Aleksandër Meksi: PD, 22 vjet pas 22 marsit (INTERVISTË)

redaktor

Më 22 mars 1992, 22 vjet më parë, Partia Demokratike erdhi në pushtet duke i dhënë fund regjimit komunist.

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi tregon se ku bashkohen dhe ku ndahen 22 marsi i ‘92-shit me 23 qershorin e vitit 2013.

“Pavarësisht krahasimit të pavend për zgjedhjet e 23 qershorit me ato të vitit 1992, zgjedhjet politike të vitit 2013 kanë një rëndësi jo të vogël, nëse do të realizohet pritshmëria e votuesve të shumtë për ndryshimin, drejtësi ligjore e sociale, në të kundërt ato kthehen në votë kundër. Zgjedhjet e vitit 1992, siç kam thënë gjetkë, sollën me 2/3 e votave përmbysjen dhe ndryshimin e një sistemi socialist botëror dhe fillimin e periudhës së tranzicionit për ndërtimin e një shoqërie dhe shteti të ri demokratik, që po rezulton i vështirë dhe me zigzage e shmangie, që erdhën duke u shtuar në kohë, që ngarkojnë me përgjegjësi klasën politike dhe jo vetëm atë. Ndërsa zgjedhjet e 2013 paraqesin përmbysjen, me votën masive të votuesve, të një qeverisjeje që kishte tjetërsuar arritjet në ekonominë e tregut të lirë, në shtetin ligjor e të drejtat e njeriut, një rrugë e filluar përpara saj, me pasoja për të ardhmen e vendit”, shprehet Meksi në një intervistë për gazetën Dita.

I pyetur për analizën e humbjes së PD-së në zgjedhje, Meksi shprehet: “Nuk është hera e parë që Sali Berisha dështimin nuk e analizon, por e kalon duke “reformuar” PD-në me klanin e vet e duke larguar kundërshtarët (qoftë edhe të sajuar). Kjo ndodhi në 1997 me grupin e 77-tëve, që ne e patëm quajtur “fillimi i bolshevizmit të PD-së”. Këtë e bëri me dorëheqjen e tij formale duke zgjedhur (emëruar ai) me një anëtar- një votë (si kryetarin), një rregull demokratik i mohuar vazhdimisht me kryeneçësi nga ai dhe partia e tij, dhe që nuk përfshihet për këtë rast në statut”.

Përsa i përket qeverisë Rama, Meksi deklaron se: “Është qeveri me mandat të mjaftueshëm për reforma, por është ende larg pritshmërive të saj. Ky vend ka nevojë për përparim dhe sa më shpejt”.

 

Intervistën e plotë me ish kryeministrin e gjeni ne versionin print të gazetes DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *