Trupat e ushtrisë meksikane arrestuan një prej bosëve të drogës më të kërkuar të vendit, në një aksion të realizuar në orët e para të së dielës.
Mario Ramirez Trevino, i njohur si “X-20”, besohet se është koka e trafikimit të kokainës dhe marijuanës nga ana e kartelit famëkeq të Gjirit.
Ky është arrestimi i dytë i madh që prej marrjes së pushtetit prej presidentit Enrique Pena Nieto, në muajin dhjetor.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin ofruar pesë milionë dollarë shpërblim për ata që do të jepnin informacione që do të çonin në arrestimin e Ramirezit, ndërsa Meksika ofroi tre milionë nga ana e saj.
Trevino besohet se u ngjit në kontrollin e kartelit pas arrestimit të Jorge Eduardo Costilla, i njohur si “Kryqi”, në muajin shtator.
Mediat mesikane saktësuan se bosi i drogës u arrestua falë një operacioni të përbashkët të ushtrisë dhe marinës në Rio Bravo, në krahinën veriore të Tamaulipasit.
Ai akuzohet për dhjetëra vrasje, trafik ndërkombëtar droge, pengmarrje, zhvatje, pjesëmarrje në një organizatë mafioze dhe një sërë veprash të tjera penale.

Po te ishte nga Lazarati nuk e kapnin dot
po ky eshte lajm I vjeter…………..!!!!!!!!!!!!
Lajmi eshte i ri, por fotoja ilustruese eshte ajo e bosit te Zetas qe u kap 1 muaj me pare. Goditje te fuqishme trafikut te droges, mgjse po nuk u eleminuan keta do jene ende lidere dhe do drejtojne grupin nga burgu.