Meksika mposht kampionët e botës

Dita

Kampionia në fuqi e botës është mposhtur sot nga Meksika.

Ky takim është vulosur nga goli i shënuar i futbollistit Hirving Rodrigo Lozano, të cilin e realizoi në minutën e 35 me anë të një kundërsulmi.

Pjesa e parë u mbizotërua nga përpjekjet e herëpashershme të Meksikës për t’iu afruar portës së Neuer, përpjekje të cilat u  finalizuan me realizimin e golit të sipërpërmendur.

Pjesa e dytë ishte më ndryshe për skuadrën e drejtuar nga Low, por sërish lojtarët u treguan të pasaktë përpara portës së Meksikës, ku në disa raste shpëtimtar u bë portieri Ochoa.

Humbja në këtë ndeshje e detyron tanimë Gjermaninë që të mos lëshojë më pikë ndaj dy kundërshtarëve të tjerë të grupit, Suedisë dhe Koresë së Jugut.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *