Mëkati në qytetin e rënuar

Ornela

Nga Fatmir Minguli

(Ese pёr librin “Shtegtimi i dinozaurёve fluturues” tё Pol Milos)

…Kёtё ia ka kёshilluar edhe paria e Durrёsit, ata qё mbajnё disa nga kullat e qytetit si Kapedani Progon Skura, Fisniku Aleks de Rikardo Marno, vjehrri juaj Andrea Muzaka. Milan Shuflai, romani “Kostandin Balsha” f. 31

“Kur hapen dosje, kur hapen puse, mistere zbulohen, ujёra turbullohen”/ Pol Milo, “Shtegtimi i dinozaurve fluturues” f. 23

Ai qe mbёshtetur pas njё kolone, ku kapiteli i saj mund tё sillte imazhe nga shtёpitё e durrsakёve ilirё tё shekullit tё I–rё pas Krishtit. Atёhere ajo ishte e gjallё dhe bashkё me simotrat e saj mbante pesha tё rёndёsishme. Dikush qё e kishte parё atё, ashtu tё mbёshtetur pas kolonёs sё bardhё, thonte se nё fakt, ishte kolona qё ishte mbёshtetur tek ai. Ky hamendёsim vinte se dhe rrobat e tij ishin gjithashtu tё bardha.
Le t’i lemё hamendёsimet dhe tё kthehemi te pёrsiatjet e mikut tim tё çuditshёm Poliandёr Mele, njё durrsak, familja e tё cilit rridhte pikёrisht nga Melet e hershёm tё kohёs sё ilirёve. E quaj tё çuditshёm sepse ky erudit i pakufi mё njohu njё ditё me njё libёr gjithashtu tё çuditshёm, me titull “Shtegtimi i dinozaurёve fluturues”, qё kishte pёr autor njё durrsak me emrin Pol Milo.
Kur ai sapo qё shqiptoi emrin e kёtij autori, deri tani tё panjohur mua m’u duk se po bёnte shaka apo se donte tё thonte se Pol Milo do tё ishte pseudonimi i tij.
Jo, – mё tha ai, – s’mund tё bёj shaka me emrat!
Dhe kishte tё drejtё. Gabimi anonte nga ana ime, në peshoren e gjykimit. Pa dashje mё erdhi nё mendje njё emёr tjetёr qё kishte pёrsёri inicialet P.M. dhe qё kishte mjeku i atёhershёm francez Pol Miliezi, i cili mjekonte Enver Hoxhёn.
Vetёm kur lexova librin e Pol Milos “Shtegtimi i dinozaurёve fluturues”, gjeta ngjashmёri jo esenciale, por nё fund tё fundit tё dy kёta emra ishin tё lidhur me shёrimet. Nёse Miliezi kёrkonte tё shёronte njё njeri mes dy apo tre milona shqiptarёve, ky Milo kёrkon tё shёrojё mёkatet e qytetit tё rrёnuar, ku jetojnё me mijra vetё. Kёshtu filloi udhёtimi im nё faqet e librit tё Pol Milos, udhёtim shpesh herё me ndalesa, qё ishin herё tё shkurtra dhe herё tё gjata. Jo ngase ishte njё lodhje, por se ashtu siç e citon shkrimtari po durrsak qё jeton nё Piza, Erion Muça se “…Pol Milo, ia ka dalё mjaft mirё tё lidhё letёrsinё, filozofinё dhe shkencёn…”
Duke shfletuar librin e ri, po mё mbushej mendja se ai dikushi, qё tha se ishte kolona ajo qё ishte mbёshtetur te Pol Milo, kishte shumё tё drejtё. Kolona kёrkonte ndihmё, ndoshta dhe hakmarrje…
“Por edhe pse perandoritё zhduken, ligjet e marrosura qё ato lёnё pas, jetojnё gjatё” – shkruhet nё kёtё libёr, dhe vazhdon “ kurse njerёzit, tё frikёsuar, nuk guxojnё t’i ndryshojnё e t’i zёvendёsojnё mё ligje tё reja tё logjikёs racionale.”
Kёtё kёrkon kolona, kёrkon nё unison me shumё njerёz tё kohrave tona por dhe tё atyre qё ka parё ajo gjatё dymijё e ca viteve. Kёtё kёrkon ajo edhe nё Qytetin e Rёnuar ku statujat s’ kanё kokё, e kur s’kanё kokё atëherë si do tё mendonin…?

Mos vallё Qyteti ishte i pushtuar nga mёkati?! Ndoshta! Gjithsesi kolona mendonte (nё trupin e saj ka njё mbishkrim tё gdhendur nё mermerin delikat) se mёkati i parё do tё ishte se shkenca shpjegimin e gjёrave tё vёshtira ia kishte faturuar dukurive okulte… misterit… tё pashpjegueshmes.
Pra, mёkati lind nga misteri. Misteri prodhon mёkate. Nёntoka e Qytetit tё Rrёnuar, pa harruar dhe nёndetin pranё brigjeve tё saj, ёshtё qyteti i parrёnuar qё u rrёnua mё vonё. Ky ёshtё mёkati, apo nёna e mёkateve. E shumё herё njerёzit e sotёm tё Qytetit tё Rrёnuar janё nёn pushtetin e fallxhorёve, tё cilёt qё nga llumi i fundit tё filxhanit tё kafesё kalojnё nё letrat e fatit e qё nga kёto te fjalimet paraelektorale. Dhe Pol Milo thotё “Fati yt ёshtё lёkundёs e mjaft i lёvizshёm.”
Ditёt e tёrmetit tё nёntorit muri rrethues i Durrёsit, aty pranё ish fabrikёs sё cigareve, u lёkund dhe u rrёzua e kёshtu do tё rrёzohen dhe fatet sepse edhe ato lёkunden, e lidhjet e tyre me mendimin psikologjik tё fuqishёm janё tё paqёndrueshme. Muri akoma nuk ёshtё sjellё nё gjendje normale.
Por mesazhet e librit “Shtegtimi i dinozaurёve fluturues” janё tejet tё qarta, se Qyteti i Rrёnuar vazhdon tё rrёnohet… “Mbase Fati dhe Drejtёsia nuk meritonin t’u zihej besё kollaj dhe lidhja e tyre e fshehtё mbeti mes mistereve tё univerist, pёr tё mos u marrё pёrsipёr tё zbulohet ndonjё herё.”

Okultizmi vazhdon të marrё gradat mё tё larta nё hierarkinё e padukshme dhe vende–vende tё dukshme. Dhe mёkati vazhdon… Mёkati mund tё jetё me pamje tё ndryshme, psh. edhe pse kolona kёrkon mbёshtetje, ti e refuzon. Ky ёshtё mёkati ndaj historisё. Mёkatet, thuhet se janё ato qё shihen me qetёsi nga bota fetare apo qё janё tё lidhura ngushtёsisht me fenё, por nuk ёshtё kjo zgjidhja e ekuacionit mёkat–drejtёsi dhe kurrё nuk ka pёr tё marrё dekoratat e zgjidhjes.
Heroi i padukshёm i Pol Milos thotё: “Kam udhёtuar shumё, nga shkretёtirat e piramidave, nё katedralet e qytetёrimeve; nga pasuritё e perandorive dhe deri te manastiret e heshtura plot mistere…”
Pastaj ai zhytet nё njё okultizёm, mundohet tё sjellё verdikte nga historia e madhe e “Tavernёs sё Ballkanit”, shikon rrёnojat nё ç’ndёrtim e sipёr dhe pranon tё humbasё identitetin, a thua se identiteti i tij barazohej me atё tё Qytetit qё po rrёnohej…
Njё ditё shkoi nё Manastirin e shёn Vlashit dhe diçka rregёtiu nё mendjen e tij pa identitet. …Kёshtu u thye e u bё copё copё atёhere dhe “Guri magjik” i shёn Vlashit.
Pas pak ditёve qё kisha pёrfunduar librin e Polit, bёra njё bisedё me Poliandёr Melen duke i treguar pёr mёkatet qё pёrmend miku i tij. Mёkat ёshtё jo vetёm vazhdimi i vendosjes sё tabelave “Monument kulture, rrёnohet nga shteti” por dhe ideja e çuditshme se ёshtё krijuar bota e re e arsyetimit apo arsyetimi i njё bote tё re.
–Jo, – mё tha Poliandri, – pёrkufizimi i parё ёshtё mё i saktё dhe nuk ёshtё mёkat sepse edhe ato tabelat qё pёrmende ti nё “botёn e re tё arsyetimit” janё tejet moderne.
Epo mirё, i besoj Poliandrit!
Ishte pikёrisht Poliandri qё i kishte dёrguar njё farё letre Petraq Bubarit, nё njё formё eseje apo edhe pamfleti historiko – gjuhёsor, ku unё pata fatin tё mёsoj disa gjёra.
“…Ai fliste për historinë e një murgu që kishte jetuar këtu e shekuj më parë. Këtë histori e kishte zbuluar nga vargjet e një këngë pa rimë, të gdhendur në një gjuhë me prejardhje të lashtë e të pakuptueshme në ditën e sotme. Dikur thuhej se kjo gjuhë kishte patur misterin e vet. Ajo nuk shkruhet, por vetëm flitej. Disa e kishin interpretuar si një fonetikë me prejardhje hyjnore. Sot duke qenë se ka një largësi nga gjithçka hyjnore është ende më e vështirë për ta interpretuar e për të hyrë në brendësi të kuptimit të saj. Kjo është lidhur me diferencimin spiritual. Dikur thuhej se nëpërmjet këtij komunikimi, një poet i ashtu quajtur Daniel Arnaut nga brigjet e Ballkanit perëndimor, i paska folur për dritën dhe për këngën e saj, trishtimin dhe shpresën, Dante Alighierit dy shekuj përpara se ai të lindte.

Po në ç’gjuhë të mistershme i kishte folur? Në gjuhën e ferrit a të parajsës!? Çfarë shpirti poetik paskëshin trashëguar këto anë të një Ilirie sa luftarake aq dhe pagane? Këto po vijoja të diskutoja me ty miku im Petraq Bubari, kur thonim se gjëra të rëndësishme janë zhvilluar përgjatë historisë. Dhe pse është po kjo histori e mbushur me mistere. Kjo histori i fsheh misteret. Ajo i mbulon me pluhurin e padukshëm dhe askush nuk arrin t’i zbulojë po nuk gjeti çelësin e dobishëm të arsyetimit magjik. Këtë ma kishe përmendur disa herё ti o miku im Petraq. Nëpërmjet arsyetimit magjik mund të hyet në brendësi të mendimit hermetik dhe më pas të deshifrohen kodet që mbartin të dhënat e së vërtetës.

Në ëndrrën e lashtë m’u shfaq murgu bizantin, ku më shpuri në një mur të vjetër. Në një nga tullat e vendosura në një vend që mezi dallohej, lexova të shkruhej:

“Unë Poliandër Mele,
Pasardhës Ilirie nga poeti Isidor Mele
Në kujtim të vëllait Kostandin, të rënë në luftë
Varrosur nën tokën e qytetit antik
Deklaroj rimishërimin e shpirtit të tij
Dhe rëndësinë e kësaj zbulese.”

Mikut tim, Petraq Bubarit
Me respekt
Poliandër Mele”

Çudi! As njё lloj date!

Mbase kjo letёr qё mё ra nё dorё mё hapi horizonte tё tjera mbi botёkuptimin e mistereve qё e rrethojnё dhe pёr transhendencёn drejt njё rendi tё ri, ku ndodh njё lindje frike dhe njёkohёsisht dhe lindje ankthesh. Pol Milo ka gjetur se ankthet e statujave dhe mureve rrethues si ata nё tokё ashtu dhe ata tё rrёnuar nёn det, kanё filluar tё jenё tё njёjta me ato tё njerёzve nё Qyetin e Rrёnuar, ndaj dhe shkruan:
“Kёto ankthe lidhin me zinxhirёt e tyre tё hekurt pikat mistike prej nga buron frika…”
Poliandri mё tregonte se çdo objekt historik nё Qytetin e Rrёnuar ka dy histori, atё tё dukshmen dhe atё tё padukshmen. Sjellja nё kohёn e monizmit e kolonave elegante nga Xhamia e Kavajёs, nё Muzeun Arkeologjik nё Durrёs, nё tё vёrtetё pёrbёn, nё mos njё blasfemi patjetёr njё çudi! Vetё emri i Shkёmbit tё Kavajёs, siç quhet sot, nё librat e historisё antike quhej Shkёmbi i Bardhё. Ku qёndron misteri i ndryshimit tё emrit!?

Qyteti i Rёnuar – sipas Poliandrit – ёshtё kompleksi i njё gjeografie ku misteri ёshtё mё se i banueshёm dhe kultivimi i tij nё shekuj ka qenё relativisht i lehtё.
Duke dёgjuar eruditin Mele mendova” Mos vallё tёrmetet dhe cunamet qё e pёrmbysёn, deshёn tё zhdukin ato mistere qё kishin ekzistuar me kohё!?
Tani kishin mbetur vetёm iluzionet.

Iluzioni sundon botёn, betoni mposht rrёnojat. Betoni i barabartё me iluzionin.
“U tha se rendi i perёndive kishte shumё pabarazi. Ndaj u shpik njё rend i ri, qё e quajtёn Demokraci – pushteti i popullit. Rendi u ndryshua por pёrbindshat mbetёn po ata. Pastaj iluzioni mori emra tё tjerё. Mё pas e quajtёn “Urbanizёm”, por doli njё katrahurё e vёrtetё.”
Lufta pёr gjetjen e misterve tё Qytetit tё Rrёnuar vazhdon, ndёrkohё qё kёrkohen edhe rrugёdalje, njё nga tё cilat ёshtё “pёrdorimi i djallёzisё”, sepse, thonё ata, “djallёzia ёshtё pjesё e universit por nuk dihet se kush e pruri formulёn e pёrdorimit tё saj dhe kush e çliroi atё nga izolimi i mistershёm…”

Befas Pol Milo na çon nё Orient, qё ashtu si templarёt, kёrkon tё mёsojё gjithçka pёr misterin e jetёs sidomos tё Qytetit tё Rrёnuar.
Dhe ç’ndodhi?
U krijua njё mit i ri, qё nё zhargonin e rrugёs quhet miti i rrumpallёs, ndёrsa nё gjuhё politikanёsh me shkollё quhet miti i kaosit. Mёkate ka plot nё Qytetin e Rёnuar, mёkate qё lidhen me misteret por dhe me ligjet dhe mitet e reja.
Tashmё kёrkohet vetёm pendimi!

Qyteti i Rrёnuar
14 qershor 2021

Share This Article
2 Comments
  • Misteri i shkembit te Bardhe qendron (tek fjala Mistere zoti Minguli.
    Tek fjalet latine te quajture “Shqipe” kur fjala Greke Arxeo-llogia per te vetequajturit “Skiptaris” do thonim Fjale e Lashte.
    Thea-tros ne Teater,kur dihet fjala Thea Greqisht Pamje apo Shikim Vepra Teatrale si Komo-Dhia (Komedi) Trago-Dhia (Tragedi) Dhrama (Drama) etj.
    Dhe kjo fillon me Polisin Ilyre Epidhamnos te quajture ne Durrazo!
    Me vete fjalen Polis i ndryshuar nga Skiptaret ne Qitet nga Cita italisht.
    Kratos ne Shtet nga State.
    Nga fjala popull nga popola italisht.
    Nga fjala Mik,Armik.
    Nga libri (libre) me titull (title) Shtegtimi i Dinosaureve Fluturues.
    Fluturoj nga Fly angl.
    Familje (family) i Poli-Andros Meles qe greqisht do te thote Burre me te Vertete ose Burra shume.
    Nga vete mbiemri Milos qe Skiptaret “e Lashte” e kthyen ne Molle.
    Kur dihet boterisht qe ne Mithollogine Greke O Millos tis Eridas.
    “Shqip” Molle Sherri e Perendise se Grindjes Eridas ne Dasmen e pare te botes asaj te Nenes se Axileas (Akilit) dhe Peleas ne Olimp ku Perendesha e Dashurise dhe Bukurise Afro-Diti e lindur nga Shkuma e Detit i premtoi (promise angl) Elenin e Spartes jo te Troas.
    Pyetja eshte (este) perse (perke) dhe kur dhe nga kush 80% e fjaleve latine,anglese ne Gluhen (Glosan) tuaj “Ilyre” te quajture sot Skiptare jane icuadruar ne kete Gluhe?
    Perse ky krim (crime) historike nga tradhetare (traitore) dhe Spiune (Spy) te Kombit tone Greko Ilyre?
    Kur dihet fare qarte (certo ital) qe deri ne momentin (moment) qe u hap (open) Shkolla (Skolio) e pare Shqipe ne fund te sekullit te 19te me Alfa Bito Latin ne Vorio Epirin e mohuar nga Osmanet dhe Fashistet e Romes kishte rreth 1260 Skolio Greke dhe rreth 960 Turke.
    Ne Istitucionet fetare Orthodhokse flitej dhe shkruhej Greqisht kurse ne gamijat apo Teqet Arabisht.
    A nuk jane vetem Vorio Epirotet Greke pakice Kombetare te njohura nga Kombet e Bashkuara?
    Atehere si munden Rilindasit Arnaute ti ndryshojne kete Gluhe 3000 vjecare Greke ne emer te nje Nationalizmi Fals qe edhe Emertimet e Topo-Onomave (Toponimet) e Lashta Greke te Vorio (Veri) Epitit i ndryshuan ne emer te ketij Nationalizmi duke filluar nga Kostantinopolis ne Stamboll!
    Kur vete pretendoni (pretend angl) qe jini pasardhes te Ilyreve?
    Kostantinopolis eshte quajture ne Nder te Perandorit Ilyre Megas Kostantinos qe ne shekullin e 5te ne Polisin e Lashte Bizas nga vjen dhe Bizantios.
    Per cfare “Ilyresh” te tjere (ecetera) e kini llafne ju qe ne emer te ketij nationalizmi e mbushet kete Komb te Lashte Greko Ilyre me mijera Xhamija,Medrese,Teqe,Shkolla Turke me “Zghedhje”?
    Nuk e kuptoni qe po beheni vegel e Sulltanit dhe Armiqve te Pirros se Epirit dhe fashistet e Mallkuar qe nuk rreshten te percajne dhe te mbeshtesin Turqine per interesat e tyre.
    A nuk vendosen Telinin Kombet e Ndara (Jo te Bashkuara) te ndante kufijte e ketij Pashalleku turk dhe ta shpinte kufirin deri ne Preveze ne 1920en kur ne 1912en Italia fashiste kishte rreth 8 vjet qe kishte te pushtuara 12 Ishujt Greke te quajtura Dhodheka- Nisa?
    Por i “dhane” tek Greqia se ishte humbese e Luftes se Dyte Boterore ne 1948.
    Ishte si ti varje melcite e deles ujkut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *