Shënim: Memoriali në Tiranë dhe dy foto nga Ankaraja e Stambolli

Bora Basholli

Ka ngjallur shumë reagime publike vendosja e një memoriali dhe një emri rruge në Tiranë për viktimat e atij që njihet si “grushti i shtetit” i 15 korrikut në Turqi.

Megjithëse u tentua të kalohej në heshtje, mësohet se propozimi dhe vendimi është qeveritar, jo i pushtetit lokal.

I detyruar nga rrethanat, kryebashkiaku Erion Veliaj e ka komentuar sot këtë vendim me fjalë ku dallohet qartë dëshira e heshtur për distancë higjenike nga akti; dëshirë e pritshme kjo, e dikujt që ka shkëlqyer në kujdestarinë teknike të Tiranës, dhe të cilit politika veç ia dëmton këtë medalje publike të merituar.

Nga prononcimi ndihet gjithashtu që Veliaj do të donte që edhe publiku të mos e merrte politikisht një akt tē tillë; ftesë e nënkuptuar për të cilën  duheshin gjetur fjalë më të përshtatshme, por gjithsesi e pamundur kur bëhet fjalë për një vend si Turqia me pika takimi të shumta në historinë e Shqipërisë.

Busti i Fan Nolit në Ankara

Nuk i prish punë askujt. Më thonë është në cepin e Liqenit, ku shumica prej atyre që ankohen as iu ka rënë në mendje kur ishte mbuluar me ferra dhe kur digjej plastikë dhe ku zaptohej si territor. Tek Liqeni dhe në të gjithë Tiranën ka vend për të gjithë” tha Veliaj.

Nuk ka folur si politikan dhe mirë bën. Shqipëria është shumë më tepër se Tirana; ashtu edhe kur themi Turqia nuk nënkuptojmë emra politikanësh dhe as përkohshmërinë që mbartë pushteti politik.

Jo vetëm pse ajo çka shumica e politikanëve bëjnë e duhet të bëjnë është detyrë e paguar; jo vetëm pse në veprat e tyre më së shumti nuk ka dhe nuk ka pse të ketë asgjë heroike, përkundrazi; por edhe pse kështu kuptojmë më mirë pse Turqia ka zona e shtatore ku nderohen shqiptarë si Adem Jashari apo Fan Noli.

Ajo që i dallon burra si këta nga të tjerët është që sakrifica e tyre nuk futet dot në kornizat kohore të pushtetit apo pushtetarit të radhës; këto korniza cilido qoftë pushtetari, janë të ngushta për heronjtë.

Grushti i shtetit në Turqi ende nuk është sqaruar qartë për nga dinamikat dhe rrethanat. Këtë e di mirë edhe ai që ka marrë vendimin për memorialin te Liqeni, i cili bën mirë të mos fshihet më pas gishtit se është dhe burrë i gjatë.

Shtatorja e Adem Jasharit në Stamboll në parkun që mban emrin e tij, përkrah shtatores së themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Atatürkut dhe poetit Aşik Veyse

 

b.b/dita

Share This Article
70 Comments
  • Shif kur ti dali nje gjyshe dhe nga Ankaraja gjatoshit

    Se ky dreq ka pas 23 gjyshe

    Ia kalon dhe atij kryetoptanasit te Klanit nga Lushnja

    Pse ia merr persiper bemat o Erjon, nuk ka det qe lan mutin e tij, eshte bere mullar tani

    • Nuk shof asgje te keqe, mos e beni qimen tra

      Ja sic e shifni dhe vete edhe turqit i kane nderuar heronjte tane

      A kerkojme reciprocitet ne vazhdimisht??

      Atehere edhe duhet ta zbatojme

      • Per Erjonin kam dhe vazhdoj te kem shume respekt

        Tirana flet vete, Erjoni nuk ka nevoje te flasi, se puna thote gjithcka, edhe pse ia do sera dhe detyra te flase ndonjehere

        Sa per memorialin kam te njejtin mendim si artikulshkruesi.

        Te vritesh per pushtetin e Erdoganit dhe te vritesh per vendin tend Kosoven jane dy gjera te ndryshme

        Ndryshe do duhej te ngrenim memorial per gardistet e 21 janarit

      • Ngritjen e memorialit te viktimave te grushtit te shtetit e konsideroj nje SKANDAL te tmerrshem politik,qe historia ,kur t’i vije koha do ta ndeshkoje rende!
        Edi Rama,ka vepruar per interesat e pushtetit te tij e jo te Shqiperise!
        Pse duheshin nderuar me nje memorial viktimat e grushtit te shtetit te 15 korrikut?
        Cfare akti heroik kryen keto viktima,qe ia vlen te nderoheshin edhe ne Shqiperi?
        A rane deshmore te demokracise turke, apo ne mbrojtje te pushtetit diktatorial te Erdoganit?
        Fotot e botuara me kete rast te busteve te Fan Nolit dhe Adem Jasharit ne asnje rast nuk jane te baraz vlereshme me memoralin turk ne Tirane.
        Bustet e dy njerezve te nderuar te kombit shqiptar,qe e mbyllen jeten me nder ne sherbim te kombit tone e meritojne plotesisht ate nder,bile edhe ne cdo shesh te botes,ne shenje respekti te maredhenieve te mira te popullit shqiptar me ate turk etj!
        Jeta dhe vepra e tyre eshte e perfunduar dhe historia nuk ka se cfare t’i ndryshoje me per keq atyre!
        Ndryshe qendron puna viktimave te 15 korrikut ne Turqi!
        Sot quhen nga shteti turk si viktima te demokracise,por ne nje kohe tjeter mund te quhen viktima ne mbrojtje te diktatures se Erdoganit dhe kunder demokracise se popullit turk!
        Kjo gje nuk eshte vertetuar deri sa ne fuqi te jete vete Erdogani ne sherbim te te cilit ata dhane jeten!
        Ndaj ne kete rast kryeministri Rama jo vetem eshte nxituar,por as ka marre mundimin te konsultohej me njerez te ditur qe nuk i mungojne Shqiperise sot,se ai vendosi me arrogance ashtu sic veproi edhe kur nderoi pa pyetur njeri krye kolaboracionistin M.Frasheri,duke perdhosur epopene me te lavdishme te popullit shqiptar ne te gjithe historine e tij mijra vjecare,Luften Antifashiste Nacional Clirimtare!
        Me te gjitha bemat e tij antishqiptare,ne se nje dite do ngriheshin memoriale ARMIQVE me te medhenj te Shqiperise,me siguri,qe Edi Rames dhe Sali Berishes nuk do t’ia marre askush vendin e pare dhe te dyte si te tille!

    • tregon që nuk ka pikë burrërie por është thjesht një pupac i Ramës, njësoj si Basha është për Salih Berishën.

      Sa për bustin e ë Fan Nolit në Ankara e Adem Jasharin në Stamboll nuk kanë asnjë shenjë barazie me memorialin e ngritur fshehtaz. Kemi boll emërime turke që respektojnë Turqinë në vendin tonë duke filluar që nga kryqëzimi i 21 Dhjetorit të cilin e kanë emëruar ‘Sheshi Mustafa Kemal Atatürk’.

      Por ky “memorial” vlen vetëm për egon e Erdoganit e jo për popullin turk se nesër kur Erdogani të mos jetë, e vërteta e atij “grushti” shteti do dal e ata që sot Rama/Veliaj i quan “mbrojtës të demokracisë turke ???” nesër do të quhet dhunues së saj. Çdo të bëjë Rama/Veliaj atëherë ? Çdo bëhet me “memorialin” e TIRANËS të këtyre “dëshmorëve TURQ” ??

      kur je puthadorës i Liderit nuk mund të jesh kurrë Lidet vet.

      • GLAUKIAS

        MOS NGATARRO ERJONIN ME TEPSINE RAMSTE

        E AS ERJONI VETE MOS NGATARROJ VETEN

        Shteti ka dështuar, institucionit kanë rënë. Nuk është përceptim por fakt.

        Ministra, drejtorë janë derdhur rrugëve bizneseve, duke inspektuar dhe kontrolluar punën në terren.

        Në fakt, kjo nuk është detyrë e ministrave, pasi në çdo Bashki dhe qytete duhet të funksionojnë administratat përkatëse.

        Ministrat janë për të hartuar politika dhe administrata, vartësit e tyre për t’i zbatuar në praktikë.

        Por një gjë e tillë, duket se nuk ka ndodhur. Institucionet kanë dështuar dhe me dështimin e tyre ka rënë shteti.

        Kupola që i udhëheq institucionet ka dalë të marrë vetë situatën në kontroll, ndërkohë që një administratë e terë paguhet për të bërë punën që ata po bëjnë sot.

        Ka dalë në terren, tavolinë më tavolinë, e biznes më biznes, Ministrja e Financave Anila Denaj, nëpër pika të karburanteve ka zbritur Drejtori i Përgjithëm i Doganave, Arlind Gjokutaj, për inspektimin e rrugëve, Ministrja e Infrasktrukturës dhe e Energjisë Belinda Balluku e të tjetrë.

        Kjo do të thotë se adminsitrata është e pabesueshme për ta dhe diçka nuk funksionon.

        Pra kemi një kupolë që si hije merimgane po mundohet të mbulojë dështimet e vartëseve të tyre

        Ndonëse, ndonëse kemi dhe zëvendëskryeministër që del herë pa here dhe kërcënon, shteti ka rënë.

        Nuk është parë në asnjë vend të botës, që Ministrja e Financave, të mbledhë kuponat Tatimor apo zëvendëskryeministri të merre me biznese të caktuara, duke “kërcitur’ dhëmbët bë media, gjoja se po i tremb.

        Në vend që ta kërkojnë problemi tek vetja, e tyre, tek administrata e tyre, kërcënojnë bizneset,duke treguar kështu se situata iu ka dalë nga duart.

        Duke treguar hapur se insitucionet kanë rënë, dhe ata po tentojnë t’i mbledhin. Por, e kanë të vështirë, derisa kanë arritur në këtë pikë, ku institucionet kanë mbetur vetëm në qendër

        ERJON DISTANCOHU DHE MERR TE MAJTEN NE DUAR

    • Ngritjen e memorialit te viktimave te grushtit te shtetit e konsideroj nje SAKANDAL te tmerrshem politik,qe historia ,kur t’i vije koha do ta ndeshkoje rende!
      Edi Rama,ka vepruar per interesat e pushtetit te tij e jo te Shqiperise!
      Pse duheshin nderuar me nje memorial viktimat e grushtit te shtetit te 15 korrikut?
      Cfare akti heroik kryen keta viktima,qe ia vlen te nderoheshin edhe ne Shqiperi?
      A rane deshmore te demokracise turke, apo ne mbrojtje te pushtetit diktatorial te Erdoganit?
      Fotot e botuara me kete rast te besteve te Fan Nolit dhe Adem Jasharit ne asnje rast nuk jane te baraz vlereshme me memoralin ne Tirane.
      Bustet e dy njerezve te nderuar te kombit shqiptar,qe e mbyllen jeten me nder ne sherbim te kombit tone e meritijne plotesisht ate nder,bile edhe ne cdo shesh te botes,ne shenje respekti te maredhenieve te mira te popullit shqiptar me ate turk etj!
      Jeta dhe vepra e tyre eshte e perfunduar dhe historia nuk ka se cfare t’i ndrysahoje me per keq atyre!
      Ndryshe qendron puna viktimave te 15 korrikut ne Turqi!
      Sot quhen nga shteti turk si viktima tesemokracise,por ne nje koghe tjeter mund te quhen viktima ne mbrojtje te diktatures se Erdoganit dhe kunder demokracise se popullit turk!
      Kjo gje nuk eshte vertetuar deri sa ne fuqi te jete vete Erdogani ne sherbim te te cilit ata dhane jeten!
      Ndaj ne kete rast kryeministri Rama jo vetem eshte nxituar,por as ka marre mundimin te konsultohej me njerez te ditur qe nuk i mungojne Shqiperise sot,se ai vendosi me arrogance ashtu sic veproi edhe kur nderoi pa pyetur njeri krye kolaboracionistin M.Frasheri,duke perdhosur epopene me te lavdishme te popullit shqiptar ne te gjithe historine e tij mijra vjecare,Luften Antifashiste Nacional Clirimtare!
      Me te gjitha bemat e tij antishqiptare,ne se nje dite do ngriheshin memoriale ARMIQVE me te medhenj te Shqiperise,me siguri,qe Edi Rames dhe Sali Berishes nuk do t’ia marre askush vendin e pare dhe te dyte si te tille!

    • Kur kemi shtatoren e satrapit tradhetar Zogolli ne mes te Tiranes dhe askush nga ju nuk beri as gek e as mek,cfare doni me memorialin turk?
      Hiqeni si patriote,por muter jeni!
      Po kur Rama nderoi kryekuinslingun Muthat Frasheri,pse heshtet?
      Qepni halete,o popull mut se e meritoni kete kryeminister sa-TRAP!

    • Le te bejne memorial per Mustafa Qemalin, por jo per ca gomere anonime qe nuk dihet kush i vrau dhe pse. Erdogani nuk ka bere gje per kete vend qe te nderojme ata qe i sherbejne atij. Dhe Erjon palacoja, se burre nuk eshte, te mos fshihet pas gishtit, se ka dhe ai pergjegjesi. Keta jane me te keqinj sesa Zogu, se te pakten Zogu merrte leke dhe e pranonte qe nuk kishte parime, kurse keta hiqen si parimore. Te poshtrit!!!
      Po shqiptaret e dijne se cfare duhet te bejne me te tille memoriale dhe do ia gjejne vendin…

  • E para, eshte detyra e Bashkise per mirembajtjen e mjedisit.

    Futjani ndonje Tender, nja 20 milione euro sic e keni zakon, per heqjen e ferrave.

    E dyta, nuk ka rendesi ku eshte vendosur pllaka, por simboli

    dhe e treta merreni ate pllake, ndajeni medysh me Ranen dhe e dini vet ku duhet ta fusni

    • Djema, ju bej thirrje , merreni me shtruar kete muhabet pa bereqet.Mbajeni trurin te fresket se te henen temperatura do te rritet dhe kam frike se do te terboheni.Elbasani nuk ka vende me per intelektuala, haladina dhe hosten pa thumb. Turqeta mono !

      • Eshte fiks pa bereqet

        As na duhen as erdoganllinjte, as gylenistet

        Tirana qe i la memorialin Erdoganit u ka lene dhe shkollat gylenisteve

        Ne jemi dalluar per keshtu gjerash

        Mos bejme hipokritin edhe ne si publik

        Strehuam cifutet, besojme te huajt, na duhen mqte e huaj, nuk themi dot JO kollaj kur behet fjale per te huajt

        I dime keto

        Kemi halle plot, mos u merrni me nje cope memorial nga Liqeni, se fundja ka vend jo vetem per te gjithe sic hote kryetari i bashkise, por edhe per simbolikat e te gjheve

        Se fundja nuk do ti po dua une te nderoj te liqeni nje ushtarak qe zbaton ligjin dhe mbron shtetin

        Do me gjykoni per kete???

        Une nuk ju gjykoj juve

    • ketu ke te drejte
      por erjoni ndryshe nga Rama ka qene shume me aktiv dhe i qarte ne respektin ndaj luftes dhe veteraneve

      sa per memorialin, te bej distance, jam dakord

      Edhe pa ate sulltani e ka haremin plot me eunukë e dylberë, që pretendojnë se janë pasardhës të Skëndërbeut.

  • ore, qe te kam respektuar ne kete bote si pak te tjere; po pse ferrat t’i ka pjelle ty ? a s’jane dhe ato brenda kufijve te truallit shqipetar ? ja keshtu thone dhe horrat dhe; krryej malet, grryej detet, grryej lumenjte, grryej pyjet dhe…sill’ dhe turkun ne shtepi, te beje ligjin permbi 500 e ca vjet te shkuara dhe gati 30 vjet sot . jam i sigurte, duke pare dhe tragjikomedine kolosale, sot ne mes te tiranes me veprimet….TIRANIKE te mases se marrosur nga droga dhene atyre me bollek, nga misionaret e cmendurise islamike, prure e bekuar, me ferman te pa shkruar, te sulltaneve turq te sotem, se do kete nje permbysje pozitive kete here, per popullin shqipetar .

    • Asgje nuk kane hedhur poshte shqiptaret

      Mos merrni zjarr kot

      Enveri vdiq ne shtrat

      Turqit iken kur deshen vete

      Sa per memorialin

      Erioni mund te mos kishte folur, do bente me mire

      Sidoqofte me shume flet heshtja e atyre qe nuk flasin

      Por, një aktivitet ku një tufë turkoshakësh që nderonin në një pllakë betoni, disa viktima që sulltani i ri i Eruo-Azisë Rexhep Taip Erdogan i ka shpallur heronj, tregoi pafytyrësinë dhe ndyrësinë e klasës sonë politike.

      Lereni Erjonin per sa kohe ben mire kryebashkiakun.

      Merruni me kasten politike te Shqipërisë, e cila hesht e gjitha, të gjithë heshtin si turkoshakë të tredhur, si eunukë të haremmit të sulltanit të ri.

      Asnjë fjalë për skandalin e një memoriali që s’ka asnjë lidhje me Shqipërinë, por janë disa viktima minimalisht të një përplasje politike apo grushti shteti deri imagjinar.

      Turkoshaku ynë Presidenti Ilir Meta, nuk thotë një fjalë për këtë turp, megjithëse, rri në rrjetet sociale gjithë ditën e bën sikur i digjet barku për mëmëdhenë. Ndërsa toka ndotet me mermeret pa leje të disa turqve të vrarë në vendin e tyre për hesapin e tyre.

      Nuk flet Kryeministri Edi Rama, i tredhuri nga dora e sulltanit të ri, të Turqisë Erdogan. Asnjë fjalë nuk thotë Edi Rama, i cili pak ditë më parë çonte mesazhe nga dreka e tij në Turqi me baba sulltanin që e trodhi dhe Rama ynë pseudo nacionalist, tani hesht për një akt fryes ndaj shqiptarëve.

      Asnjë fjalë nuk thotë as kreu i Republikes se Re Lulzim Basha, i tredhuri i radhës nga Erdogani dhe neotomanët. Ekim Alptekin është lidhja e Lulit me sulltanin, njeriu i hetuar nga FBI që nuk del nga Turqia, por fshihet nga frika e arrestimit nga amerikanët e mbrohet nga Erdogani.

      As babai i tij, Saliu.

      Se Ramiu e para gje qe ka kerkuar kur ka premtuar kete turp, ka qene: Rreguloje mos flasin ata te opozites.

      Dhe Erdogani i ka gjetur urat sepse te korruptuarit te korruptuar do sillen gjithe jeten

  • kjo nuk mund te sherbeje si justifikim ne se nuk duhej ndertuar.apo jemi mesuar te justifikohemi si ata qe bashkepunuan me gjermanin gjasme kunder komunisteve…

  • Sa deshmore bien ne bote, e ça pastaj, Shqiperia nuk do te ngreje memoriale per ta, për më tepër ne parkun e vetem te Tiranes.
    E per cfare u vrane keta njerez? Per te mbrojtur regjimin e Erdoganit. Keta njerez nuk u vrane per Shqiperi.

    Keshtu qe, mbajini larg problemet e brendshme te nje vendi. Maredheniet dy paleshe jane nje gje dhe bërja pale me Erdoganin eshte tjeter gje.
    Po sikur neser te vijne ne pushtet kundershtaret e Erdoganit, cfare do te beni, do te nderprisni maredheniet diplomatike?
    Le te shohim hallet qe kemi ne shtepine tone e mos ngaterrohemi me sherret e te tjereve.

  • GEBELSI I EDVIN GROGES E KA EMERIN LALI ERI

    Njesoj si Mon Kukaleshi i Qazim Mulletit ky mashtrues perfesionist me shkolle enveriste gjen ne cdo situate rrugedaleje sa here qe ja kerkon Partia

    Te lumte palla o Edvin Droga pe zgjedhjen perfekte te mashtruesit qe hodhe me parashyte ne krye te Bashkise se Tirones.

    • Votat i meriton ai
      Po per politike ben cfare i thote Rama.
      Se i tille eshte sistemi
      T fluturon kryetari nga karriera ose e kunderta, t ngjit n maje t shtylles edhe kur je nje shurre breshke.

      Pse po thone keta gjithe kohen duhet zhbere 2008, duhet zhbere..

      Ja per keto hynere e zhburrerime burrash e kurverime grash

      • Cfare t’i bejme dallkaukut Lulzim Basha, Kamarieri i Enverit qe u largua nga gara si nje fikacak i paafte dhe ja fali te gjitha Bashkite Edvin Droges si nje bedel i Sali Varkarit te Enverit per te mbyllur me turp halet e Gerdecit, 21 janarit dhe hajnise makaber ne rrugen e kombit

        SI ALIBIA ME E FORTE PER RILINDJEN ENVERISTE?

        • INTELEKTUALI, TE NDJEK ME ENDJE POR PUNA E TIRANES FLET NE FAVOR TE ERJONIT DHE NUK KEMI PSE E FUSIM NE TEPSINE E RAMES.

          Ngritja e memorialit është bërë në fshehtësi të plotë nga opinioni publik dhe media, çka nuk u shërbeu organizatorëve të turpit ta mbanin larg syve tanë shumë kohë. Ngjarja nuk ka simotër, nuk i gjen të dytë, është e pashoqe dhe përbën një fyerje e poshtërim kombëtar. Nuk them se bën me turp edhe mbetjet turke në Shqipëri, por na bën me turp ne të gjithve, që ende mbahemi në nder e dinjitetin që na jep emri shqipëtar.

          DHE ERJONI ESHTE PERFAQESUES I PUNES DHE VETERANVE, JO I TEPSISE RAMISTE, KAM BINDJE PER KETE

          • O Hasono!
            Mos e ke shtepine tek Pazari i Ri zotrote,qe te duket puna e lali Erit e mire?
            Po lali Eri eshte votuar,qe t’u sherbeje 1 milion qytetareve me te drejta dhe detyrime te barabarta per te gjithe e jo sic ka bere ky mashtruesi yt,qe ka hedhur miliarda ne qender te Tiranes,atje ku banon ti,por te tjereve nuk u ka hedhur asnje qindarke!
            Edhe banoret e Yzberishtit,qytetare te Tiranes jane,njelloj me te drejta si ata te Pazarit te Ri,por ne Yzberisht me 50 mije banore,ndermjet tyre 4-5 mije femije ky lali Eri jot nuk ka ndertuar jo vetem asnje cerdhe,kopesht,kend lojrash,biblioteke,lulishte,rruge te shtruara,por as ka mbjelle qofte edhe nje peme,bile as edhe nje lule te vetme per 5 vjet si kryetar bashkie,ndonese ka xhvatur miliona leke ne muaj banoreve me taksat venmdore!
            Nuk duam me shume,por keto milionat tona ku i ka perdorur ky mashtrues?
            Lali Eri i ka trajtuar banoret e Yzberishtit njelloj sic i ka trajtuar klika e Tito-Rankovicit kosovaret dikur se i konsideronte si armiq te ish Jugosllavise!
            Keshtu edhe lali Eri jot!

  • Laliii mos u bej mashtrus si Edvini..

    Se nuk je si ai

    Kemi shpresa te marresh flamurin e se majtes, po u identifikove me te, do ikesh bashke me te

    Ti nuk je Taulant Balla

    As Gjylameti

    Shif pak me larg dhe pak me lart

      • Dime qe kullat e Bashkim Ulajt te Liqeni Erjoni i kundershtoi me deklarata publike dhe seanca gjyqi,

        Ato gjithsesi kane shkuar ne katin e dhjete tani dhe po vijojne me sukses 10 katet e tjera.

        Nje force me madhore e detyroi te terhiqej.

        Cila eshte?

        Se kullat jane fakt, po behen nuk jan opinion

        Nuk jemi te Opinioni i Bledar Rami Saliut

        Eshte Rama edhe prapa Kullave te Ulajt?

        Do vazhdoj Erioni te marri kosto te pamerituara politike per shkak te Ramiut?

        E ka vete ne dore Erjoni

  • Logjikë e një maskarai apo debili?

    Kush do bëjë Shqiperinë ?

    ….lumë kush të rrojë e t’a shohë zonjë …..

    Kur pra , o Naim bej dhe kush do t’a bëjë zonjë, Mit’hat beu yt , Edvin bajga , Sali banditi………………kush ?

    Asnjë , për be asnjë . Romantizmat janë të bukura në vjersha , janë karamele , Shqipëria ka nevojë për ilaçe të forta , të hidhura !

  • Nuk ma merte kurre mendja,qe vazhdoj te kem respekt per punen qe vazhdon te besh, te prezantoheshe si nje capacul pa vlere njerezore ne kryeqytetin SHQIPTAR,si nje leter ne doren e mender rames ku ai fshin bythen me ty.

    Ajo,ku je keni vendosur kete memorial,te vetvrasjes suaj njerzore dhe kombetare,mesoje mire ti dhe te gjithe ju(qe per bythen tuaj shisni ne menyre te verber cdo gje),ajo mund te jete dhe nje hale shqiptare,por aman eshte ajo qe duhet te ishte toka jone e shtrenjte shqiptare europiane.

    Haram,njemije pafundesisht haram te qofte,ajo qe une kam besuar tek ty si njeri.

    • Akoma keni respekt per kete te Ramutit?
      Po ky mbuloi Skenderbeun te parin, apo e harruat?
      Ky qe shkaterron qendren Historike te Tiranes per Fushat,
      Ja ku eshte qellimi, zhdukja e Historise se Shqiperise dhe uzurpimi me simbolikat e tradhetareve dhe pushtuesve

    • Nuk i shkon kryetarit te bashkise te flase si mashtrues pijetorje,por problemi eshte se ti keshtu flet per cdo gje.

  • Ti Erion mund te besh poshtersira, aq sa ta mban karakteri qe ke, po mos u perpiq te na besh budallenj , si puna e atyre fiqve qe shite dhe e mbushe me maje llogarine bankare.

    Ke ndonje qoshe me plehra tjeter, se kam nje liste me emra maskarenjsh qe duan lapidare dhe paguajne mire, me mire se Erdogani.

    “Qenin si ta kesh ushqyer, leh atje ku pati ngrene…” Edhe ti me tetzot Palloshin…

  • E dine shume mire si Edvini si Erjoni se cfare kane bere…

    Po te mos e dinin nuk e shmangnin prezencen e tyre atje se vdesin per ca kamera.

    Ngaqe e dine, kane tentuar ta kalojne fshehur

    Si koncesionet qe than do ti anullojme pastaj u vun emrin PPP dhe i dhjetfishuan.

    Afera miliardshe qe ne fillim u ben me firma zevendesish bedel e tani me vota deputetesh kukulla.

    Si VKM qe i botojn ne Fletore Zyrtare dhe i fshijne me pas si karagjoza portalesh

    Etj etj

    Shtet whatsapi qe vetem.prej mungeses se alternativave politike po e con veten ne gijotine prej nje sociopati qe.ka hyp n qeverisje e prej nje psikopati qe ishte para tij dhe do t hipi pjellen e vet, pas

  • Djema, ju bej thirrje , merreni me shtruar kete muhabet pa bereqet.Mbajeni trurin te fresket se te henen temperatura do te rritet dhe kam frike se do te terboheni.Elbasani nuk ka vende me per intelektuala, haladina dhe hosten pa thumb. Turqeta mono !

  • Mund te besh nje perkujtimore per grushtin shtetit 14 shtatorit 98 21 janarin qe u vrane njerezit qe gezoni pushtetin sot apo I keni Harruar.

  • Pyetja që bëjnë të gjithë nuk është se ku u vendos por PSE u vendos ? Çfarë duhet ti themi fëmijëve kur të dalim nga liqeni e të na pyesin se çfarë është ai memorial ? T’i përgjigjemi se janë disa turq të vrarë në Turqi që mbrojtën pushtetin e Presidentit të Turqisë nga turqit e tjerë që donin ta rrëzonin? Atëherë do na pyesin : po ç’lidhje ka kjo me ne ? Çfarë ti themi ? Që po u vrave duke mbrojtur Presidentin e Turqisë të bëjnë memorial në Tiranë ? Çfarë ti themi Erjon Veliaj ? Pse është vendosur memoriali ?
    Nejse, treguat fytyrën tuaj të vërtetë edhe për ata që kishin akoma pak besim tek ju. Sali Berisha hoqi bustin e Skënderbeut kur erdhi Erdogani, ju i falët xhaminë më të madhe në Ballkan e tani i ngrini memorial mbrojtësve të tij. As një ndryshim nuk keni nga Sali Berisha. Por të shohim se çdo ndodh me memorialin, a do e pranojnë shqiptarët apo jo…

    • Populli thote te hash turpin me buke,kesaj i thone ta hash me gellbaqe fytyres. Te befte mire o Edi Rama ! C’do gje mund te te kishe shkuar ne mendje,pervec kesaj Thagme,

  • Tirana eshte bacja e Erjonit. E ka te dera e oborit. E kish me plera, e mbushi me pislleqe.
    Ky nuk eshte as argument, e as shpjegim, por nje maksarade, pjese e zinxhirit te maskaralleqeve dhe pislleqeve te Ramut-Velise qe perfshijne qe nga poshtersia e Teatrit, Liqenit, ndertimit te Kullave, mbulimit te Skenderbeut,,dhe deri te nderimi i turqve.
    Poshte e me poshte bien shqiptaret, dhe kapen pas Ripjelljes se kermave si pas fijes se kashtes.
    Po mbyten, po shpresojne qe fija e kashtes ti shpetoje.
    Pastroni plerat, jo vetem te Liqeni, por plerat e shtetit. Ato jane me te rrezikshme

  • Meqe paska ven sa te duash o Lali Kerri hajde ngrejme nje memorial edhe per Titon, nje per Musolinin, dhe pse jo edhe nje per Hitlerin, kushedi perfitojme edhe noi kredi sekrete gjermane. Po ti je me verte budalle, apo hiqesh.

  • NE NJE FORMACION TE NDOTUR DERI TEK THONJTE EDHE NE MOS DHJEVSHI RROBAT TE MARRIN NDOTJE ,( Ere Erion). VETI E RINDOTJES ME EMBLEME CICITJANE.

  • Qenka dhe turqisht pale. Shkoni vishni brekushet o populli i Tiranes si ne kohen e hyqymetit, dhe dilni…per sehir
    Verini flaken more, si durohet ky poshterim

  • Futja popullit dhe ti Lali Eri. Futja sa me shume, se si thote anticensura prape nuk do e besojne. Ju dhemb, po thone prape kushedi jane ne ender

  • “..Un vete,nuk e di ku eshte(memoriali),thone se eshte ne nje cep te Liqenit..”,jan fjalet me te rendesishme te Erion Makiavelit ne prononcimin per memorialin!Kjo do thote,se memoriali eshte vendosur aty “pa dijenine”e Bashkise,dhe kjo nuk perben asnje problem per Kryetarin e Bashkise,dhe kushdo mund te vendosi nje memorial tek Liqeni kur ti teket!Natyrisht qe bastardi genjen,ashtu si ka genjyer gjithmone,sa here hap gojen.Jo më kot Edvin Escobar D’Rama nxorri para te paftyrin Veliaj,qe nuk i dridhet qerpiku e zeri,nuk skuqet e zverdhet, nuk i shteron kurre gjuha edhe kur genjen sy per sy.Te ishte ngritur nje memorial per protestuesit qe u vrane ne protestat e 2013-es ne mbrojtje prones publike Gezi-Park(3,8 ha,qe Erdogan kerkonte ta betonizonte) ,symbol i kurajos civile kundra pushttetit autokrat,kundra dhunes shtetrore dhe policiore,ndoshta do te kishe mundesi te justifikohej,por te ngreshe memorial per viktimat e grusht shtetit,eshte absurde,nuk gjen edhe nje arsye te vetme per ta justifikuar o tellalli i Edvin Ecobar D’Rames.Sa vullnetare nga Shqiperia,qe luftuan perkrah vellezerve kosovare,kan rënë per çlirimin e Kosoves?Perse nuk ngrihet nje memorial per ata?

    • @Sikar Qorri
      Ta kam thrne me kohe, debilat, idiotet, trushplaret….vetem perrua psiqik si ky yti mund te derdhin nga ato pak neurone qe ju kane mbetur….dhe ti nuk te zhgenjen asnjehere.

  • Popujt nuk jane armiq , sic jane ose kane qene kastat drejtuse . Ne Turqi kane zhvilluar veprimtari shume atdhetare shqiptare , kryesuar nga vellezrit Frasheri , Ismail Qemali ,Koto Hoxhi , motrat Qirjazi etj . Nuk ka pse te ngaterrohen mardheniet me Diktatore te vecante . Ne nderojme edhe hronjte , italine , gjermane dhe kineze . Ne kujtesen popullore , ka vend per te gjithe . Me kete memorial , parku pasurohet me nje kujtese . Shteti turk I Edgoranit , nuk ngjason me shtetin turk , te Sulltan Hamitit . Me popullin turk jemi vellezer sa dhe me popujt italiane , gjermane , madje edhe ata grejke dhe serbe . Ne liqenin artificial , vene si vizitore popujt , jo kasttat e shekujve te harruar . Nuk ka asgje te keqe pllakata , Pervec se nxit turizmin .. Eshte mangesi kulture te revoltohesh . Flitet per 6 Shekuj pas. Sa me shume pllakata ne mjediset publike , aq me shume kulture , aq me shume demokraci e maturuar . Zgalem

  • Termi “bust” eshte fjale e huaj qe ka hyre ne perdorim prej kohesh ne gjuhen tone dhe perdotret per nje figure , foto , gedhendje , apo skulpture qe tregon nje njeri , me pamje , qe ne gjoks e lart , kurse per ato pamje qe tregojne te plote trupin e njeriut , ne kemi fjalen e bukur shqipe ” Shtatore” , por qe gazetaret tane nuk e perdorin , thuajse fare !

      • E drejte… Faleminderit MOD. Edhe pse ke bere sikur ke korrigjuar. Hidhi nje here syte dhe ke Busti i Fan Nolit në Ankara 😉

    • MOD, komenti i Lexojeni me duket pak spekullim, ose delir.
      Fjala Bust po te kerkohet etimologjia i ka rrenjet ne Latinishten e vjeter qe do te thote bust, gdhendje ne gur, e gjendur ne Frengjisht, Italisht..etj.
      Nga Latinishtja e vjeter kuptohet qe lidhja me shqipen eshte e pandare. Gjithmone kuptimi eshte gdhendja e pjeses se kraharorit e siper.
      Ne kete kuptim nese perdoret gdhendja e kokes mbi gjoks perdoret Bust, nese perdoret e gjitha mund te perdoret shtatore, ose statuje..qe eshte dhe rrjedhoje e fjales shtat,,shtatore..
      Nuk mund te thuash fjale e huaj per fjalen bust, nese ka evoluar ose ka mbijetuar nga Latinishtja e vjeter. Kjo tregon qe gdhendja dhe emertimi i vepres kane vecuar ne kategori te ndryshme me emra te ndryshem, pra tregon pasuri te gjuhes. Nuk mund ta thjeshtezojme shqipen ne disa terma. Nuk mund te shprehim nje veper arti, sidomos te trasheguar nga lashtesia me thjeshtezime te gjuhes se sotme dhe me limitime, apo kufizime te tilla. Me kete llogjike i bie qe te themi kraharor nese ekspozohet nje bust, pra nje koke me gjoks. Apo kokore kraharore..
      E shikoni sa degradohet kuptimi dhe shprehja?
      Prandaj e shikoj fjalen bust teper te sakte ne perdorim, dhe teper te pershtatshme per shqipen, si gjuhe e lashte paraprirese e latinishtes

    • ” Shtatore”(shtat),vjen gjithashtu nga latinishtja,”status”.
      “Përmendore” eshte shqip,qe mund te zevendesonte emertimet Bust dhe Shtatore.

      • Zigur, permendore perdoret ne nje kuptim me te gjere, te cdo lloj vepre, shtatore apo statuje, ose bust. Bust eshte kategorizimi i gdhendjes nga kraharori e siper. Nuk mund te varferojme gjuhen me idera te tilla, sidomos kur levrimi i ketyre shprehjeve vjen nga latinishtja e vjeter, do ishte krim qe gjuha shqipe te zhvishet nga to, duke prere pak nga pak lidhjen me lashtesine.
        Ne duhet ta ruajme, ta gjenerojme ose trashegojme kete tradite. Eshte prove e paster e lidhjes se shqipes me latinishten e vjeter.
        Nuk mund ti quash te gjitha me nje emer. Atehere ku qendron kuptimi i njejte per cdo kategori emertimesh?
        Shtatore, statuje, eshte nje kategori, bust eshte tjeter.

        • Mirel,ke te drejte se fjalet qe jan futur qe nga lashtesia nuk duhet te hiqen,dhe nuk do te hiqen,por e kisha me fort si diskutim,se kush eshte shqipe e paster.Qendron ajo qe thua,lidhja e paster e shqipes me latinishten,qe ndoshta jan gjuh te te njejtit trung.Jo fjalet latinisht,por edhe ato qe vijn nga bullgarishtja do te ishte absurde te mendohej se do te hiqen,se jan pothuaj te pazevendesueshme.Tung

  • Erjon Velija mund të thotë, çfarë të dojë, se gjuha tulit është, por arsyeja nuk e pranon, që në tokën tonë, në kryeqytetin tonë, të ngrihet një memorial kushtuar “dëshmorëve” të grushtit të shtetit, që ideoi Ertogani, është e pa imagjinueshme.
    Ata, nuk kane ra në tokën tone, por në tokën e tyre, se po të kishin ra në tokën tonë, do të ishte gjysma e së keqes.
    Erjon dhe po i quajmë dëshmorë, po për ke kane ra dëshmorë? Në shërbim të kujt ishin?
    Sigurisht Erjon, të vdekurit duhen lanë në qetësinë e tyre, te të shumtit, por atje ku e kane vendin dhe jo në shtëpinë time. Tirana dhe as një pëllëmbe toke shqiptare nuk është pronë e jotja, që juve të bëni si të doni e ta përdhosni atë. Prandaj e kam theksuar dhe e theksoj se është një turpppp dhe duhet sa më pare të shkatërrohet
    Pse, nuk bëre ndonjë memorial për grushtin e shtetit, me 14 shtator 1998?
    Pse, nuk bëre një memorial për të vrarët e pafajshëm të 21 janarit 2011?
    Prandaj, Erjon Velija, nuk mund të lahet m… me sh….!

  • Ne shqiptarët, ashtu si gjithe Ballkani, për afro 5 shekuj, kemi qenë pjesë e perandorisë Otomane, e cila shtrihej në tre kontinente. Në shek 19-të nga popujt e Ballkanit, me ndihmën e të mëdhenjëve të Europës, përfshirë dhe Rusinë, dikush u pavarësua më herët se shqiptarët që nuk kishin të tillë mik të madh, ose sepse interesat e atyre ashtu ua donin. Shqiptarët u pavarësuan në nëntor 1912, mbas luftrave ballkanike 1911-1912, të fundit, dhe kjo falë ndihmës së perandorisë austro-hungareze, sigurisht dhe kjo për interest e saj në përballje me sllavët e jugut dhe Rusisë, për dominim në Ballkan. Pas rënies së Perandorisë Osmane dhe tërheqjes së saj edhe nga ato territore që i kishte ende nën sundim në Ballkan, i rriti orekset e fqinjve sllavo-grekë për territoret e banuara nga shqiptarët etnikë, ku përfshihej Çamëria e më tej, Kosova dhe pjesa perëndimore e Maqedonisë si dhe trevat në Mal të Zi. Ata me makinacione e dredhi, ia arritën, që në konferencën e Londrës të 6 fuqive të mëdha ne vitin 1913, t’ia heqin trungurt shqiptar, pothuajse gjysmën e territorit, duke njohur si Shqipëri të pavarur në kufitë e sotëm, atë që quhet Shqipëria Londineze. Pra pjesa më jetike e shqiptarëve ngeli jashtë kufijve duke u shpërndarë si plaçkë tregu për fqinjët, që ende pretendojnë si Greqia, Vorio Epirin apo Serbia Kosovën, dhe orekset deri ne ditët tona s’kanë të sosur. Atëhere ku t’i kërkojmë ne shqiptarët rrënjët e së keqes, tek ish perandoria Otomane që ishte shtet i gjithë ballkanasve, tek Turqia e sotme që është njëherazi shtet ballkanik, kandidat për BE dhe anëtar i NATO-s, apo tek fqinjët e pangopur?!
    Këto sa i përkët disa komenteve rreth këtij shkrimi, por jo shkrimit. Nngjarjen në fjalë, duhet ta shikojmë në rradhë të parë si një gjest apo aspekt politik pa pasoja në integritetin dhe sovranitetin e vendit. Turqinë e sotme, me konsensus politik mbarë kombëtar, e kemi shpallur partner strategjik, pra aleat të madh dhe jo ‘armik’. Dhe është pikërisht kjo që realisht i fruston greko-sllavët, brenda dhe jashtë kufijve etnikë, por edhe ca patetike periferike, të cilët me qëllim tejet malinj, ngatërrojnë besimet e ndryshme fetare me etninë e pastër shqiptare. Por nuk u ka ecur dhe e sigurtë që nuk do t’u ecë edhe në të ardhmen. Përkundër këtyre ne na takon si popull e si komb të shikojmë problemet tona të brendshme për të ecur në rrugën e konsolidimit të demokracisë, të përparimit ekonomik e social dhe të bëhemi, sa më shpejt të jetë e mundur, vend anëtar i BE-s. Sepse ashtu siç dhe thotë një shprehje e urtë popullore: “Qentë le të lehin, karvani të ecë përpara!”.

  • Krahasuar me sherbimin e cmuar qe perfitojme nga Turqia akoma dhe sot e per shume vite te tjera , duke e pasur ne anen tone , ne cdo rrezik eminent , qe i qendron Shqiperise nga hijenat e neveriteshme greke , por edhe ato serbe , nje memorial i tille , do te ishte vetem nje therrmije e pa dukeshme ne vendin tone . Vetem pak vite me pare , kur diaboliku serb i Vicidolit , e coi Shqiperine ne buze te katastrofes , ne vitin 1997 , Greqia , ne gjendje lufte prej sume vitesh me Shqiperine , e ndjeu veten te ” kercenuar” prej nesh , dhe kerkoi te nderhynte me trupa ushtarake ne Juge , per te ” mbrojtur” vellezerit e vet minoritare , ( rreth 5-6 mije te moshuar , qe iu pagun ende 300 euro pension mujor , vetem te mos largohen prej andej) . Ishte vetem Turqia ajo qe i dha ne cast ultimatumin Greqise , qe… , ne se do te guxonte ta bente nje gje te tille , forcat ushtarake turke , do te mesynin drejt Athines . Te frikesuar deri ne palce , hijenat greke e ndalen hovin , por mbas disa diteve , kur komuniteti nderkombetar dergoi ne Shqiperi forca ushtarake per te mbajtur gjendjen nen kontroll , “miqte” tane , ne gjendje lufte disa dekadash me ne , kerkuan me kembengulje , te dergonin trupa edhe ata , por vetem ne pjesen Jugore te Shqiperise (Korce e Gjirokaster) . Serisht , ishte kembengulja e vendosur e shtetit turk , qe , forcat greke u vendosen ne Elbasan , ku … vetem pak dite si u dislokuan , ne menyre provokative te hapur , vrane nje qytetar elbasanas .
    Te mos harrojme gjithashtu , se politikanet tane thellesisht antikombetare e shkrine si kripen ne uje ushtrine shqiptare dhe potencialin e konsiderueshem ushtarak tonin , vetem per te grabitur e mbushur xhepat duke i u bere nje sherbim te cmuar Greko- Serbeve ! Ombrella “NATO” , ku kemi futur koken e jemi tulatur nuk na jep garanci te plote . Kohet ndryshojne bashke me politikat e castit te aleateve tane . Presidenti amerikan , pak kohe me pare , deklaroi publikisht se “…
    ballkanasit jane truima e luftarake , por jane gjaknxehte dhe ne , nuk mund te hapim luften e III-te per kapricot e Malit te ZI ( apo Shqiperise) . Europa , e pa sigurte tashme , por perpiqet te krijoje forcat e saj mbrojtese te pa varura . Keto gjera i dine mire , greket , turqit e gjithe te tjeret , vetem idjotet e politikes sone dhe bashke me ta mediat , e shfrenuara e te sponsorizuara nga fqinjet , “nuk e dine” kete te vertete !
    Nuk eshte e lehte sot , te gjesh aleate te fuqishem dhe falas , pa asnje interes , te te dalin zot , kur te kesh litarin ne fyt , sikunder i rri Shqiperise shpata e Damokleut mbi koke . A nuk ishte ministri grek i mbrojtjes , nje vit me pare , qe na kercenoi hapur , duke na kujtuar se : Greqia eshte nje shtet i fuqishem , me avione , tanke , raketa e ushtri te madhe , … ndaj te mos guxojme te sfidojme oreksin e saj shoven ?! Aq te “sigurte” jemi , sa qe edhe hapesiren tona ajrore , NATO-ja ia ka besuar Greqise dhe , si per ta balancuar ate , i ka lene bashke me Italine .
    Atehere , pse t`i versulemi me terbim k/ministrit tone ?! Ai , pa dyshim ka kusure shume , nga sa shpresonim ne kur e votuam , por ne kete rast , une mendoj se eshte treguar diplomat i zgjuar , ne interes te shtetit , ndaj duhet ta mbeshtesim . Pse nuk e hapet gojen , kur Greqia e mbuloi me varre ushtaresh greke ( por me eshtra shqiptaresh) Shqiperine e Jugut ? Po kur greket iu versulen me terbim shtetit dhe policise shqiptare per vrasjen e naziskinit Kacifas , pse nuk u bete fare te gjalle , por leshohi tani , si te marre , vetem per nje pllake memoriale , qe si do qe te jete , nuk e rrezikon vendin , krahasuar me rrezikun permanent grek , duke pasur ne bark edhe “kalin e Trojes” , kolonelin e Asfalise , Janullatos ??? !!! Keto hipokrizira te paguara , nuk i ha kush per patriotizem !

    • Ik ere pordhe. Te paska merakosur greqia., ik mer ndyresire, do gjeni cdo lloj justifikimi te ndyre per Kerministrin tuaj. Vemje injorante, te paska bezdisur fjala bust.
      Idiot

      • Ama kesij muti qenke ti ndyresira “mire” , qe lepin b**** e kolonel Janullaqisit ! Ajde ndyresire , ajde qe te duken bajgat e Fanarioteve si torte . Plehre e pa stazhionuar shqipfolese ! Prandaj vjell ne cdo artikull pikant ti gjarper i Janulles , sepse qenke i punesuar ne seline e tij ! ! !
        Tipik gjarper i kishes greke !

    • Po,eshte vertete se Turqia ka qene dhe eshte mike e shqiptareve,qe na ka ndihmuar shume,dhe per kete i detyrohemi,por detyrimi
      nuk duhet te marre kurresesi ngjyra politike,partiake.Kundershtaret e Erdoganit,jan gjithashtu turq dhe miq te Shqiperise.Prandaj
      edhe duhet ruajtur ekuilibri.Perse nuk del ne skene ideatori memorialit,Rama,por fshihet pas Veliajt?!
      Kjo tregon,se ai e ka pasur te qarte,qe shqiptaret do te ishin kundra.Por,i bindur si per te gjith zullumet qe do te mbeten ne harrese,edhe kjo e memorialit do fshihet nga memoria e shqiptareve,per te vertetuar ate qe ka thene tha Pandeli Majko,se”shqiptaret nuk kan memorie historike”.

    • Ti je nje idiot i lindur , qe me paturpesi , perserit komentin qe e ke bere ne nje tjeter artikull me te njejten teme dhe qe une te kam dhene pergjigjen e duhur dhe te sakte , por , si duket nuk e ke lexuar dhe ja ku po na i perserit broçkullat per here te dyte . Gjithe sa shkruan , jane turpi dhe maskaralliku yt . Nuk ka pasur asnjehere kercenim nga Greqia per te sulmuar Shqiperine dhe as kercenim nga Turqia per te sulmuar Athinen . Keto jane idiotlliqe qe dalin nga goja apo pena e turkoshakeve dhe turkofileve , qe nuk jane te paket midis shqiptareve . Nese do te dish pergjigjen time te sakte persa shkruan , kliko ne rubriken Politike te kesaj gazete , dhe gjej artikullin e Dites me titull , pak a shume keshtu ” Tirane , ngrihet heshtur nje memorial per grushtin e shtetit ne Turqi”…etj. Te kesh turp per shpifjet e qellimshme qe ben si turkofil qe je .

      • Faleminderit Asnjanesi!! Eshte teper e rrezikshme menyra si infiltrojne spiunet turq te Ramutit. Njehere behen pro per Greqine, kur thone qe duhet te marrin ate qe i takon, sipas mareveshjeve te Ramutit, njehere behen pro per Turqine.
        Jane te njejtet maskarenj te shitur, qe perpiqen te ndryshojne te verteten ne opinionin publik.
        Ky eshte turp, poshterim kombetar, nuk mund te kete arsye tjeter pervec tradhetise

  • Kjo nuk eshte kthim qokashi Se lejoi vendosjen e monumentiit te Adem Jasharit, nuk mund te vendoset memoriali per nder te mbeshtetesve te Erdoganit.

    Nese eshte vendim qeveritar vendimi duhet si rregull te miratohet ne kuvend, apo nga mbledhja e keshillit te ministrave. Te pakten turpin mos e marre mbi vete vetem Rama por edhe te tjeret. Meqe kryministri po kopjon Salen se ai merrte vendime me koken e tij, Erionit ti ruajë celesi i Tiranes.

  • Ti je nje idiot i lindur , qe me paturpesi , perserit komentin qe e ke bere ne nje tjeter artikull me te njejten teme dhe qe une te kam dhene pergjigjen e duhur dhe te sakte , por , si duket nuk e ke lexuar dhe ja ku po na i perserit broçkullat per here te dyte . Gjithe sa shkruan , jane turpi dhe maskaralliku yt . Nuk ka pasur asnjehere kercenim nga Greqia per te sulmuar Shqiperine dhe as kercenim nga Turqia per te sulmuar Athinen . Keto jane idiotlliqe qe dalin nga goja apo pena e turkoshakeve dhe turkofileve , qe nuk jane te paket midis shqiptareve . Nese do te dish pergjigjen time te sakte persa shkruan , kliko ne rubriken Politike te kesaj gazete , dhe gjej artikullin e Dites me titull , pak a shume keshtu ” Tirane , ngrihet heshtur nje memorial per grushtin e shtetit ne Turqi”…etj. Te kesh turp per shpifjet e qellimshme qe ben si turkofil qe je .

  • O njerez per cfar diskutoni??Memoriali duhet levizur sa nuk eshte vone.Nuk e mbulojne dot Ramen as Erjoni i shkurter as i gjati e as shallvaret e poturet qe ben gjoja”Moden”.Rama ka nje fat shume te madh qe Tall mendern me popullin e tej lodhur e te perdorur ka,GOGOLIN Sali te cilin e ka mbajtur vete(mos ti hyme fakteve se te gjithe i dime) e I carmatos te tere.Saliu sot nuk duhesh te diskujtohej fare,,,medemek se linte bota,,,,Po JALLAH ky SPAK-u qe e ka marre ne dore bota i ze me radhe bashke me Citjanemadhin!Boll me me hipokrizira majtiste,,,,,Gjynah elektorati i majte,dhimbje deri ne palce,,,,,,,,,,,,,,,

  • Është SKANDAL. Dhe këte nuk e arsyeton busti i Adem Jasharit dhe Nolit dhe buste të tjera an e kënd botës. Ate ç’far thot Erion Velia është shokuese kur mendon ç’far posti mbanë, Si dhe reputacionin që gëzon. Edi Rama e kujton veten për të gjithditur. Mirëpo këtij i mungon çdo Respekt për shtetin dhe njerzit ku është kryeministër. Mendon se mjafton mos me i vrarë dhe djegur sikur Sali Berisha. Më kujtohet se në një fjalim të tij më rastin e asaj Xhamisë në Tiranë pat cituar shum dijetar musliman dhe shihej se ishte i mrekulluar nga ato që thoshte, Dhe kishin thënë ata. Nese Edi Rama ka bërë një konvertim shpirtëror me Islamin është çështje e tij përsonale. Por simpatitë e tija qoft për Religione të caktuara por edhe shum më pak miqësitë me lider të caktuar nuk ka asnjë të drejtë me ja stampos në trup Shqipërisë dhe shqiptarëve. Prirja e tij për afri dhe mpleksje me autokrat oriental të tipit Erdogan është më se e dukshme. Edhe vet Shqipërinë e drejton si një pasha i dikurshëm turk. Po mos të ishte i detyruar ky nuk do synonte Europën por Azinë e Erdoganit dhe Emirëve të tjerë arab. Soji i tij atje ndjehet më mirë më Komod. Në Turqi ka pasur disa Grushtshteti dhe për ato viktima s‘besoj të këtë diku ndonjë Memorial. Dhe tani për viktimat e „Tentativës“ së grushtit të shtetit ashtu si nëper natë vendoset një Memorial në Tiranë. SKANDAL DHE TURP.

  • Maskarai kryeminister me kete veprim po pregatit terrenin per eunuket dhe cingijet me diplome ne qeveri,por mbi te gjitha ndereshiturit bythlepires,dhe militantet e verber te ripjelljes bashke me kamikazet e erdoganit mjekerrmorracaket me pantallona trecerekshe,te cilet i inkurajon per te qene te gatshem te japin gjithcka per te mbrojtur bythlakuriqin kryeminister, ne tentative e tij per te ndjekur rrugen e sulltanit erdogan.

  • Ata jane deshmore te nje lufte politike ne Turqi. Eshte turp per ne qe po sillemi si republike bananesh. Po nqs neser fitojne mbeshtetesit e gylenit ne Turqi cfare do te bejme ne me memorialin. Erjon Veliaj ketu eshte treguar kelysh turku.

  • Ne ket mes nuk ka faj turqia as erdogani. Kjo esht loj e kryeministrit sepse i pelqen sistemi i autokrateve ose me mir i diktaktoreve, te jeni te sigurt se turqia po te kishte nje sistem demogratik qeveritaret tane E+L+S+I as nuk do e permendin fare por do i lepinin bythen putinit apo ndonje tjetri si puna e maduros, keta shesin edhe nenen e tyre qe mos te lene karrigen jo me shqiperin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *