Disa orë para arrerstimit të guvernatorit Fullani, dy anëtare të Këshillit Mbikëqyrës Ermelinda Meksi dhe Ela Golemi u thirrën në Prokurori. Ermelinda Meksi qendroi për rreth 3 orë në ambientet e Prokurorisë së Tiranës (në foto duke dalë prej aty) , ndërsa me të dalë, në një komunikim të shkurtër për median, ajo nuk ka dhënë detaje të dëshmisë, duke u shprehur se flitet për një çështje në hetim.
Edhe anëtarja tjetër, Ela Golemi (foto poshtë) dëshmoi për 2 orë dhe tha se iu përgjigj të gjitha pyetjeve.
Drejtori i Prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha, në një prononcim për mediat ka deklaruar se ngjarja po hetohet me intensitet, për të nxjerrë para drejtësisë të gjithë personat e përgjegjës.
“Po hetohet me intensitet në të gjitha drejtimet, po shikohet me objektivitet të plotë për personat e përfshirë, gjithkush i përfshirë në këtë skandal do dalë para drejtësië. Prokuroria po punon për të çuar prapa hekurave të gjithë personat e përfshirë”, ka deklaruar Fusha.


