“Mëkatarët” e korrupsionit, raporti me institucionet që janë denoncuar më shpesh

DITA Online

 

Ndërtimet pa leje janë shqetësimi më i madh i shqiptarëve në dy vitet e fundit.

Të dhënat në raportin e fundit që përfshijnë denoncimet e portalit “Stop Korrupsioni” për periudhën shkurt 2015-gusht 2017 tregojnë se në total janë bërë 17 770 denoncime për çështje të ndryshme, shkruan Monitor.

Vetëm për korrupsion janë bërë rreth 8 % e ankesave çka tregon për një numër të vogël në raport me totalin.

I nisur si një portal që synonte të luftonte korrupsionin duket problematikat kanë devijuar objektivin qendror. Shumica e denoncimeve ishin për ankesa që nuk lidhen me korrupsionin dhe në një pjesë të rasteve ka dublikime në masë.

Me pikatore është pjesa e seksionit të falënderimeve ose denoncimeve që janë përcjellë në Prokurori.

Por si paraqitet numri i denoncimeve në raport me fushën për të cilën janë bërë.

Pjesën më të madhe e mbajnë ankesat për ndërtimet pa lejë  dhe pas saj vjen Arsimi, Tatimet dhe Policia.

Për Arsimin kemi edhe rekordin e denoncimeve për korrupsion me 326 raste të raportuara dhe 1478 denoncime si ankesa.

Për Tatimet nga ana tjetër janë të paktën 1436 ankesa, kurse për korrupsion 87 prej tyre.

Edhe për Shëndetësinë që tradicionalisht është përfolur si një sektor me përhapje të gjerë të pagesave joformale numri i denoncimeve për korrupsion është i lartë në 259 ndërkohe që ankesa në tërësi janë 883.

Më pak mëkatarë duket se ka pasur në sektorin që lidhet me pronat, tenderët dhe Doganat që mbajnë edhe numrin më të ulët të denoncimeve në portalin e qeverisë, respektivisht 150 dhe 225 dhe 269.

Share This Article
1 Comment
  • Drejtesia do te behet duan apo nuke duan ramovicet, berishovicet, metovicet, dhe bashovicet me shoke e shoqe. says:

    Ndertimet pa leje nuke jane shqetesimi krysore i shqiptareve, por jane produke te korrupsionit qeveritare, ngase aty ku korruptohen te gjitha policite, pra shteti, aty jane dhe thirrjet me te shume,se atje ku ndertojne pronaret skurese Lesi, pushojne denincimet se vijne fill pese polici te vjelin frutet e punes se pa ligjeruar, gjithone ne kurriz te pronareve, me ligje antikushtetuese dhe pese polici dhe gjykata qe vjelin frutet e punes se pa ligjeruar, pra korrupsionit ne te tre pushtetet.Mjaft me lloqe kavaje qe nuke i shkojne per shtat nje rrealiteti te dhimshem shqiptare.Sido qe te sorollaten me sontazhe bijte e eterve te diktatures komuniste dhe mostrat e tyre me nje barre krimesh dhe korrupsionesh ne dite e vite do te ulen ne bangen e drejtesise,si autore e bashkepuntore ne to. Janem mijra nena dhe gra te veshura me te zeza dhe mijra femije jetim, si dhe nje pasuri kombetare dhe private e grabitur dhe e tjeteruar nga Tirana zyrtare deri me sot qe kerkon drejtesi dhe jo lloqe kavaje e avokati ndaj djajve.Mjaft me.MJAFT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *