Anëtarja e Këshillit Mbikqyrës, Ermelinda Meksi, nuk do të dëshmojë në Komisionin e Ekonomisë për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë.
Ajo i ka dërguar një letër këtij komisioni, ku thotë se nuk do të paraqitet.
Meksi shkruan se për këtë çështje ka dëshmuar në prokurori dhe nuk mund të flasë edhe në komision.
Kjo, pasi sipas saj, do të dëmtonte procesin.
“Dëshmia ime në Komisionin e Ekonomisë dhe të Financës, në datën 08.09.2014, dëmton procesi “, shkruan Meksi.
Përveç kreut të komisionit, Erion Braçe, letra i është dërguar edhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta dhe kryeprokurorit Llalla.
Ndërkohë, mësohet se edhe Ardian Civici nuk do të dëshmojë në Komisionin e Ekonomisë, për të njëtën arsye.
Për këtë arsye, Komisioni i Ekonomisë e ka anuluar marrjen në pyetje të anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës.

Po ku ke qene moj ti zonje fjale shume kur Fullani bente gjithe ato shkelje? A nuk ke fare pergjegjesi per sa ka ndodhur? Une mendoj qe gjithe kishilli mbikqyres duhet arrestuar.Mund te jesh profesionist i mire por nese je pa karakter je nje hic.Nese kishe vetem nje vote dhe ke vene re shkeljet atehere te jepje doreheqjen kohe me pare.Po me vjen keq te te them se je treguar syleshe jo vetem ti por te gjithe ju.
Zonja Meksi ka treguar maturi dhe eshte perpjekur gjithmon te bej te pamunder ne ate Keshill PDist te Mbikqyrjes se Bankes.
Ajo eshte politikane dhe ekonomiste e pergjegjshme.
Dorheqje ose largim i menjehershem
Po presim deklaraten e Braces…
Dorheqja e antareve te keshillit mbikqyres se bankes eshte e detyrushme , per me tutje le te hetohet e pastaj le te gjykohet!