Memushaj pranon marrëveshjen, një hap larg Barit

Ornela

Nga sa shkruan sportmediaset futbollisti shqiptar Ledian Memushaj ka pranuar ofertën e Barit dhe tashmë pret vetëm “ok” përfundimtar të Beneventos.

Nga kjo marrëveshje që pritet të finalizohet brenda 48 orëve, Benevento parashikohet të përfitojë 500 mijë euro.

Sipas medieve italiane, drejtuesit e skuadrës që militon në Serie B gjetën akordin me Beneventon, e më pas edhe me vetë lojtarin për të bërë transferimin e Memushajt në merkaton e dimrit.

Kështu, Ledian Memushaj do t’i bashkohet një tjetër futbollisti shqiptar te Bari, mesfushorit Migjen Basha.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *