Meksikë, arrestohet pastruesi kryesor i parave të “El Chapo-s”

Elton Tafaruci

Policia meksikane ka mundur të arrestojë pastruesin kryesor të parave të “El Chapo-s”, i cili njihet si trafikanti më i madh i drogës në botë.

Në pranga ka përfunduar Juan Manual Alvarez Inzunza, i cili dyshohet se gjatë dekadës së fundit ka pastruar një total prej afro 4 miliardë dollarësh.

Kjo shumë është pastruar përmes një rrjeti mjaft të gjërë kompanish si dhe nëpërmjet qëndrave të shkëmbimit të parave.

Nga ana tjetër, edhe vetë shefi i katerteli të Sinaloas, ‘El Chapo’ ndodhet në burg që prej 8 Janarit të këtij viti dhë është në pritje të ekstradimit drejt Shteteve të Bashkuara.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *