Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Melusina, Skiroi dhe poeti i mureve
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Melusina, Skiroi dhe poeti i mureve
Letrat e Lexuesve

Melusina, Skiroi dhe poeti i mureve

redaktor
Published May 28, 2015
Share
SHARE

Letër e nënshkruar,

Vasil Puci

 

Profesor Moikom Zeqo në shkrimet e tij të fundit te Dita po na përtërit e ndrin shpirtin. Do flas duke analizuar sa më pak Kultin e Melusinës, do përmend Zef Krispin (helenist dhe albanolog) në shek.XIX dhe do t’i jap një përgjigje shkrimtarucit e politikanit bishtdredhur Preç Zogaj. Moikomi tregon se si e dënoi nëna Melusinën për t’u kthyer çdo të shtunë në gjarpër nga mesi e poshtë. Dhe pse e largoi i shoqi ajo vinte fshehurazi e transformuar në gjarpër e përvëluar nga malli për të parë fëmijët.

Jeta e familjes, e fëmijëve, e gjuhës pra, u ruajt nga femrat. Zef Krispi flet se grave nuk u lejohej të përdornin atë gjuhë të ndotur prej fjalëve të huaja që përdornin burrat. Bile dhe gratë myslimane i shmangeshin fjalëve turke kur nuk ishin të domosdoshme. Ishte privilegji i grave të sillnin paqe midis familjes. Te gruaja dhëndri gjarpër të Zef Krispit, 3 motrat martohen me dhëndrin gjarpër. Vajzën e parë dhëndri gjarpër e pyet nusen për orën:- Është ora kur im atë shkonte të bënte ugar.

Burri gjarpër e largoi nga shtëpia. Kur ai pyet gruan e dytë të motrës së parë për orën, ajo përgjigjet:- Është ora kur im atë merrte kalin dhe shkonte për dru.

E largoi dhe atë dhe pyeti të tretën. Ajo përgjigjet:- Është ora kur ime atë merrte kalin e harlisur dhe bridhte fushave. Djaloshi gjeti nusen e duhur dhe nga gjarpër u bë njeri. Prishi lëkurën e gjarprit, e dogji dhe u prish magjia. Nuk e di a e bëra krahasimin të goditur ndërmjet Melusinës që na gostiti profesori Moikomi dhe albanologut Zef Krispi.

Po Preç Zogaj ç’hyn në këto magji të lashta? Preç Zogaj hyn edhe në PS, dhe në PD, dhe në Klan, dhe te gazeta Panorama. Është bërë i kudondodhshëm edhe pse goja i nxjerr pështymë kur flet. Në gazetën Panorama flet me pasion si: Çfarë i duhet me gratë Edi Ramës! Jep shembuj të jetës së Ramës sipas tij në lidhje me gratë në vendimmarrje e zgjedhje. Preçi s’kupton përmbysjen totale që duhet krijuar për detyrën e femrës pikërisht tani, kur mashkullit ja pamë vlerën. Unë e ironizoj këtë poet që do të bëhet me zor politikan me 2 vargje të Çehovit: “Poet muresh me fustan, fshije buzët mos lër nam.”

 

redaktor May 28, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?