Meksi: Ja oferta që më bëri kryeministri rus

redaktor

Intervista e zbardhur me Aleksandër Meksin, kryeministrin e 28-të të shtetit shqiptar, realizuar nga gazetari Roland Qafoku për emisionin “Debati në Channel One”

Zoti Meksi, në gjithë historinë e shtetit shqiptar kemi 25 vjet demokraci. A janë këto vitet më të mira të shtetit shqiptar?

Secili vit ka të mirat e veta, por edhe gjëra që gjykohen negativisht, aq më tepër që njerëzit në pluralizëm pozicionohen qartë në 2 kahe të kundërt. Ka njerëz që jetojnë shumë mirë, por edhe që ankohen shumë dhe fajësojnë politikën. Për pozitën e politikës sonë janë vite të mira, shteti ka mbijetuar vitet e para të demokracisë falë edhe ndihmës së ndërkombëtarëve.

Çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë kemi bërë keq ne shqiptarët? Pasi në kohën kur keni ardhur ju në pushtet ka qenë pothuajse e njëjta situatë si të rithemelohej shteti.

Kur kam marrë unë pushtetin ka qenë një përmbysje dhe kemi filluar nga e para, megjithëse të gjithë kryeministrat këtë thonë. Gjatë viteve kur kam udhëhequr unë kapërcyem gjendjen e vështirë për shkak të seriozitetit të reformave. Këtu qeveria merret me punën e mëparshme, jo me të vetën. Të gjithë njerëzit po ti vësh të bëjnë gjëra përsë dyti do ti bëjnë ndryshe. Zotësia është të ndërrosh rrugë kur e kupton që je gabim.

Jeni duke thënë se nëse ju do ishit sërish kryeministër?

Jo. Edhe një herë tjetër ma kanë keqkuptuar këtë.

Për çfarë jeni krenar për kohën kur keni qenë kryeministër?

Kam harruar që kam qenë kryeministër. Ka qenë një detyrë e imja dhe ato 5 vjet në moshën time janë një e treta e kohës.

Jeni 77 vjeç dhe që nga koha kur keni lindur deri më sot keni jetuar me 19 kryeministra. Mes 33 kryeministrave ju jeni i 28-ti në renditje. Si ka qenë jeta juaj?

Kam lindur në vitin 1939 kur ishte kryeministër Kostaq Kotta. Pra që nga ajo kohë e deri ëm sot kur është Edi Rama kryeministër kanë kaluar 19 kryeministra. Unë gjatë gjithë jetës sime i kam sharë të gjitha qeveritë me përjashtim të rastit kur isha vetë kryeministër. Por edhe atëherë shaja ministra të veçantë.

Jeni nga të vetmit kryeministër të Shqipërisë që keni dhënë një konferencë për shtyp në OKB në Nju Jork për gazetarët e huaj nga shumë vende të botës. Si e komentoni ju sot deklaratën tuaj në atë kohë se lufta mund t’i imponohet Kosovës dhe Shqipërisë.

Ne ishim të vetëdijshëm për gjendjen e Shqipërisë, dhe mbi rregullat ndërkombëtare, për të cilat ne kishim aderuar.Ne nuk vinim nga rruga, me ndonjë diplomë në anglisht.

Ju keni bërë një deklaratë në mars 1995 në konferencën e jashtëzakonshem të PD duke mbrotjur Berishën.

Unë kam përkrahur ligjin dhe rregullat, jo Berishën. Unë kërkova që të zgjidhej ai pretendim në përputhje me rregullat. Nuk shqyrtohej Berisha në atë kohë, por tjetër gjë. Detyrimi në një vend demokratik është ose të mbështesësh strukturat ose të largohesh. Unë kam qenë një person që e thoja atë që mendoja, kundërshtoja.

Keni bërë këtë deklaratë kur ishit kryeministër: “Sigurimi i Shtetit dhe ata që vuajtën prej tij kishin një fat që për ne është mësim për të gjithë nëse duam të mbijetojmë si komb që të liqve dhe ligësisë nuk duhet ti shërbesh kurrë”. Pse ju nuk i hapët dosjet?

Ne e morrëm qeverinë kur shqiptarët nuk kishin bukë të hanin. Edhe jo qeveri ka 2 vite e gjysmë dhe s’i ka hapur. Ne morrëm në dorëzim arkivat, filluam t’i sistemojmë dhe vetëm pa skëtij procesi mund ti hapnim. Ne filluam lustracionin, këtu gënjehet opinioni publik. Për tu hapur dosjet, ato duheshin sistemuar. Shifrat që jepnim ne jepen dhe sot. Shumica e dosjeve janë likujduar. Thuhet që janë 29 mijë të mbetura.

A arritën agjentët e sigurimit të shtetit të ishin afër jush dhe ju i keni zbuluar?

Edhe kishte dhe ne bëmë një pastrim të tyre dhe për këtë na kanë sharë.

Një nga thëniet tuaja në maj ’97 me Fevziun se “Demokracia nuk vjen duke vrarë Meksin”.

Unë gjithnjë kam dalë nëpër Shqipëri e jashtë pa roje. Frikë kanë ata të cilët kanë bërë mëkate, unë vetëm kam zbatuar ligjet.

A keni bërë ju ndonjë gabim?

Nuk e bëmë që në fillim ligjin e lustracionit, por e zbatuam pa e bërë dhe e dyta nuk patëm mundësinë çështjen e pronave. them që vepruam mirë në trajtimin  etë përndjekurve. Mund të kishim luftuar më shumë për ndihma për shfrytëzimin e hapësirës shqiptare, veprime që u bënë më shpejt duheshin bërë më vonë.

Jeni i pari dhe i vetmi kryeministër që gjatë një vizite në Moskë keni mbajtur një fjalim në rusisht. A mund të na e tregoni historinë e ofertës që ju bëri kryeministri rus Çernomerdin për të shitur Shqipërisë avion Mig?

Pritja atje qe e madhe. Nga delegacioni shqiptar kishte pak njerëz. Sa fillova të flisja rusisht ata u habitën dhe më duartrokitën. Kryeministri rus Çernomerdin mu afrua dhe ne bëmë një bisedë të lirë. Më tej ai më tha se mund ti shiste Shqipërisë avionë luftarakë MIG me çmim të lirë. Unë i ktheva përgjigjen: Mirë, por na gjeni armikun fillimisht. 

Koment për këtë deklaratë të bërë në 1997: “Nëse ndokush kërkon luftë civile, është detyrë e qeverisë t’i kundërvihet për ta ndaluar luftën civile”.

Pasi u qetësua Shqipëria në zgjedhjet e 97 nuk dëgjuam njëherë psë spo na jepni para, pra nuk qenë problemi kryesor për ato që ndodhën. E dyta, mënyra si u bë tregon qartë që kishte sfond politik. Populli si përherë me të drejtën për paratë duhet të ishte disponibël. Nëse anija em vela i vë velat në kundërshtim me erën do të përmbyset. Ato qenë një mundësi për të bërë rrëmujë për shkak të kundërshtimit të shtetit shqiptar për të mos përmirësuar atë që ndodhi në zgjedhjet e majit, sigurisht që pati reagim ndërkombëtar ndaj qeverisë shqiptare. Zgjidhja nuk qe e përshtatshme.

Shteti ushtrinë e ka edhe për të ruajtur rendin dhe pronën. në atë kohë u shkatërrua prona dhe shtetinuk lëvizi. Për çudi nuk lëvizën as të huajt. Dhe në një intervistë timen unë them “Pse ka të huaj këtu?” E ka atë detyrë shteti të mos lejojë të ketë luftë civile. Në Shqipëri nuk pati luftë civile, ajo ishte një përrallë për të justifikuar ato që ndodhën. Por qeveria e pajtimit kombëtar nuk kreu detyrën e saj që të ruante rendin. Sa qesh unë në qeveri këtë detyrë u munduam ta kryenim.

Ish-presidenti Berisha ka thënë që një nga përgjegjësitë e mia janë lejimi i fajdeve. A jeni dakord?

Ai ishte një gabim.Unë kam luftuar që të mbylleshin. Por mbyllja  e tyre nuk varej nga unë. Ka pasur edhe mbyllje në prill maj dhe gjyqe në qershor korrik. Ato u rizhviluan dhe këtu ka një pikëpyetje të madhe, kur nga ndërkombëtarët kërkohej mbyllja. Derisa s’bëhet transparencë do të thotë se dikujt nuk i pëlqen.

Një nga teoritë është se shërbimet e huaja shtetërore kanë faj për atë çfarë ndohi këtu?

Nuk e përjashtoj këtë mundësi por ne gjithmonë fajin kërkojmë ta gjejmë tek të tjerët. Ka dizinformim për këtë peridhë dhe dizinformimi bëhet për të mbuluar disa gjëra të tjera.

Ish ministri i mbrojtjes Safet Zhulali ka thënë se nëse dikush tenton të hapë një dosje për marisn e 97 do hapë dosje të re dhe ska për ta marrë evsh askush. Si e komentoni?

Ka mosdëshirë për të mos e përmenduar atë periudhë.

A lidhen ato që ndodhën në Shqipëri me ato që ndodhën në Kosovë?

Jo kjo nuk ka lidhje. por sigurisht kishte fqinj që iu interesonte që këtu të kishte destabilitet dhe trazira.

Cili shtet nga ata që i kemi quajtur armiq i ka bërëmë shumë dëme Shqipërisë?

Duhet bërë inventar për ta thënë këtë.

A keni ndonjë peng për 5 vitet që keni qenë kryeministër?

Secili ka pengje, por jo gjëra të mëdha. Megjithatë çdokush që do ketë mundëisnë të bëjë diçka dy herë, do e bënte më mirë. Megjihatë, unë nuk e tem këtë sepse njëherë që e thashë me shaka u përfola se dëshiroj të marr sërish detyrën e kryeministrit.

Si është Shqipëria sot? Jetoni mirë në qeverisjen qoftë të PD qoftë të PS?

Në planin personal nuk kam ndonjë ankesë. Uën merrem me kërkime, me kontakte dhe me ata që kam kundërshtarë. por mendoj që shumë gjëra nuk bëhen mirë, meqë dëgjoj ankesa nga njerëzit.

Si po qeveris e majta?

Thotë se po qeveris si e majtë, por t’i presësh energjinë elektrike dikujt që nu ka mundësi të paguajë kjo vetëm politikë e majtë që nuk është. Shteti sigurisht duhet të mbledhë paratë, madje me atë punë jam marrë dhe unë, por ne vumë kompensimin për ata që nuk kishin mundësi të paguanin. në kohën kur qeverisja unë çmimi i energjisë u rrit me 500 përqind dhe ne hartuam politika për ti ardhur në ndihmë atyre që nukkishin mundësi të paguanin. Është detyrim, unë e paguaj.

Ju edhe gjatë detyrës si kryeministër vetëm 2 herë keni shkuar në zyrë me vonesë.

Po vetëm disa herë 5 minuta, por kam shkuar edhe i sëmurë me temperaturë dhe kam bërë gjilpërat në zyrë, sepse kam pasur takime shumë të rëndësishme.

Si thatë zoti Meksi, keni bërë gjilpërën në zyrë?

Po. Erdhi infermierja në zyrën time dhe ma bëri gjilpërën atje. Kisha një takim me të huaj dhe nuk mund të harxhoja kohë. Duhet ta realizoja opatjetër atë takime dhe pse isha sëmurë.

A ndodh sot kjo që një kryeministër me temperaturë të bëjë gjilpërën në zyrë?

Nuk më intereson nëse ndodh apo jo.

Si është Rama si kryeministër?

Kryeministër i republikës së Shqipërisë, pjesë e një koalicioni. Asnjë nga kryeministrat pas ’90-ës nuk është i njëjtë me të tjerët. Por unë aktualisht nuk e ndjek politikën, merrem me të tjera gjëra.

A është më mirë Shqipëria gjatë këtyre viteve të qeverisjes së tij?

Shqipëria është si Shqipëria, ka nga ata që janë shumë mirë ka dhe nga ata që janë keq. Ata që janë mirë e deklarojnë në blogje, ndërsa pjesa tjetër është shumica e heshtur. Këtu flitet me rritje ekonomike dhe Shqipëria po nuk vajti me 7% rritja ekonomike në vit, nuk do të jetë kurrë mirë. Sistemi ynë i votave nuk është aspak demokratik. Votohet si në kohën e Enver Hoxhës. Ne sot nuk dimë për kë votojmë. Ne votojmë për partitë, të cilat emërojnë sipas dëshirës. Ne nuk kemi kontroll mbi të zgjedhurin.

Si funksionon koalicioni PS-LSI?

Unë nuk merrem fare me politikë, por në gazeta lexojmë shumë gjëra që janë një çoroditje e organizuar. Duhet pyetur autorët ose duhen parë përfundimet. Ajo që duket është që nuk luftohet për të rikrijuar një shtet të rrregullt në kuptimin e Kushtetutës. Thuhet që po bëjmë reformë për ndryshimin kushtetues. Por ndryshime kushtetuese nuk mund të bëjë vetëm njëra palë. Shteti ndërtohet nga politika, jo nga ekspertët, përndryshe e nxjerrim nga funksioni parlamentin dhe vendosin ekspertët për ne.

Mendoni që drejtësia do të ndryshojë?

Ambasadori amerkan në ’95 më ka ardhur në zyrë dhe më pyeti nëse drejtësia varet nga ekzekutivi dhe i thashë drejtësia nuk varet as nga ligji. Ka pasur një nen në kodin penal për përgjegjësinë e gjyqtarit që vepron në kundërshtim me ligjin. Ky ligj është hequr, por gjykata s’duhet t’ia jepte vetes këtë të drejtë. Duhet ti drejtohej parlamentit për arsyen e thjeshtë se është në konflikt interesi. Për veten tënde nuk mund të bësh ligje, në asnjë vend të botës juristët nuk duhet të bjënë ligje për drejtësinë, gjyqtarët refuzojnë.

Si ju duket opozita?

Unë kam qenë nga ata që kam kërkuar parimin një anëtar një votë dhe institucionalizimin e mendimit ndryshe. Këtë gjë nuk e kanë qejf, unë për këtë arsye nuk jam përzierë.

E vlerësoni fitoren e PD në kërkesën e saj për dekriminalizimin e Kuvendit?

Ai është pranimi i një turpi, sepse kriminelët nuk kanë hyrë me zor në parlament, gjithmonë nëse ka, sepse secila palë thotë që nuk ka.

Si ka mundësi që ky parlament sot ka këtë nivel dhe vetëm parlamenti i parë kishte një nivel shumë më cilësor?

Sot janë të gjithë mendimtarë dhe nuk ka nevojë të bëjnë dallime nga njëri apo tjetri. Kushdo bën gjithçka dhe është e kundërta e meritokracisë.

Si funsionon Rama dhe Basha si dy liderë të rinj?

Mund të jene ndryshe, por edhe të njëjtë me njëri- tjetrin.

Çdo të thotë fakti që nuk janë takuar asnjëherë?

Kjo është një fatkeqësi.

Share This Article
8 Comments
  • Beni shume gabin qe merreni me pleq te perkedhelur .Nuk eshte ky rasti i pare .Ne shume intervista pleqte kane thene dhe budalleqe qe rrezojne dhe ate pak repsekte qe kane patur.
    Shqiptaret nuk dine te vlersojne te shkuaren,te socmen dhe prespektiven . Meksi i ka mbajtur bishtin Saliut dhe nuk ja vlen te intervistohet .Po te jete burre te beje ate qe po bene Izeti; nje roje i rendmte ne krahe te Saliut .

  • Mos merr rolin e priftit ,je dredharak dhe i ke,akoma dhe sot i kam letrat me vlere qe nxore ti,dola ne asistence prej kotit,kur nuk ishe imzoti pse ndejte ne ate post.Cdo mbasdite kaloje ne unaze tek gjimnazi I,Qemali me Salen,sikur ishit ilegal.Erdhen plot investitore te gjithe kalonin ne site tek keshilltari yt,cfare nuk kerkoje ti….perfundimisht 4 km rruge bere,te gjitha i vodhe.

  • ” A mund të na e tregoni historinë e ofertës që ju bëri kryeministri rus Çernomerdin për të shitur Shqipërisë avion Mig?” “Mire po na gjeni armikun fillimisht”

    Une mendoj se ai te ka thene hapi syte nga Greku dhe Serbi o Meksi!!!!! Po ti nuk ke dashur te kuptoje…..Rusi e dinte mire se cfare arme kishe ti, dhe sa ne numer, dhe me vendlpkalizime.
    Ajo qe te tha ishte ruaj kufirin, se do tu ike jo vetem Vorio Epiri, por do tu avulloje dhe DETI

  • Edhe tani ky flet si nderkombetaret.Berisha nuk ka qene vetem,Ky Mexi eshte ai qe hodhi i pari gurin dhe fshehu doren.Te gjithe ja vene fajin Pashkos per kuoten 0,por neqoftese Pashko perseriti ambsadorin Rajerson per pallavrat e Cekut te bardhe,ai u largua nga pushteti,pa ardhur PD ne pushtet.Nxjerrjen ne reforme te ekonomise shqiptare(Shkaterrimin total per skrap) e realizoi Meksi dhe ketu nuk luan dot te paditurin.Ky eshte kryeministri me antishqiptar qe ka njohur historia dhe nuk do te rehabilitohet kurre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *