Stresi në vendin e punës është diçka e zakonshme dhe nuk keni pse shqetësoheni, thjesht mundohuni ta menaxhoni dhe pse jo ta pranoni atë si shoqëruesin tuaj të përditshëm.
Ka disa gjëra që mund t’i bëni, në mënyrë që të mund ta mbani stresin nën kontroll. Këto janë këshillat tona për ju:
- Qëndroni drejt. Pozicioni i mirë ndikon në produktivitetin tuaj në punë.
- Organizohuni. Sipas disa studimeve, vetëm duke parë rrëmujën mund të nxisë trupin të prodhojë hormone stresi.
- Qëndroni larg qëllimeve jorealiste. Ambicia është gjë e mirë, por ndonjëherë mund te bini në kurthin e objektivave tuaja.

- Shmangni ndërprerjet. Mund të jetë e vështirë kur jeni të mbingarkuar, por studiuesit gjermanë zbuluan se fokusimi sjellë më pak stres se ndërprerja e punës. “Nderprerja e punës sjell efekte në performancën në punë, harresën e qëllimeve, apo irritim”, -shkruhej në këtë kërkim.
- Mirëpriteni stresin. Po, tingëllon e çuditshme, por kërkime në Universitetin e Yale mbrojnë idenë se stresi mund të ketë benefite. Të pasurit të një ideje pozitive për stresin i bën njerëzit më të gatshëm për t’u përballur me situatat stresuese që mund t’ju paraqiten.
M.H/ Dita
