Koorporata Elektro Energjitike Shqiptare po parashikon për të ndërhyrë në hidrocentralin e Fierzës dhe Komanit me qëllim zvogëlimin e pasojave nga përmbytjet.
Një studim që kushton rreth 2 milionë euro do të mundësojë projektimin e dy tuneleve të reja shkarkuese në hidrocentralet më të mëdha të kaskadës së Drinit, me qëllim menaxhimin sa më të mirë të prurjeve dhe uljen e impaktit të përmbytjeve tek popullata.
“Ndërtimi i tuneleve do mundësojë që në rast përmbytjeje apo gjendjeje të pafavorshme në kaskadë ne do menaxhojmë derdhjen e ujërave duke mos shkaktuar shqetësime për popullatën”, deklaron Fatos Bundo, drejtor i projektit të digave pranë KESH.
Investimi parashikohet të jetë mbi 98 milionë euro, por mbetet për t’u parë se kur gjithçka do të konkretziohet, në fillim të 2017-s, me përfundimin e studimit.
“Flasim për një investim nga 98 deri në 164 milionë euro, bazuar në gjatësinë e tuneleve, që për momentin janë në investigim e sipër si në aspektin gjeologjik ashtu dhe në të tjera”, thotë Bundo.
Me marrjen e projektit në dorë, KESH do të nisë bisedimet me institucionet financiare për të sigurar fondet.

A ma shpjegoni dot pse duan te rrisin kapacitetin shkarkues kur me kapacitetin aktual kane permbytur shkodren dh a ma shpjegon kush pse duan nje tunel tjeter nese fierza ka nje tunel qe nuk eshte vene ne pune qe kur eshte ndertuar? Perfundimisht ky vend ka ik per lesh…..
Administratori i kesh-it nuk flet rrjedhshëm por duke përfitu nga opozit njësoj (në mos më shumë) kriminale si pozita si dhe nga situata artificialisht konfliktuale e krijume në bashkpunim harxhon milionat e taksave tona dhe tunelet……. Po kush është ai idiot që mendon se me tunele shkarkimi zgjidh problemin e përmbytjeve? Nëse bëhen tunelet atëherë uji mbërrin më shpejt tek qytetarët.
As zoti nuk merret ma me ne duke shiku se çfarë popullit jena e çfarë qeverijet kena.
emy,
duvet te hum parce borxh se vin zgedhjet!
Duhet te jesh pa tru ne koke ne menyre qe te mendosh se duke rritur kapacitetet e shkarkimit mund te shmangesh permbytjet. Mund te me thote kush se ku do perfundoje uji qe do dale nga tunelet?