Posta Shqiptare dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për prodhimin dhe shpërndarjen e kartës së studentit për të gjithë studentët që studiojnë në universitete publike dhe private, në të gjithë Shqipërinë.
Karta e studentit do të jetë një kartë identifikuese, e cila do të ofrohet falas nga Posta Shqiptare, duke i mundësuar të gjithë studentëve edhe një llogari personale në sistemin e saj, Në këtë mënyrë studentët do t’i përfitojnë shërbimet e Postës Shqiptare me çmim të reduktuar. Krahas kësaj së shpejti pritet që studentat të përfitojnë me çmim të reduktuar edhe shërmibe të tjera nga operatorë të ndryshëm ekonomik.
Në lidhje me këtë nismë, e ndërmarrë në kuadër të plotësimit të kërkesave të Paktit për Universitetin, administratori i Postës Shqiptare z. Laert Duraj thotë: ‘’Tani jemi në fazën e parë. Për momentin do të jetë një kartë identifikuese, e cila do t’u ofrojë të gjithë lehtësirat që entet publike ofrojnë për studentët. Më vonë, edhe në varësi të marrëveshjeve që Posta Shqiptare do të lidhë, do të ofrohen procedura me lehtësime edhe më të mëdha. Procesi do t’u ofrohet të gjithë studentëve të Shqipërisë”./Scan
e.ll./dita

Studenteve karta identiteti, kurse vetvetes kartela psikopatie, okay?