Meksi: Shitja e banesave stok, shtysë për rindërtimin, plus për turizmin

Ornela

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi thotë se shitja e banesave stok do të ndikonte pozitivisht në procesin e rindërtimit. Në një intervistë në emisionin “Në Fokus”, në TvT, Meksi tha se numri i madh i banesave stok në Shqipëri ka krijuar njëfarë ngërçi, të cilit shteti duhet t’i japë zgjidhje.

“Ndërkohë që mijëra njerëz janë pa shtëpi dhe nuk blihet stoku i banesave, që do të ishte një input për firmat e ndërtimit që mund të ndërhyjnë. Ne e kemi tepruar me numrin e banesave që ndërtohen dhe nuk përdoren dhe i takon shtetit të gjejë një mënyrë për t’i përdorur”, tha ai.

Mosnisja e procesit të rindërtimit, sipas ish-kryeministrit do të ketë kosto edhe për turizmin, i cili nuk ka marrë nga shteti mbështetjen e nevojshme.

“Turizmi është një komponent i madh. Nëse duam që ai të zhvillohet, si turizmi lokal dhe ai mbarëshqiptar, duhej të ishte marrë në konsideratë. Nuk di të jetë hedhur nga shteti ndonjë ndihmë që kompanitë turistike të jenë në gatishmëri që territoret ku veprojnë ato të jenë në gatishmëri. Marrim p.sh. ujërat e zeza në Golem. Ne nuk po shohim që ndonjë nga banesat e rrënuara nga tërmeti të ngrihet. Nuk vjen një i huaj kur sheh pallate të rrënuara. Nuk ka filluar punë reale me to”, tha ai.

o.j/dita

Share This Article
9 Comments
  • Deri tani kostua e banesave te reja ka qene 2 deri 3 here e me shume se vlera reale e ndertimit !…Kjo e deklaruar nga nje Ing. Ndertimi Arkitekt qe ka bere vete projekte dhe di vleren reale te tyre. Mendoj qe nje menyre qe shteti mund te ndikoje ne kete ngerç eshte qe te vere tatim edhe mbi banesat e pa shitura,nje lloj sikur ato jane shitur. Ketu vlen te theksohet se SHTETI ne shume raste nuk ka marre nga ndetuesit as ate qe i takon me ligj ! P.sh. eshte shitur banesa 13 vet me pare,jane marre paret nga ndertuesi, por ai nuk ka derdhur ne shtet % qe i takon, nga 2 deri 15 % !…?

    • Ky meksi dashka me shit ndonje pallat te vetin mesa duket.
      Nese kane ndertuar dhe nuk i shesin dot le te ulin cmimin. Ose le ti mbajne pa shitur e ti pijne lengun.

      Ca po na del si burr i mire ky tani, duan ti shesin pallatet keta me leket e taksave? Ka trap qe e ha kete!

  • Ketij “lakuriqit te nates”qe po del tashti edhe diten A.Meks ,qe thirrej edhe “kopetenti” ne kohen e piramidave si themelus i tyre,i paskan mbetur pa shitur pallatet qe ndertoi duke grabitur trojet me anen e “Shaban tapise”dhe kerkon te xhvasi akoma edhe sot nga djersa e ketij populli qe s’po mer dot fryme nga termeti e “Pandemia”Nuk iu ndane “shushunjat” ketij populli;ato sa ndjejne eren e parave dhe turren me vrap

  • Ketij “lakuriqit te nates”qe po del tashti edhe diten A.Meks ,qe thirrej edhe “kopetenti” ne kohen e piramidave si themelus i tyre,i paskan mbetur pa shitur pallatet qe ndertoi duke grabitur trojet me anen e “Shaban tapise”dhe kerkon te xhvasi akoma edhe sot nga djersa e ketij populli qe s’po mer dot fryme nga termeti e “Pandemia”Nuk iu ndane “shushunjat” ketij populli;ato sa ndjejne eren e parave turren me vrap per te rrembyer sa me shume te jete e mundur!.

  • Me sa duket eshte ne hall, se ndonje pallat i ndertuar me parate tona i ka mbetur stok te shkretit dhe kerkon ta shese.

  • K/ministri i piramidave jep keshilla te gabuara.Stoku eshte krijuar se ndertusit i shesin pallatet me shtrenjte se shume vende europiane .Shteti ketu eshte ortak me ndertuesit se qeveritaret jane vete ndertues se ndryshe do nderhynte jo duke urdheruar po duke vene taksen e baneses qe ne momentin qe banesa perfundon si ne SHBA-te dhe ndertuesi nuk ka leverdi te mbaj stok .Qe te paguaj populli stokun ato mend mbaji per vehte .Banesat do ishin shitur nqse norma e fitimit nuk do ishte 200 perqind

  • Zoti Meksi ,si more burre te ka mbetur ora tek komunizmi . Si nuk ju vjen zor ,e ku ka llogjike qe te nderhyje e te fusi turinjte shteti e ta urdheroje privatin ,pra ndertuesin qe ta shese ,ose ???? Vdiq Enver Hoxha o Leka Meksi ,apo do vazhdojme me kooperativa bujqesore ,si rasti i i vjedhjeve te pronave pronareve dhe ai ligji famekeq 7501 qe prodhuat ju ne ato kohera ,dhe ky palloshi i gjate po vazhdon linjen tuaj dhe jashte ligjit dhe shkeljes me te dy kembet brutalisht kushtetutes vazhdon e bene legalizime ??? Aman o leke me kujdes te lutem ???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *