Melania Trump, kandidatja “First Lady” dhe paraardhëset e saj!

redaktor

Konventa e Klevlendit ka zyrtarizuar fitoren në zgjedhjet paraprake amerikane nga ana e kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump. Pikërisht në këtë rast është prezantuar edhe gruaja e tij, Melanie Knavs Trump dhe nëse miliarderi amerikan do t’i fitonte zgjedhjet në nëntor, do të ishte e para “First Lady” që ka mbajtur veshje të brendshme intime.

Melania Trump – Kandidatja për “Zonjë të Parë”  është një modele me theks të fortë sllav, por që është e sigurt në vetvete, duke deklaruar: “E di cila jam dhe nëse një burrë nuk kërkon të qëndrojë me mua, unë nuk dua të qëndroj me të, ndaj mirupafshim”. Dhe Melanie është “First lady” e parë që nuk do të donte t’ia merrte skenën të shoqit, edhe pse sfida për të është vërtet e ashpër, duke konsideruar personalitetin e fortë të të shoqit. Nëse miliarderi fiton, modelja duhet të përballet jo vetëm me të shoqin, por edhe me disa raste të mëparshme të “First Lady” paraardhëse që kanë ndihmuar të vendosin fatet e Amerikës në disa raste.

EleanorEleonor Roosvelt – “Asnjë nuk mund t’iu detyrojë të ndiheni inferiorë, pa konsensusin tuaj”, – këshillonte Eleanor Rosvelt për gratë. Gruaja e Franklin Delano Roosevelt, ishte një nga feministet e para. Punoi shumë për të drejtat civile dhe para së gjithash për atë të afroamerikanëve. Gjatë presidencës të të shoqit, ka qenë shumë aktive ne jetën politike shoqërore.

KenediJacqueline Kennedy – Gruaja e John Fitzgerald Kennedy ishte një nga “Zonja e para” më të reja të historisë dhe cilësohej gjithnjë si tërheqëse. Konsiderohej gjithnjë si simbol i stilit të bukur dhe ambienteve të modës. Por Jackie adhurohej po ashtu edhe për marrëdhënien e saj me politikanë dhe krerë të lartë shtetesh, si gjenerali Charles De Gaulle e kryeministri sovjetik Nikita Kruscev.

Mandatory Credit: Photo by Neville Marriner/Daily Mail/REX/Shutterstock (1159456a) Nancy Reagan At Claridges Hotel In London - 1989 Ronald Reagan (died June 2004) Picture Desk ** Pkt4186-304654 Nancy Reagan At Claridges Hotel In London - 1989 Ronald Reagan (died June 2004) Picture Desk ** Pkt4186-304654
M

Nancy Reagan –  Ka qenë edhe ajo një nga më aktivet e historisë amerikane. Ushtroi ndikimin e saj që para fushatës elektorale të të shoqit, Ronald Reagan. Sapo mbërriti në Shtëpinë e Bardhë, roli i saj vendimtar do të bëhet akoma dhe më i dukshëm. Ishte ajo që e këshilloi presidentin të rivendoste marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, vendim që pastaj solli fundin e Luftës së Ftohtë.

ObamaMichelle Obama –  Gruaja e presidentit aktual Barack Obama, është e përkushtuar në frontin e arsimimit të vajzave, para së gjithash të botës së tretë dhe mbi atë të të drejtave civile.

HillaryHillary Clinton – Por shembulli më i mirë është Hillary Clinton, e cila pasi tregoi inteligjencë dhe ndikim në krah të të shoqit të saj, Bill, është tani kandidatja demokrate në garë për Shtëpinë e Bardhë.

A do të arrijë Melania të jetë në lartësi në rast fitoreje të Trump-it? Në çdo rast, këto zgjedhje presidenciale do të kenë sigurisht një protagoniste tërheqëse.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *