Një “listë Meksi” e personave që kanë ndikuar pozitivisht ose negativisht historinë njëshekullore të vendit. Emrat, nga Ismail Qemali e Nikollë Kaçorri te Sali Berisha e Edi Rama. Përgjigjet e historianit të njohur për pyetjet Është Shqipëria 100 vjet pas 1912-ës një vend i Aleksandër Meksi: 68 njerëzit më me ndikim në 100 vjet Shqipëri
Bisedoi
Adrian Thano
Zoti Meksi, ju jeni autor i një albumi për 100-vjetorin, një vepër e shumë diskutuar para dhe pas botimit. Një vepër e tillë voluminoze sigurisht ka kërkuar hulumtime arkivore por edhe kontakte të shumta. A ka gjatë këtyre hulumtimeve dhe kontakteve dëshmi apo situata që nuk janë përfshirë në botim?
Është e vërtet që shtëpia botuese “Uegen” përgatiti për një kohë të gjatë një album 100 vjet pavarësi, ku autor është Xhevair Lleshi dhe unë. Por kuptohet që për një album të atyre përmasave të shtrirjes në kohë kanë kontribuar në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, drejtori i shtëpisë botuese Arian Lleshi, si dhe ata që punonin në faqosje dhe në rregullimin e fotografive, si drejtori i fotografisë Leon Çika, dhe një numër i madh personash që ne i kemi përmendur që në fillim të albumit. Mund të jenë 5000 mijë fotografi që janë të denja për historinë e Shqipërisë. Ne zgjidhëm rreth 1030 fotografi afërsisht, dhe them se janë të mjaftueshme. Sigurisht sot po ta shohësh gjen që ka ndokush që mungon. Për të përcaktuar fotografitë që zgjidheshin kryhej paralel dhe një kërkim në tekstet e historisë.
Po jua drejtoj pyetjen paksa ndryshe, disi më konkrete… Në album ka fotografi shumë interesante, personalitete historikë, disa të njohur e të tjerë të panjohur. Miqtë tuaj më thanë që gjatë hartimit të fjalorit, përpjekja për të bërë një renditje të njerëzve më të rëndësishëm të Shqipërisë hasi vazhdimisht në ndërhyrje dhe qejf mbetje. Është e vërtetë?
Ka fotografi të shumta. E kemi thënë disa herë si unë si Xhevairi nëpër konferenca të ndryshme që kemi pasur parasysh të paraqiten te gjitha ndodhitë dhe personalitetet që kanë marr pjesë në to pra të mos bëjmë dallime nga pozita të përkatësisë politike të njerëzve që kanë qenë të pranishëm në ndodhi të historisë së Shqipërisë. Nëse japim Konferencën e Pezës, japim emrat dhe fotografitë e mundshme të të gjithë delegatëve të tij, dhe japim këshillin e përgjithshëm tërësisht ku ndonjë se dinte fare se ekzistonte si emër.
Kjo ndodh në këtë rast, kjo ndodh në Luftën e Vlorës dhe ndodh në të gjitha periudhat historike nga 1920 e më këndej. Janë të tërë kompetentë, janë ata që qeverisin dhe janë ata që e pësojnë prej qeverisë kur kjo e fundit është e keqe. Pra nuk kemi bërë seleksionim si dikur që kthehej në retush.
Fotografitë kanë pasur shumë vështirësi sepse një pjesë e tyre kanë qenë në gjendje shumë të keqe, por falë mundësisë që japin teknikat e sotme të përpunimit të fotografive ato janë përmirësuar. Deshëm të shtonim disa figura të kulturës, sportit apo dhe atyre që janë jashtë vendit. Ka shumëqë janë në një nivel dhe s’donim të krijoheshin diskutime .
Profesor Meksi, ka njerëz që thonë për shembull që ka gjëra që në Shqipëri nuk kanë mjaftuar as 100 vjet për t’i ndrequr. Konflikti i brendshëm politik për shembull… Si njohës i historisë dhe autor i kësaj vepre kaq të shtrirë në kohë, ju rezulton i vërtetë ky konstatim?
Është jashtë çdo diskutimi që historia, ndodhitë mund të shihen në mënyra të ndryshme nga përkatësia politike e personave që e shohin meqenëse ndër ne politika është fushë tifozi, si puna e diskutimit të penalltisë në futboll.
Zakonisht kur ka festa shkon të ekstrem ky tifozllëk. Nuk diskutohet se ajo që ndodh në Shqipëri, ndodh në të gjithë vendet e botës. Kush njeh historinë e vendeve të ndryshme të botës, qoftë edhe të një vendi në një periudhë të gjatë do të shoh se ka histori të përngjashme me shqiptarët, sepse njerëz janë dhe atje me të mira dhe të këqijat e tyre. Ne kemi ca veçori sepse themi JO-në përpara PO-së, jemi idhnak, nuk jemi të qetë po nuk qenë të gjithë të barabartë. Madje kjo e fundit u zgjidh vetëm ato 45 vite të diktaturës. Që u bën të gjithë zero.
Konflikti është i përhershëm pasi kemi thënë që nga luftërat e të kundërtave vjen zhvillimi. Konflikti është dukuri negative kur kthehet në rrugaçëri politike, ose kur kthehet në diktaturë në vrasjen e kundërshtarëve, apo qoftë dhe autokraci. Ky lloj konflikti nuk jep dobishmëri, dhe gjatë historisë së vendit tonë kanë ndodhur të tilla konflikte.
Dhe kemi thirrur të huajt… Varësia e Shqipërisë, nga të huajt, më saktë thirrja e tyre si arbitra për sherret shqiptare ka qenë më e fortë apo më e dobët përpara apo tani?
Jeta, historia është një lloj si të jesh në një varkë me vela në oqean, ku rryma detare dhe era kushtëzojnë ecjen e varkës. Në se velat i vë perpendikular erës do të përmbysin, pra varet nga zotësia e kapedanit dhe e timonierit. Në rastin tonë janë dhe me vela dhe me rremtar pra njerëzit që janë në varkë. Ndërkohë që anija rrezikon të mbytet këtu zihen kush të jetë i parë i dytë a i tretë. Megjithëse shqiptarët duan të jenë vetëm të parët. Thirrja e të huajve si arbitër është kudo në botë. Fatkeqësia jonë është se ne i thërrasim arbritrat kur nuk dëshirojmë të flasim me palën kundërshtare, ose kur e kemi rregulluar me arbritrat, që e dimë që më përpara se e kemi rregulluar me “lobim” se do na përkrahin. Vetëm një gjë duhet të ketë të qartë shqiptari, por duhet ta kenë të qartë dhe të huajt. Shqiptarët, e para nuk janë budallenj dhe e dyta që kur loja degjeneron ka faj edhe arbitri dhe ndaj tij duhen marr masa dhe mbase dhe për ata që e kanë dërguar apo udhëzuar.
Ne deri më sot kemi parë me sa di unë vetëm një rast diku pas vitit 1997 një ambasadori të huaj i janë ulur nja tre gradë dhe i është hequr titulli ambasador. Varësia duhet të jetë në dobi të Shqipërisë, që ndihmojnë vendi dhe i dalin për zot shqiptarëve. Me qenë se shpesh herë ndodh e kundërta shqiptarët i ndihmoi Austria në1912, nuk e kam parë të përmendet ndonjëherë gjatë kësaj periudhe kontributi i saj dhe ministrit të jashtëm të saj. Por patëm fatin e keq që Austria u bë pjesë e koalicionit që në luftën e parë Botërore humbi luftën.
Është Shqipëria 100 vjet pas 1912-ës një vend i pavarur?
Unë them që Shqipëria është një vend i pavarur. Jo se ka nje flamur, jo se ka një kushtetutë, jo se ka një parlament e një qeveri, por është i pavarur aq sa janë të gjithë vendet e pavarura, vendet e vogla. Dëshmon prezencën e vet në bashkësitë ndërkombëtare siç është NATO, siç janë aspiratat për t’u integruar në Bashkimin Europian, apo në bashkësi të tjera, si banka e të tjera, apo dhe FMN që kemi dalë pak mënjan sa të mbarojmë disa punë tonat jashtë kontrolleve të saj. Kjo pavarësi është si në vendet e tjera. Ne shohim debatin e madh që bëhet në Europë, ku Skocia kërkon të dalë nga Mbretëria e Bashkuar, Katalonja do të dalë nga Spanja si njëdëshirë e shumicës që mendon se do ti dali për mirë. Kjo vështirësi e BE është kuptuar se duhet rregulluar jo nëpërmjet heqjes të varësive por me një qeveri qëndrore politike ekonomike më efikase.
Ka patur Shqipëria në ndonjë periudhë një klasë politike të pjekur?
Shqipëria ka pasur ndryshime të mëdha. Pjekja nuk bëhet lehtë. Hurmat bëhen për dy vjet ndërsa ullinjtë duan nja 15 vjet. Tani kanë dalë disa të rinj që duan që prokurori të vij me shkollë nga perëndimi dhe unë me që nuk jam shumë i ri, mbaj mend që kjo ndodhi dhe në vitet ’50 kur duhet të privilegjoheshin ata qëkishin studjuar në Bashkimin Sovjetik, ose nuk ishte i tillë të vinte nga demokracitë popullore. Pra duhet tëjenënjerëz të pjekur dhe të ditur dmth të aftë, pavarësisht moshës sepse në delegacionin e para 100 viteve ka pasur persona që ishin të ditur pavarësisht se nga mosha mund të ishin të rinj. Ka dhe një periudhë që deri diku ka pasur meritokraci që janë vitet ’30, ku ata që ishin nga Mati mund të merrnin toka ose grada në xhandarmëri por ministra nuk bëheshin. Ministrat ishin të shkolluar, të pjekur edhe pse emrat e tyre sot nuk përmenden kurrë.
Në fillim të bisedës ju më thatë që deshët të shtonit disa figura të kulturës, sportit apo dhe atyre që janë jashtë vendit. Por ka shumë që janë në një nivel dhe s’donit të krijoheshin diskutime.. Nëse do t’ju pyesja të më bënit një “listë Meksi” të njerëzve më me ndikim në historinë e këtyre 100 viteve, kë do rendisnit aty dhe pse?
Është e vërtet që u mendua të bënim një listë të njerëzve që kanë ndikuar në historinë e Shqipërisë. Për fatin e Shqipërisë ka nga ata që kanë ndikuar pozitivisht, dhe ka më shumë nga ata që kanë ndikuar negativisht. Unë nuk do t’i hyj të them se kush ka ndikuar pozitivisht dhe kush ka ndikuar negativisht. Njerëzit e dinë këtë aq mirë sa dhe unë, kuptohet kur arrijnë të jenë dhe nuk janë tifoza të sëmurë të njërës palë. Po mundohem të bëj pra një listë kuq e blu si uniforma e Shkodrës. Por duhet të kemi të qartë se historia nuk duhet të deformohet por edhe të mos përdoret për interesa të politikës, që është kalimtare
Unë po radhis në rend kronologjik disa emra: Ismail Qemali, Nikollë Kaçorri, Vehbi Agolli, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Pandeli Evangjeli, Mit’hat Frashëri, Syrja Vlora, Aqif Pasha Elbasani, Azis Vrioni, Abdi Toptani, Princ Vidi, Esat Toptani, Turhan Përmeti, , Themistokli Gërmenji, Gjon Markagjonaj , Preng Bibë Doda, Luigj Bumçi, Isuf Elezi, Ahmet Zogu, Avni Rustemi, Fan Noli, Bajram Curri, Petraq Poga, Koço Kota, Mehdi Frashëri, Mustafa Kruja, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Lef Nosi, Pater Anton Arapi, Enver Hoxha, Abaz Kupi, Mehmet Shehu, Nako Spiru, Sejfulla Malëshova, Hysni Kapo, Ramiz Alia, Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta, Edi Rama, ….
Ka edhe njerëz të kulturës dhe artit që kanë kontribuar. Në jetën shoqërore e kulturore të vendit të cilët nuk po i vendos sipas ndonjë rradhe : Vangjush Miho, Selman Riza, Gjergj Fishta, Odise Paskali, Eqrem Çabej, Lasgush Poradeci, Skënder Luarasi, Eqrem Vlora, Aleks Buda, Petro Marko, Ismail Kadare, Faik Konica, Migjeni, Ndre Mjeda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Shtjefën Gjeçovi, Vedat Kokona, Sotir Caci, Mahir Domi, Stavro Skëndi, Afiz Ali Korça, Visarion Xhuvani, Kristofor Kissi, Nënë Tereza,……
Mendoj se këta kanë ndikuar në jetën politike dhe shoqërore të Shqipërisë. Por të kuptohemi që ka dhe të tjerë dhe se jam kufizuar me ata që jetonin ose jetojnë në Republikën e Shqipërisë
.. po… ambasadorët?…
(qesh) Në jetën politike dhe shoqërore sigurishtë që kanë ndikuar dhe persona që kanë qenë ose mëkëmbës mbreti, ose ambasadorë. Diku kam thënë që na dërgoni guvernatorë e jo ambasadorë që t’i konsiderojmë pjesë e historisë sonë e ti shajmë apo lavdërojmë sipas qejfit politik. Po kështu duhet të shihet ecuria e vendit kur ata janë këtu, karriera e këtyre arbitrave (ndonjëri dhe trainerë)
Unë nuk po jap një gjykim në se ndikimi i tyre ka qenë negativ apo pozitiv, duke ia lenë historisë këtë, aq më tepër që 100 vjet nuk janë aq shuam sa qytetarët të mos kenë opinionet e tyre.
Përgjithësisht po t’i pyesësh politikanët për figurat që kanë qenë përpara tyre shumica dërrmuese pëlqen ata të cilët përdorin të njëjtat metoda. Nëse thotë se ai vetë është super demokratë gjen kush ka qenë super demokratë. Nëse do që të bëj autoritarin pëlqen personat që kanë qenë autoritarë e kështu me rradhë.
Profesor Meksi, faleminderit