Memoria e smartphonëve të rinj nxjerr ‘jashtë loje’ kompjuterin

Alqi Kociko
Samsung

 

Smartphonët që do të hidhen në treg vjeshtën e 2016, duke përfshirë dhe iPhone 7, do të vijnë me një kapacitet arkive të krahasueshëm me një kompjuter.

Kompania Samsung ka lajmëruar se po përdor në prodhimet e saj për herë të parë, një çip për memorien me 256 Gigabyte, për “gjeneratën e re të telefonëve”.

Për momentin maksimumi i memories së brendshme të disponueshme është 128 gigabyte, e lançuar një vit më parë dhe e përdorur dhe në versionet e shtrenjta të iPhone 6S dhe 6S Plus.

“Memoriet e reja, janë të bazuar ne standartin UFS 2.0 dhe janë dy herë me të shpejta se njësitë e kompjuterave “, shpjegon kompania.

Pikërisht kjo risi do të lejojë që të shikohen video me rezolucion shumë të lartë, 4K në ekranin e telefonit ose tabletit, por edhe për të ruajtur shumë më tepër të dhëna.

Share This Article
2 Comments
  • ” e lançuar një vit më parë dhe e përdorur dhe në versionet e shtrenjta të iPhone 6S dhe 6S Plus.”
    e lançuar=e hedhur,e futur/në treg ose prodhim!!
    kaq të vështirë e keni të mësoni nja dy fjalë shqip??

  • po pse startovi iniciativa ose ai atakovi ate ???
    Po kur shkruajne emrat e huaj me shkronja shqipetare si Nju Jork ose William e shkruajne Uilljam 🙂
    gazete e bome nga dhoma gjumit me nje pc duke bere copy and paste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *