Memelli në dyshim për derbin me Tiranën

anazapta

Fitorja 1-0 në “Loro Boriçi” me Vllazninë, e dyta radhazi nën drejtimit e Marcio Sampaios, nuk i fshehu problemet e Partizanit në fazën sulmuese. Në të paktën dy-tri raste të kuqtë edhe pse ishin në superioritet numerik nuk arritën ta ndëshkonin kundërshtarin, një problem ky mjaft shqetësues para derbit me Tiranën. Pikërisht përpara një sfide kaq të rëndësishme nevojitet kontributi i Migen Memellit, që sikurse në vigjilje të derbit paraardhës, ka shfaqur probleme fizike, ndaj prania e tij në fushë ndaj bardhebluve është në dyshim. Goditjet që mori në “Qemal Stafa” ndaj Bylisit e kanë detyruar 33-vjeçarin të kryejë stërvitje të diferencuar, pasi ende nuk e ndien veten të gatshëm për të punuar me ritëm maksimal. Por ky nuk është problemi i vetëm që shqetëson stafin teknik të Partizanit. Ndërsa futbollistët e kuq nisën stërvitjen e radhës, trajneri Marcio Sampaio, në prani të bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, zhvilloi një bisedë të gjatë me Mentor Mazrekajn, i cili ishte kthyer në çështje në kampin e kuq, për shkak të rendimentit të ulët dhe daljes jashtë detyrave taktike në dy sfidat e fundit, me Bylisin dhe Vllazninë. Pasi gjithçka u sqarua, Mazrekaj vijoi stërvitjen me grupin, për të qenë i gatshëm për derbin me Tiranën.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *