Vetëm një seance do zgjaste e tëra. As Apel, as Kasacion, as Strazburg nuk kish aty. Ish dita e të vërtetës së pamohueshme…
Zoti e di! Tani mbase munda, por ditën e gjykimit edhe sikur të dua nuk jua jap dot sevapet e mia… Ju e dini mirë, atë ditë edhe sikur të dua nuk ua mbaj dot mëkatet tuaja…

Ne qofte se je Ahmeti qe Presidenti nuk te dha pashaporten ta paska bere mire .Keto shko edhe botoj ne boten arabe. Ne kemi problem mire funksionimin e shtetit .Duam nje shtet social gjithnje e me shume ne sherbim te njerezve ku kleriket jane vrima e fundit e kavallit .Ndersa per mua ato jane kot .Ta dishe mire ti apo kushdo tjeter se nga feja nuk vjen asgje e mire.Te mirat do tna vine nga shkenca,drejtimi shkencore dhe perkushtimi per popullin.
Ali, pash zotin, lexoje edhe nje here dhe mundohu qe ta kuptosh me mire!!!!
Mjaft e bukur Zoti Dursun! E folur nga thellësia e shpirtit. Shpresoj qe kleriket tane ta lexojnë e të reflektojne!
Falemnderit Ahmet Dursuni. Keto jane fjale zemre dhe shpirti, dhe per ringjalljen e shpirtit kemi kaq shume nevoje, se tek ne komunizmi i shnderroi njerezit ne tul. Ca ketu bile as kocka qe te qendrojne drejt nuk kane ca njerez.
Heshtja eshte vjedhje, se vjedh guximin dhe te verteten. Fjale te arta.
O ALI! Nuk arrin ta kuptosh se kur s’di shume edhe nuk ke kapacitetin e duhur flet ne kete menyre. AHMET DURSUN ka shume te drejte ne pergjithsimet e tij se saliu kur hypi ne karriken e presidentit me pare kishte vjedh karriken e kryetarit te PD, kishte vjedh kauzen e STUDENTAVE TE DHJETORIT, per kete kane fol themeluesit e PD dhe kan botu edhe kujtime.
Saliu kur hypi ne karriken e presidentit beri edhe “Betimin” solemn: betohem para FLAMURIT dhe ZOTIT (ne nje kohe kur mjekut nuk i lejohet llogjikisht te betohet para zotit se ne parim dhe ne praktik ai , mjeku, lufton denimet qe jep ZOTI per mekataret.) Tani , mbas 21 vjetesh na del se saliu nuk ka bere 1(nje) mekat pa dashje por eshte mbuluar deri ne 100 (njeqind) breza nga mekatet dhe ZOTI ndenji e e beri sehir e vazhdon ta beje sehir sa here ai mekaton. A thua saliu eshte vete SATANAI dhe ZOTI nuk ka çfare ti beje???? Per kete pres nje pergjigje n.q.s. mundet nga zoti AHMET DURSUN ose edhe nga Kleriket perfshire ketu edhe nga EDMOND BRAHIMAJ (Kryegjyshi i Bektashinjve), te cilin saliu e pushoi nga puna si Oficer kariere dhe e flaku ne mes te rrugeve duke i thene:Ha ku te duash se une te dhjes shkollimin dhe s’ke çfar me ben! Para se ta kerkojm mekatin te te tjeret le ta kerkojm te saliu bariu i kesaj tufe te bindur qe edhe na qankan sikur saliu tu kete leruar nenen dhe po qankan per babain.
Shkrim me vlera te vecanta. Nje dacke klerikeve. Dhe pa keqkuptuar Aliun, ky shkrim eshte ne dukje per ata qe besojne te feja, e ne fakt eshte me terer atesist, sepse i godet pikesrisht disa veprime te udheheqsve fetare, qe ndryshe predikojne e ndryshe veprojne e aq me teper per liri, drejtesi , per te verteten, per dijen, shkencen, per te miren, per dashurine, per lirine e kunder ngujimit te femijeve e grave te pafajshme, per shtetin , per atdheun, per natyren tone te bukur qe te mos shitet e behet shkrum e hi, per lindjen e jo vdekjen e shume e shume te tjera qe artikullshkruesi i ka gjetur e pershkruar me sqime, dhe me gjuhen e duhur fetare, qe gjithsesi per ata qe e kuptojne eshte edhe ironike e deri ne sarkazme. Urime per kete shkrim! A nuk duhet te vere pikat mbi “i” dhe shteti per sa kritikon artikullshkruesi? Edhe nje here urime. BORO
Per Apojo.Zotri ketu jemi ne forum dhe jo rreth oxhakut ne nje nate dimri ku kemi koh pa fund.Ta flasesh fjalen ku kuptimi i saje vjen ne menyre te terthorte kesaj i thone muhabet Luznie .Une e praktikoi kete lloj komunikimi sepse jam nga ato ane.Per kete lloje komunikimi kjo zone eshte specifike ne Shqiperi.Tani vime tek shkrimi ,une nuk mund te pranoj : (tungjatjeta rrethit ,merhaba Isuf Beu .Pra kleriket jashte bisedes.Per Saliun flit me fakte konkrete ndryshe sado bukur ta thuresh shkrimin ngelet ne kuadrin e thashethemeve. Faleminderitt.
Kujt po i hyjne ne pune faktet e sotme kunder Saliut? njerez te vecante kane treguar fakte 22 vjet kundra Saliut, por Sovrani i injoroi. Me mijra bije e bija morren rruget e mergimit per shkak te Saliut, humben identitetin rrugeve te Botes, por sovrani e injoroi kete humbje dhe votoi perseri per Saliun. Trupa te njome treten ne fundin e detit por sovrani i harroi. Saliu te vriste naten te qante diten por sovrani nuk e kuptoi. Edhe kur sovrani doli ne dritaret e zyrave te tij dhe goditi me plumb sovrani nuk e besoi, edhe 220 njerez qe u uriten 20 dite ne bulevardin e rruges sovrani i perqeshi dhe tha nuk e besoj. SOVRAN edhe kur njeri shkruan dicka me vlere ti pyet kush e shkruajti, ai qe shkruan eshte me mua apo me ariun. Sovrani fjeti gjume 22 vjet me Saliun u ngop me kafe e shale dhe votoi pa e vrare. Tani Sovrani kerkon fakte?! Te dalshin syte sovran. Vrite mendjen me shume dhe mos u babezit se nje bark e nje jete ke. Te gjithe do ikim nje dite pa marre asgje me vete. Mos u genje sovran si deri me sot nga fjalet boshe. Ti po zgjohesh nga gjumi, por mos e kerko faktorin tek te tjeret, se ti je fajtori me verberine dhe babezine tende. Mendo dhe vepro sic shkruan ky autor zemerbardhe. Nje pjese e jotja voton akoma salijte.
Komplimente autorit te shkrimit .
O ALIU i LUZNISE! I kom shkel ato ane nga GJUR-REÇI,SHURGJUSMA, ÇIDHEN,MUSTAFE, VAJMDHEJ, LAÇEJ, BLLIÇE, 4 GRYKET e SELISHT. Per faktet qe kerkon per Sahaliun ato qe thash me siper kan ndodh kur ti ke qen tu prashit mejsrin me shat e s’kishe as kurent me nigju radje e me pa tilivizor. Pranejta shejf e shkruj e fejtja ka nji sapllak uj!