Menaxhimi i njësive vendore, Fino: Grup ekspertësh në ministri

Dita

Një agjenci e posaçme prej 12 personash do menaxhojë zbatimin e reformës territoriale deri në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Kjo strukturë, nëpërmjet akteve nënligjore, do të përcaktojë rregullat e procedurat që lidhen me periudhën tranzitore të mbylljes së mandatit të bashkive dhe komunave që do të shkrihen. Nën varësi të ministrisë së pushtetit vendor, agjencia një vëmendje të veçantë do të ketë ndaj çështjes së pronave mes njësive që shkrihen.

“Ndarja territoriale do të ketë shumë probleme dhe punë kur të hyjë në fuqi se kemi të bëjmë me kalim pronash, kontrta të ndryshme të ish komunave që do bashkohen në bashki të madhe dhe shumë probleme që do na krijojnë të cilat kjo agjenci me aktet nënligjore duke i formuluar dhe duke ia dhënë qeverisë, mund të marri vendime qeveria që të eci përpara me buxhetin e saj “, tha Bashkim Fino.

Në buxhetin e shtetit për 2015, janë parashikuar para deri në 6-mujorin e parë të këtij viti për bashkitë që do asgjësohen. Ndërsa grantet e pakushtëzuara, që duhet të shkonin për ta në periudha normale,  do të shpërndahen më vonë mes 61 bashkive të reja.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *