Meksikanët djegin kukullën e Trump

Elton Tafaruci

Meksikanët kanë zgjedhur një metodë të veçantë për të shprehur irritimin e tyre ndaj manjatit të pasurive të paluajtshme, Donald Trump, pikëpamjet antiemigracion, të të cilit kanë shkaktuar pakënaqësira në kufirin jugor amerikan.

Pikërisht në mbrëmjen e së shtunës, teksa festonin ringjalljen e Krishtit, meksikanët kanë djegur shëmbëlltyrën e Trump gjatë ritualit të përvitshëm të Pashkëve.

Në lagjen e varfër të Meksiko Sitit, La Merced, qindra rezidentë brohorisnin fjalën “vdekje” dhe ofendime të ndryshme, teksa shihnin kukullën me portretin e miliarderit të digjej.

Një manekin i veshur me një xhaketë sportive blu, me kravatë të kuqe dhe flokët e dendura të verdha karakteristike të tij.

Media vendase raporton se portrete të ngjashme janë djegur thuajse në të gjitha qytetet e Meksikës, nga Puebla e deri te kryeqendra industriale e vendit, Monterrey./E.T

Share This Article
1 Comment
  • Cfare kerkojne meksikanet, rrumpalle, emigracion te paligjshem, te vazhdojne me kartelet e droges avazin e vjeter, kriminaltetin, vrasjet dhe perdhunimet qe jane legalizuar ne Meksike. Nuk mund te behet USA, Mexike t’a harrojne, u intereson emigracioni i paligjshem, per te bere cfare te duan dhe si te duan. Do te ishte dinjiyoze te djegin, kukellen e Presidentit te tyre, qe pushtetin ne Mexike e kane kartelet e droges dhe te krimi…., meksikanet nuk duan shtet ligjor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *