Melania Trump shqetësohet për fëmijët emigrantë

Leda Hysa

Zonja e Parë, Melania Trump ka shprehur edhe me herët një interes të veçantë për fëmijët emigrant.

Me anë të një postimi, ajo ka treguar fotografinë e një fëmije duke qëndruar i vetmuar në Arizona.

Gruaja e presidentit të Amerikës zbuloi shënimin e tij: “Po kërkoj nënën time.”

Ajo shtoi se është e pabesueshme se si mund të lihet i vetëm një djalë 6 vjeç.

Trump zbuloi se vogëlushi ishte gjetur me veshje të grisura dhe qëndronte nën rrezet e diellit ku temperaturat ishin të larta duke mbajtur një shishe në dorë.

Djali nga Kosta Rika kishte dhe një çantë të vogël në dorë ku mendohej të kishte drekën. Ai i tha agjentëve se ishte lënë i vetëm nga xhaxhai i tij dhe ishte nisur drejt Amerikës për të parë prindërit.

Melania ka njoftuar agjentët që ti gjejnë familjen dhe kanë nisur kërkimet tashmë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *