Nga Bedri Islami
Është një fakt i pamohueshëm: memoria historike e një kombi nuk mund të ndahet. Ajo nuk mund të gardhohet si një arë e zakonshme, kur pjesët në dy anët e saj do i thonë njëri-tjetrit se “kjo këtej anës sime është më e mira dhe e vetmja e mirë e mundshme”.
Aq më tepër nuk mund të ndahet memoria historike e një kombi në një periudhë relativisht të afërt, kur ende janë të ndjeshme gjërat që kanë ndodhur dhe kur vetë historia e shkruar nuk është ngjizur si duhet.
Ndoshta periudha më e diskutuar e pas vitit 1990 ka qenë pikërisht kjo që është sot, duke nisur nga viti 1941, kur në skenën politike shqiptare u dukën për herë të parë pas kaq vitesh, dy forca që ishin jo vetëm të ndryshme, por shpesh herë edhe të kundërta, të cilat, në të vërtetë, u rreshtuan në dy anët e kundërta të poleve historike.
Ajo ndarje është ende sot e pranishme në jetën tonë politike, megjithëse shumë akuj janë shkrirë mes tyre, jo sepse idetë dhe vizionet që kanë pasur kanë ndryshuar, por sepse njerëzit që sot i kanë marrë mbi vete këto prioritete politike, kanë ndryshuar.
Nëse, disa kohë më parë, ndarja ideologjike përbënte “murin partiak”, tani kjo është veçse një lojë e zakonshme, që edhe po ta përmendësh, ndjehesh disi ndryshe, pasi kufiri mes ndarjeve ideologjike ka rënë prej kohësh dhe rikthimi tek ato bëhet vetëm atëherë kur kërkohet një rifutje ndryshe në politikë.
Partitë klasike të vitit 1941 e më pas, Partia Komuniste, Balli Kombëtar, Legaliteti, fillesa partish në ditët e fundit të luftës , si Socialdemokratja, tani, ose janë shuar, ose janë të pavlera, ose janë shndërruar nën emërtime të tjera. Asnjëra prej tyre nuk ka atë vizion që kishte asaj kohe, megjithëse lufta për pushtet është gjithnjë e më e ashpër. Sepse tashmë, brenda vetes ka edhe luftën mbi monopolin e financës, duke krijuar secila për vete oligarkinë financiare, e cila i mban në pushtet por edhe që e dredh sa herë që asaj, oligarkisë i teket të ndërrojë kuajt e pushtetit.
A ka qenë jetike dhe e domosdoshme ndarja e kohës së luftës? A mund të kishte vepruar ndryshe dhe Shqipëria, ndryshe nga të gjithë shtetet e tjera që u përfshinë në luftën kundër nazizmit, mund të kishte një konfiguracion tjetër politik edhe pas luftës? A ka pasur shanse të humbura dhe cili ishte shansi i parë i humbur në këtë luftë? Cilët ishin në kohën e luftës “perëndimorët shqiptarë” dhe cilët ishin pjesë e agresorëve? Mbi cilin krah rëndoi urrejtja, ndjekje dhe vrasjet masive të ushtrisë pushtuese dhe cilët lodronin së bashku me to? Çfarë ndodhi pas luftës a mund të eliminohej dhe të kishte një vend tjetërsoj, ku mendimi politik kombëtar të ishte mbi ideologjinë?
Të gjitha këto janë rizgjuar edhe një herë pas debatit të hapur, më shumë artificialisht, si një moment i pritur shpërthimi ku u përfshi edhe ish presidenti Nishani, si njëri ndër kapterët e bujshëm të historisë së fundit, që lidhet me kampet e përqendrimit, por edhe idetë e mbrapshta të paraqitjes së dy Shqipërive, njërës pro komuniste e tjetrës nacionaliste; njërës, jugut, që ka mbështetur verbërisht lëvizjen komuniste dhe tjetrën, veriun, që i ka qëndruar atij? Sa të sakta janë të gjitha këto? A ka pasur mes tyre një vijë ndarëse, ta zemë në lumin Shkumbin apo e gjitha është ringritur tani, sipas një ideje që ka ekzistuar edhe më herët në politikën shqiptare dhe që, për herë të parë është ngritur në parlamentin shqiptar të vitit 1923?
Jam i bindur se historiani Pëllumb Xhufi e di fare mirë se historia e kampeve të internimit në Shqipëri ashtu si burgjet politike, janë ndër tmerret më të rënda të periudhës komuniste. Shpesh herë ata janë trajtuar edhe si krime kundër njerëzimit. Ai e di fare mirë, ndoshta shumë më mirë se kundërshtuesit e një fjalie të tij, se çfarë ka ndodhur në këto kampe sepse si historian i ka ndjekur në vazhdimësi. Duhet të jesh tejet naiv në histori dhe krejtësisht i amortizuar politikisht të mos e pranosh të vërtetën se regjimi i shkuar, në vite të ndryshme e zona të ndryshme, kaloi në ekstremitete të paimagjinueshme. Historitë e sjella në vite nuk e mohojnë këtë fakt, ashtu si nuk mohojnë edhe faktin tjetër se në Shqipëri megjithë kushtet çnjerëzore dhe tmerrin e kampit të Tepelenës, ka pasur në Shqipëri kampe të tjerë, ku tmerri ka qenë më i rëndë, shtrirja në kohë e tyre më e gjatë dhe ku ka dominuar mbi të gjitha jo vetëm ndëshkimi në emër të familjes, por sidomos ndëshkimi për bindjet politike. Burreli dhe Spaçi janë dy prej tyre.
Por le të kthehemi në fillimin e kësaj ndarje. Koha e luftës nacionalçlirimtare, periudhë e cila si kurrë më parë e shumë më vonë, e vendosi vendin në një kamp të fuqishëm antifashist, ku ishin të përfshirë gjithë shtetet dhe bindjet e ndryshme në synimin e një qëllimi të pazakontë: luftën ndaj nazizmit.
Shumë nga ata që sot paraqiten si përçues të nacionalizmit shqiptar, në vitin 1939 nuk ishin asgjë tjetër veçse karikatura të tij. Duke qëndruar për 15 vite jashtë vendit të tyre, si kundërshtarë të monarkisë, ata kishin bërë paktin e djallit: njëra anë e tyre më e madhja dhe më e pushtetshmja pas okupimit fashist, për 15 vite me radhë, kishin siguruar jetesën e tyre mjaft komode pa punuar asnjë ditë, por nëpërmjet financimit legal dhe ilegal që u bënte shteti serb. Ana tjetër, e mbështetur në figurën e Mustafa Krujës, një italofil që nga qeveria e Durrësit e vitit 1920 dhe kundërshtar me armë i Kongresit të Lushnjës, financohej nga qeveria e Duçes, për ta pasur ashtu si e kishte, një falangë reservë në pushtimin e vendit të tyre.
Kjo klasë politike duke pranuar postet e larta në qeverinë fashiste e humbi të drejtën të quhej nacionaliste dhe, në fakt, nuk kishte asnjë lidhje me nacionalizmin. Njëkohësisht ata kishin humbur lidhjet me njerëzit dhe në mentalitetin e tyre ishte ende bindja se emri që kishin pasur vazhdonte të ishte i fuqishëm dhe se trashëgimia familjare apo politike luante rolin vendimtar në afirmimin e tyre. Nuk ishte më as njëra e as tjetra. Ata i kishin humbur një herë, do i humbnin përsëri, dhe përpjekja që bëhet tani për të përmbysur kohën kur ata hodhën poshtë vetveten është njëra ndër dëshirat për të ndarë memorien kombëtare, ashtu si gardhohet një arë.
“Në Luftën e Dytë Botërore nuk ka pasur kurrë një periudhë në të cilën patriotizmi në kuptimin e besnikërisë së vetvetishme ndaj një qeverie kombëtare të qytetarëve të përfillej më pak. Kur mbaroi lufta, qeveritë e të paktën dhjetë vendeve të vjetra europiane kryesoheshin nga njerëz që në fillimet e saj patën qenë rebelë, të mërguar politikë, apo, më e pakta, persona që e kishin parë qeverinë e tyre si imorale dhe të paligjshme “– do të shkruajë historiani Eric Hobsbaëm.
Kur shkoi në Londër dhe deklaroi me 18 qershor 1940 se nën udhëheqjen e tij Franca e Lirë do të vijonte të luftonte Gjermaninë, Charles de Goulle po kryente një akt rebelimi kundër qeverisë së “ligjshme” të Drancës së Petenit, e cila kishte vendosur në mënyrë kushtetuese t’i jepte fund luftës dhe këtë vendim të saj e kishin mbështetur shumica dërmuese e francezëve të kohës. Sikur Gjermania të kishte fituar luftën, Curchill-i do të ishte trajtuar nga qeveria e tij si një tradhtar, ashtu si u trajtuan liderët shtetërorë sllovakë e kroatë të kohës së nazizmit, të cilët në kohën e pavarësisë shtetërore të kufizuar, si satelitë të Gjermanisë Hitleriane u trajtuan si heronj.
Natyrisht në Shqipëri nuk kishte personalitete të përmasave të tilla, por ata mund të dilnin nga ajo klasë politike që për disa vite ishte trajtuar si e tillë, që kishte lënë emër në historinë e vendit, që nga ditët e para Pavarësisë dhe kishin qenë ndër shtetarët e parë.
Për fat të keq, më shumë të vendit se të historisë së tyre personale, ata u gjendën në kahun e kundërt të historisë dhe, njëkohësisht në kahun e kundërt të historisë së popullit që tyre. Duke u bërë pjesë e qeverisë, nën sundimin fashist, edhe ato pak ngjarje pozitive që bartën, si përhapja e arsimit shqip në Kosovë etj., nuk mund të hiqnin njollën mbi shpinën e tyre.
Qëndrimi ndaj kësaj klase politike, që një herë ishte profashiste e më pas u bë pronaziste, nuk mund të ishte ledhatues, por as nuk duhej të kishte shkuar në përmasat e asaj që ndodhi në të vërtetë.
Nuk duhet të sjell ndër mend ato që ndodhën në shtetet e vjetra perëndimore me përkrahësit e lëvizjes dhe të pushtimit nazist. Në Francë, në Belgjikë dhe në Holandë e Danimarkë, ata morën përmasa tragjike në atë që quhet “puridikimi” apo pastrimi i asaj që quhej lëvizje kolaboracioniste dhe në ato drejtues që morën një emër të përbashkët: kuislingë.
Megjithatë shembulli i tyre nuk justifikon atë që ndodhi në shtetin shqiptar. Nëse në Belgjikë njerëzit vriteshin në vitin 1945 në pragun e shtëpisë vetëm se kishin lexuar një gazetë gjermane pa asnjë lloj gjyqi e kjo ndodhte më ashpër në Holandë e Danimarkë, shteti shqiptar kishte një mentalitet tjetër, ende nuk ishte formësuar ajo që mund të quhej ndërgjegjja kombëtare; përdallimi mes brezave duhej bërë si nevojë e domosdoshme e përbashkimit të kombit; ndalimi i ndëshkimit duhej bërë në çastin kur e drejta e tij nuk do të kthehej në hakmarrje të verbër.
Megjithatë, të gjitha këto, të ndodhura në një vend si i yni, ku caku i një fshati është në të njëjtën kohë edhe fillimi i një fshati tjetër dhe ku, në një qytet të gjithë janë të njohur me njëri- tjetrin, nuk mund të fshehë të vërtetën që nuk ka lidhje me atë çka ndodhi më pas: në Shqipëri ka pasur gjatë luftës kolaboracionistë të ashpër, të lidhur fuqishëm me pushtuesin që ndërmorën në emrin e tij vrasje masive, u bënë pjesë e masakrave dhe e tmerreve të luftës.
Është fakt, me të cilin mburren sot vazhduesit e ballistëve apo legalistëve të djeshëm, se në sulmet kundër forcave çlirimtare në luftën antifashiste, më shumë partizanë të vrarë kishte nga armët e tyre se sa nga gjermanët. Thuajse në të gjitha masakrat e ndodhura është e pranishme forca mercenare e tyre. Halit Alia mund të ketë sot një monument në Peshkopi, por ai në fakt ishte një mercenar i forcave pushtuese që në emër të tyre u nis të bënte masakra të Skrapar, në Vlorë, në Mallakastër dhe është paguar për këto masakra. Nëse sot termi antikomunist është i njëjtë me fashist atëherë do të thotë se klasa politike e dalë nga këto lëvizje është ende në fillimet e vitit 1940 dhe se asgjë nuk ka mësuar nga historia.
Askush nuk e di sot me siguri se sa është numri i të vrarëve në luftën antifashiste. Nuk ka pasur e nuk ka një dëshmi të saktë, pasi jo rrallë, janë ngatërruar viktimat dhe dëshmorët. Por, sidoqoftë ai ka qenë tepër i ndjeshëm për një vend si i yni. Në tre vite luftë u vranë më shumë se 12 mijë djem e vajza shqiptare, kontribut i ndjeshëm antifashist. Nëse heqim sinorin në kujtesën historike atëherë gjërat duhen kthyer në Fillimin e Gjërave dhe jo në mesin e tyre. Sepse tre vite luftë i kushtuan tepër gjak vendit.
Komunizmi gjet truall të gatshëm në Shqipëri jo se njerëzit e njihnin atë, por sepse një brez i tërë tejet i ri, u la në përbuzje nga ata që ishin mësuar ta ndanin vendin në parcela krahinore, ku ende jeta ishte ndarë në bajraqe dhe ku, megjithë përpjekjet e para të monarkisë, gjërat kishin mbetur kështu. Në Veriun e Shqipërisë mbi 95 për qind e banorëve ishte analfabet dhe miti i bajraktarit ishte mbi gjithçka, edhe mbi rolin e shtetit. Në jugun e Shqipërisë pronarët latifodistë të tokave, që jo rastësisht u bënë proitalianë dhe e lidhën jetën e tyre me pushtuesin, sundonin me dorë të hekurt.
Përballë tyre po gjente agun e saj një lëvizje e re, e cila edhe pse ishte utopike, e panjohur, e mjegullt, sillte me vete dy parulla të pasluftës, tokën dhe barazinë.
Botuar në Dita. Vijon…

PO AMAN O ENVERISTI BEDRI ISLAMI ME KETO MASHTRIME BOLSHEVIKE!
Komunizmi stalinist nuk gjeti truall te gadshem ne Shqypni, por erdhi si MURTAJE nga Beogradi, kur Josip Broz Tito po kerkonte nje mekembes ne vendin tone me ane te killerit te tij Vukmanovic Tempo qe kur “zbuloi” Enverin i dergoi nje leter BOSIT te Jugosllavise Komuniste, qe ka mbetur ne arkiva:
“KAM GJETUR NJE NJERI QE PER PUSHTET SHET EDHE NENEN E VET”
Koha tregoi se Vukmanovici kishte pasur te drejte ne vleresimin e tij per Enverin, sepse kur ky urdheroi te ekzekutonin me tortura paraprake kunatin e tij bamires, Bahri Omari, Aneja i i tha:
“PO TI SI E SHITE KESHTU BAHRIUN? ME SHIT EDHE MUA TANI TEK MIQTE E TU KOMUNISTE!”
prandaj;
O enveristi Bedri Islami mos e perdridh BYTHEN si kurvat ne bordello me fashiste, kolaboracioniste dhe kuislinge, kur kolaboracionisti me madhor ishte Kumandari Yt i LANC-it kriminal qe gjate gjithe Luftes jetoi si levend borgjez ne vilen e kunatit te tij Kryefashist dhe Kryekolaboracionist Bahri Omari. Nga kjo vile ngjitur me vilen e Qazikm Mulletit Enver Hoxha spiunoi tek fashistet Qemal Stafen, njesoj sic i vrau te gjithe komunistet e tjere pas tij deri ne fund te jetes me veglat e tij mizore, Mehmet Shehun dhe Kadri Hazbiun.
CFARE MUT SHKRIMI PA MORAL DHE PA LLOGJIKE ELEMENTARE ESHTE KY?
Nga njera ane Kampi i Tepelenes ishte llahtar, nga ana tjeter Pellumb Xhufi ka te drejte kur mohon krimet e Enverit dhe ka te drejte qe tallet me viktimat e Kampit te Tepelenes me nje cinizem te papare.
CFARE LLOJ KAFSHE ENVERISTE JE TI O BEDRI ISLAMI?
sepse:
Me mua, intelektualit me thene te drejten dukesh si Kandil Deti pa shtylle kurizore qe di te vertise llafollogjine boshe pa permbajtje, por qe nuk thote kurgje per thelbin e debatit:
PSE ENVERI DHE LANC-I I TIJ KRIMINAL VRAU DHE MASAKROI ALEATET ANGLEZE NE KANALIN E KORFUZIT KUR SHQYPNIA U RADHIT NE ANEN E DREJTE TE HISTORISE?
He pra o Bedri Islami qe di te shkruash vetem llogje fanatikesh prej budallai ne gazeten DITA, he pra pse i vrau Enveri anglezet ne Kanalin e Korfuzit? Pse nuk ju vjen zeri fare ju, enveristeve fanatike kur del ne pah ceshtja e kanalit te Korfuzit dhe e vendimit te Gjykates se Hages qe e cilesoi LANC-in jugosllav te Enverit si nje “Organizate terroriste” qe coi ne konfiskimin e floririt te Bankes se Shtetit ne favor te Britanise se Madhe?
KE DO TE GENJESH DHE MASHTROSH TI ME KETO LLOGJE ARKAIKE BOLSHEVIKE?
dhe:
Si e ule keshtu papritur numerin e “deshmoreve” imagjinare te LANC-it te Enverit nga 28 mije ne 12 mije?
Shko dhe pyet fashisten Nexhmije Hoxha se ta tregon te sakte ajo numurin e “deshmoreve” te Enverit.
” Intelektual” me vjen keq qe doza e ilaceve qe merr eshte e pamjaftueshme, prandaj duhet ta rrisesh me 500 miligrame te tjera. Perse e them kete. Z. Bedri ne kete shkrim jo vetem nuk eshte enverist, por eshte ne krahun tuaj qe humbet luften dhe bashkepunuat me fashizmin. Lexoje mire se cfare shkruan per kampin e perqindrimit te Tepelenes. Qe te spjegohet se si ka qene ky kamp, duhet te spjegohet se si jetonte pjesa tjeter e popullsise. Pra ne hapesire dhe ne kohe. Shqiperia ne kohen e Zogut ishte nje vend i prapambetur, qe u shkaterua nga lufta edhe ajo qe ishte. Ne ate kohe kishte uri te pergjithsheme dhe cdo familje luftonte per mbijetese. Une vete kam qene duke ikur nga kjo bote, vetem sepse nuk gjendej nje flakon peniciline. Tani thuhet qe kushtet ne Tepelene ishin te tmereshme, kur e gjithe Shqiperia ishte ne gjendje te tmereshme. Ju thoni qe ish partizanet duhet te mendonin ne rradhe te pare per femijet e bashkepuntoreve te fashizmit, pastaj per femijet e tyre!!! Asnje vleresim dhe arsyetim nuk mund te behet po nuk analizove gjendjen ekonomike te vendit per kohen qe flitet. Nuk mund te perdoresh ligjet per te drejtat e njeriut qe jane sot, ne nje kohe kur te drejtat e njeriut nuk mund ti plotesonte per veten e vet ne ate kohe. Keto lloje diskutimesh nuk ndodhin jashte sepse kane kulture me te ngritur. Ne Shqiperi do tua lene trashegim brezave te ardhshem qe edhe ata te grinden me keto budallelleqe.
Bedri !
Tepelena ka qene kamp perqendrimi per njerez te pa denuar : burra e gra te moshuar e femije….ndersa Spaçi e Qaf Bari burgje per te denuar e kampe pne.
TRAGJIA e vertete e SHQIPTARVE nuk filloi as ne vitin 1944, as ne vitin 1940, apo 1939, apo ne vitin 1912.
TRAGJIA e vertete e SHQIPTARVE filloi vetem atehere kur shqiptarin e quejten “BEDRI ISLAM”, apo kur kete “BEDRI ISLAM” e sollen ne trojet shqiptare nga ANADOLLI.
Te gjitha te tjerat jane rrjedhime apo pasoja, edhe per kohen e sotme.
ngajher i bje gozhdes n’kok!
Pak ndryshe nga Bedri Islami, qe i shkruan gjerat drejt dhe pa dredha, une mendoj se fusha politike ne Shqiperine e Luftes se Dyte Boterore perbehej nga 3 faktore. Dhe jo dy! Dua te them se nga njera ane ishte rreshtuar Nacional – çlirimtarja, qe per njerezit e thjeshte, pra popullin, perfaqesonte te ardhmen, begatine dhe perparimin. Ne ane te kundert gjendeshin bashkepunetoret e Italise fashiste dhe Gjermanise naziste. Keta te fundit e kane damken e tradhtarit ne balle dhe askush qofte, nuk ua heq dot kete turp. Por kishte edhe nje grup tjeter, i lene deri me tani menjane, qe ishin nacionalistat e vertete. Keta ishin kunder pushtimit fashist nga Italia. Por njekohesisht ishin edhe antikomuniste te bindur. Disa prej ketyre grupeve luftuan keshtu edhe kunder italianeve, por edhe kunder komunisteve. Politika e sotme, e udhehequr nga karikatura te tilla si kapter Nishani perpiqet te “zbardhe” bashkepunetoret e njohur te fashizmit. Ata qe i dhuruan kuroren e Skenderbeut mbretit te Italise! Gjoja se ata na paskan qene antikomuniste! Dhe t’i transformoje ne heronj! Idiotesi me brire. Une mendoj se historise se Luftes se Dyte Boterore i mungon pikerisht nje aspekt i rendesishem: Kush ishin ata nacionaliste qe luftuan kunder forcave italo/gjermane, por po ashtu edhe kunder komunisteve? Ketu duhet te bejne edhe sot te ashtuquajturit antikamunista. Jo duke u perpjekur te mbulojne diellin me shoshe, por duke pranuar veprimtarine antikombetare dhe tradhtare te kolaboracionisteve dhe duke nxjerre ne pah ata nacionaliste qe luftuan kunder pushtimit nazifashist. Se te konsiderosh sot si hero kryeministrat, ministrat dhe politikanet kuislinge, ky eshte sulm dhe nençmim ndaj inteligjences se popullit shqiptar. Pavaresisht nga gabimet apo krimet qe ngjane gjate periudhes komuniste (se bashku me perparimin dhe ndryshimin marramendes te vendit) te shpallesh sot si heronj ata qe bashkepunuan me armikun, – eshte vazhdim i tradhtise.
Ne fund do te kisha edhe nje sugjerim per gazeten e dashur “Dita”. Te shfletoje shtypin e kohes se viteve 1939 – 1944 dhe te botoje emrat e te gjithe atyre gjerarkeve te larte qe i sherbyen pushtuesve nazi/fashiste. Duke perfshire ketu kryeministrat e asaj kohe, anetaret e qeverise, deputetet,kleriket dhe ushtaraket e larte etj etj. Si dhe te gjithe ata qe votuan ne asamblene “kombetare” dhenien e kurores se Skenderbeut mbretit xhuxh te Italise. Gazeta “Shtypi” apo “Tomorri” gjenden ende me siguri ne fondet e Bibliotekes Kombetare. Ne kete menyre do tu mbyllet goja edhe atyre plehrave qe duan “te kthejne permbys varret e deshmoreve”! Siç thote shkrimtari yne i njohur Isamil Kadare.