Mendime të kundërta me intervistën e z.Muharrem Xhafa

redaktor

Zoti Muharrem,
Në shoqërinë e sotme diversiteti i mendimeve dhe qëndrimeve është një arritje e madhe. Për ketë, megjithëse vet jam jo komunist, përshëndes qëndrimin tuaj qe ne përgjithësi e ne vazhdimësi rruani dhe mbroni bindjet tuaja komuniste.
Gjithsesi ne ketë problem kaq te rëndësishëm e delikat mbani qëndrim jo te drejte, merreni me akuza për “tratheti” ndaj Ramiz Alise e te tjereve, qe nuk dyshoj se edhe janë. Këtu dua te përmend se ju komunistet e sotëm  “kamikaze”, një lloj si ai qe u be krye komunist duke qene njëherësh kryekriminel dhe xhelat i popullit te vet, vetëm shikoni “ëndrra” me sy hapur për komunizmin, shikoni vetëm “idealet e shpallura”, ëndrrat për “luge floriri”. Kjo bën te vajtoni për “parajse-skëterrën” e humbur.
Ne njihemi bashke, gjykoj qe unë ne atë kohe kam pasur respekt për aftësinë dhe korrektësinë tuaj, shpresoj qe dhe ju te keni pasur te njëjtin mendim.
Ne fund te viteve 89-90-te nuk mund te flitet thjesht për trathetira, për disidente, veprimtare e aktiviste, për greva e demonstrata. Te gjitha këto vetëm sa shpejtuan ndryshimin e madh – përmbysjen e asaj qe quhej diktature e proletariatit.
Problemin e kam qe ai rend qe nuk e di pse quhej socialist ne Shqipëri kishte filluar tatëpjetën, atrofizimin, dekompozimin, falimentimin. Dhe kjo, për hir te së vërtetës sepse ai rend u ngrit ne mënyre artificiale, u mbajt për dekada me paterica. Nga ana tjetër vete politika qe ndoqi partia komuniste ishin edhe jashtë vete logjikave te mësimeve te komunizmit shkencor. Ju përmend vetëm krimin makaber te tufëzimit te bagëtisë, mbështetjen artificiale tërësisht ne forcat e veta, mos lejimin e ndihmave e te kredive, drejtimin jashtë çdo logjike ekonomike te kooperativave bujqësore e ne tërësi te ekonomisë. Nuk përmend me shume se Ju i respektuari Muharrem i dini me mire se unë. Gjithashtu ju kujtoj se përveç punës rraskapitëse e jo frytdhënëse te popullit te vuajtur dhe te uritur shqiptar, ai rend e zgjati jetën me ndihmat dhe kreditë, shume here te pa shlyera jugosllave, sovjetike e kineze. Prishja e marrëdhënieve ne mënyre paranojake me Kinën solli fillimin e mbarimin e asaj tatëpjete te madhe qe çoi ne përmbysjen e komunizmit ne Shqipëri.
Po te studiojmë atë periudhe shohim se gjithë treguesit ekonomike ne vitin 1990 ishin nen ato te vitit 1980, rezervat ishin xero, nuk kish akumulim. Te gjithë e mbajmë mend se vendi mbeti pa buke, fabrikat u mbyllen për mungese lendesh te para, kooperativat nuk funksiononin, u përdor edhe ai ar i pakte qe disponohej për te ushqyer me buke edhe disa dite me shume popullin ne lëngim. Edhe ju Muharrem e mbani mend qe komuniteti ndërkombëtar erdhi ne ndihme me buke dhe sende ushqimore te dorës se pare. Pra, u shpëtua një popull i tere ne vuajtje, lëngim e uri.
Thëne troç – komunizmi shqiptar, ashtu si ai mbarë botëror, kishte marre fund. Veçanërisht ne Shqipëri nuk kish asnjë rruge për ta shpëtuar. Me fal, me një drejtim te zgjuar kishte rruge qe mund te mënjanonin ne shkalle te madhe shkatërrimet. Por, njerëz si Ramiz Alia ishin te paafte ta bënin ketë, ai kërkonte shpëtimin e kokës, gjë qe ne një fare mënyre ia doli. Gënjeu për një fare kohe me “tufëzat” e arëzat”, me një qengj “mashkull” e te tjera monstruozitete si këto, por, nuk mund te shkonte me tej. Nuk kishte asnjë doktor, ideolog komunist qe ta shpëtonte komunizmin ne Shqipëri nga rënia apo rrokullisja e pashmangshme qe nisi qysh ne vitet 1945-1946 por qe shtoi shpejtësinë ne tatëpjete ne fillim te viteve ’80. Ketë e pa jo vetëm thjeshte e vetëm populli shqiptar ne lëngim, por, e panë ne radhe te pare ata qe militonin ne radhët e komunisteve.
Problemin e kam qe, me gjithë tradhtitë, veprimet apo mos veprimet e Ramiz Alise, nxitjen për te marre pushtetin nga një pjese e ish komunisteve si puna e Sali Berishës, te gjitha këto janë te një rëndësie te dorës se dyte. Kam gjykimin se shumica e komunisteve e mbajtën ketë qëndrim, ne Kongresin e 10-te ata e mohuan Partine Komuniste qe se fundmi quhej Partia e Punës e Shqipërisë. Secili u përpoq qe kush e kush te merrte lugën me te madhe ne “çorbën” postkomuniste te krijuar. Dhe, për fat te keq ketë e bene duke shkelur, nëpërkëmbur, shtypur edhe shokët e tyre te një ideali. Përmenda termin “çorbë” sepse pikërisht ketë beri Ramiz Alia, duke tradhtuar ne radhe te pare popullin e vet e mandej domosdo edhe vete Partine e Punës. Me ato qe njihen si “dredhitë” e Ramiz Alise ai organizoi shkatërrimin e ekonomisë, drejtoi marrjen e vendimeve me ndikim negativ deri ne ditët e sotme sikundër është problemi i prekjes se shenjtërisë se pronës.
I respektuari Muharrem, gjykoj se duhet te keni një ngushëllim. Ne ditët e sotme komunistet qe tradhtuan komunizmin ne vitet ’90 janë ata qe trashëguan pronat, te mirat materiale, ata janë milioneret. Pronaret legjitime, borgjezia shqiptare, ata qe i quanit Balliste apo Zogiste, ata qe u vranë e u prenë, u burgosen e internuan ne regjimin komunist, mbeten te paprone, vazhdojnë te jetojnë ne mjerim.
Pra, ndryshimin e madh te pritur ne dekada e solli vete politika komuniste, kolapsi i atij rendi qe u quajt socialist. Te jemi realiste, nuk kish si te ndodhte ndryshe, këto janë procese objektive, janë situata konkrete. Kolapsi i ekonomisë domosdo do sillte përmbysjen e komunizmit.
Mua me vjen keq qe ju dhe ideologë te tjerë te te gjitha krahëve mereni me probleme te dorës se dyte , me faktin se Ramiz Alia ishte tradhtar apo jo, pluralizmin e nxiti ai apo erdhi vetiu. Dalin njerëz qe i bien gjoksit. Ne çdo ndryshim te madh ndodhin këto gjera, llumrat gjithmonë dalin sipër, përfitojnë nga pushteti. Shqetësimi im është se ne gjith ato botime librash, artikujsh, biseda neper studiot e shumta e te tjera si këto problemi trajtohet ne mënyre te përcipte, duke i dhëne meritë këtij apo atij personi, kësaj apo asaj partie.
Ka ardhur koha qe, duke ju përfshire edhe ju ideologëve komuniste te thuhet e vërteta e madhe dhe e pamohueshme se komunizmi pësoi vetë përmbysje, se shoqëria e ekonomisë se tregut ishte  objektivisht e thirrur te zinte vendin e mohuar me dekada edhe ne Shqipëri. Merita e njerëzve, grupimeve, partive ne ketë përmbysje te madhe nuk zë as 4-5 për qind te atyre faktorëve objektive qe e zhduken komunizmin. Ky dhe vetëm ky është këndvështrimi objektiv për atë dukuri qe solli ne mënyre te pashmangshme lirinë dhe demokracinë për popullin e shumëvuajtur shqiptar.

Dr. Teodor Kareco, Troy, Michigan, Janar 2015

 

Shkrimin ndaj të cilit replikon Teodor Kareco e gjeni KËTU.

Share This Article
41 Comments
  • Shkrimi eshte i drejte ,por c’fare lidhje ka me 21 janarin?! C’fare lidhje ka me situaten e sotme politike ne Shqiperi?! Nuk ka dyshim se shumica dermuese e denojne komunizmin! Por sot eshte loje te shkruash keto gjera!

  • keto shqipkarin amerikar me mbiemrin KAReco e kam ndjekur ne komentet e tij dhe eshte me serb se serbet dhe grek se greket.

    te shash dhe denigronish sot komunizmin,enverin luften ncl clirimtare eshte gjj me komode

    Muharrem xhafa eshte nje kufome e pa kallur dhe eshte nje trimeri e ketij qe po nxjerr shpaten kunder nje kufome.

  • Dr. Kareco, ne kete replike, tregon jo vetem tipin e nje shkruesi brilant, por edhe burrerine e tij, duke e respektuar “kundershtarin” e tij ideologjik, me respektin qe i takon.
    Te ishe komunist, mbas luftes se dyte boterore, nuk ishte as krim dhe as tradheti, por ishte nje bindje, qe mendohej se do te sillte begatine.
    Une jam nje nga ata qe MBAS 89-90-tes e theksoj mbas 90-tes, se nuk dua te jem plehre si disa ish spiune qe na dolen “disidente”, te marr flamurin e disidentit, kur skam bere asgje me shume se te tjeret kunder rregjimit.
    Kam deklaruar gjithashtu, se kam nje respekt per shume ish komuniste, qe i kam njohur personalisht, por qe skishin asgje me teperse familja ime, si nga ana financiare, ashtu edhe nga te mirat qe te sillte pushteti, por qe ishin njerez te ndershem dhe patriote, solidare me fatkeqsite e tjetrit dhe ku mundeshin, te mbronin, nga shume ish spiune te ndyre.
    Per kete i jap nje nderim zoti Kareco, per burrerine e tij qe tregon, ndaj nje ish komunisti, qe si ka ndryshuar bindjet e tij.
    Do te vi koha, qe shume ish komuniste te ndershem, te qendrojne krebare per bindjet e tyre, ashtu sic do te vi koha, qe shume PD-iste berishiane, te fshehin surratin e tyre, qe ishin bythlepires te njeriut me te ndyre, qe ka njohur kombi shqiptar.
    Respekt Dr.Teodor Kareco.

      • I nderuar albert, nuk shoh ndonje gje qe se di, flet qe Enver Hoxha ka qene kriminel e sakte eshte.
        Ndoshta ti me ke lexuar, ku une e ngrej figuren e Enver Hoxhes, ndoshta ke te drejte e lartesoj figuren e Enver Hoxhes, per shkak, se nje gjeme me e madhe na gjeti, se diktatura enveriane.
        Une jam kunder Enver Hoxhes, ne qofte se do te krahasohet me lideretme te shquar boterore, por kur ma krahasojne me zogolle e berishe, me duhet te pertyp gjuhen time dhe te them, Cohu o Enver, se ti ja paske ditur damarin shqiptarit.

        • Eshte e vertete qe me Saliun na gjeti nje gjeme shume e madhe, por ajo nuk eshte gjeme me e madhe se diktatura enveriane. Keshtu mendoj une.
          Te pershendes.

          • Mbase ti albert ke ngrene nga çorba e saliut dhe pa tjeter ashtu do te duket. Pyet ata qe vuajne dhe kane marre arratine. Kushdo qe kerkon te thote nje fjale te mire per saliun, tregon se eshte si ai. Nuk krahasohet me njeri ai person vetem me ata qe “e duan”.

          • Mbase ti fatmiri do duhej te kuptoje nga komentet e mia qe per mua si Enveri , si Sala jane idiote ! Dhe si te tille qe jane nuk kemi ngrene “nga corba e Enverit dhe e Saliut” as une dhe as prinderit e mi!!!

          • Gjema qe na gjeti me Sali Berishen eshte me KRIMINALE se cfare i ka ndodhur shqiptareve ne 500 vjet sundim osman,15 vjet sundim Zogollian,4 vjet PUSHTIM NAZISTO-FASHIST duke e shkaterruar dhe grabitur pasurione kombewtare dhe percare shqiptaret si kurre me pare!!!

          • Me duket qe ty ta thash edhe me pare (ne nje replike ) qe saliu eshte kelysh i Enverit. Dhe si i tille qe eshte ai eshte i yti. Une nuk e desha Enverin dhe nuk e dua as Saliun.
            Gjemat qe na gjeten me Saliun vertete qe jane kriminale. Por mendoj qe genjen kur thua qe gjemat e Saliut jane me kriminale se sa gjemat e pushtimit 500 vjecar nga anadollaket!

  • Kurse une ndaj nje opinion qe ky zotni jo pa qellim kerkon t’i shmanget ! Ne kete transformim qe ndodhi Ramizi punoi per qarqe antishqiptare , bashke me Nexhmijen e kelyshet e tyre ! Ky eshte problemi fatal qe Shqiperia ekziston vetem ne leter , ndersa populli shqiptar si bageti pa vathe .
    po te kishte pasur nje drejtues jo vegel te antishqiptareve , Shqiperia sot , te pakten do te ekzistonte !
    Karecua mos na jape leksione marksizmi dhe materializmi dialektik . Por te flase per lekdione shqiptarie , sepse Shqiperia na mungon !
    Por si duket KY , ha ne te njejtin grazhd te Ramizit Nexhmijes , Salehut Nanos me kompani !

  • Nuk e kuptoj se ku do te dale ky me kete shkrim. Se cfare do thote konkretisht nuk kuptohet,

    Se nuk ka shprehur ndonje mendim te kundert vecse ka thene se sistemi do te binte se nuk kish rruge tjeter( gje qe e dime te gjithe), dhe se komunistet qe polli R. Alia per ti vene ne pushtet jane bere milionere( gje qe e dine te gjithe) , dhe se R.Alia ato qe beri i ebri per te shpetaur koken e tij( e thote Muharremi kete gje)

    dhe me llogjike si del, qe R.ALia ishte tradhetar i kombit deri sa na la ne ca poshtersira dhe te korruptuar qe shkaterruan kombin. Ka rendesi z kareco qe te thuhet se R. Alia eshte tradhetar, se mos te na kishte lene pas ai keta barkderra dhe ndyresira qe e shkaterrruam kombin, nuk do ishim ne kete gjendje.

    Pra, cfare konkretisht deshe te thuash me kete shkrim?!

  • BILBIL-Kareco:-Ligjero nga Michigani! Si Dr. qe je shkruan vetem te Zezat per Shqiperine e para viteve ’90! Harron ku u linde dhe u rrite. Ishte Partia Komuniste, e themeluar ne 8 Nentor ’41 qe Organizoi, Zhvilloi dhe FITOI Luften Antifashiste Nac.Clirimtare. U rendit krahas Aleances Fituese ne Luften e Dyte Boterore! Ne pak vite likujdoi pasojat shkaterruese nga Pushtuesit Fashisto-Nazist e Bashkepuntoret e tyre Ballisto-Zogist. Filloi ndertimin e Vendit nga Veriu ne Jug:-Me fabrika, Uzina e Kombinate, doemos me ndihmen e Aleateve Socialiste te Europes se atehereshme, por gjithmone duke ruajtur te paprekur Teritorin e vete. U ndertuan Vepra Termo-Hidro-Energjitike. Duke filluar me Aresimin Fillor arriti ne Ndertimin e Universiteteve, jo vetem ne Tirane por edhe ne disa Qytete kryesore, deri tek Akademia e Shkencave! Me kujdesin Shendetesor u arrit zhdukja e disa semundjeve Infektive….Nuk po i shkruaj te gjitha, sepse edhe Ju jeni produkt i asaj Kohe! Faktet qe ju shkruani vetem te ZEZA, tregon se Ju flisni si “e EMA e ZEQOS ne MAJE te THANES”(Michigan) . Duhet JO vetem te MOHONI por edhe te POHONI, ne se ju ka mbetur nje fije Shqiptari!!!

  • Mund te bije dakord me shume gjera qe thote autori i shkrimit, por, te akuzosh Ramiz Aline se shkaterroi ekonomine ( fabrikat, uzinat, kombinatet, vreshtat, plantacionet e agrumeve etj ) kjo ose eshte injorance, ose eshte ligesi. Populli shqiptar ka qene ketu dhe e di shume mire se kush i beri dhe kush e nxiti. Ka menyra te tjera per te diskredituar vehten.

  • Se kush eshte nje dore zeze qe po luan prapa shpines se atij populli nuk po merret vesh.

    Pikerisht ne vigjilje te 21 janarit arrestohet grupi i droges se nipit te Enver Hoxhes dhe shperdheu nje ortek mediatik qe u duk se u kap PABLO ESKOBARI.

    Nje tjeter kamikaze Rukije Mehmetaj nga Tropoja jep disa intervista rradhasi qe i kemi ndegjuar qindra here por pikerisht ne 21 janar ajo deklaroi se Fecorr Shehu donte ta perdhunonte por ishte ajo qe i kishte hipur siper ketij maniaku seksual qe kishte ikur me bisht ne shale..(dikur kam patur respekt per R.R qe sot eshte kthyer whore e saliut.

    por ketij profesorit kush i dha urdher te merret me Xhafen qe ka humbur simiten…pikerisht ne 21 janar ne vigjiljen e 4 vjetorit.

    Kush nuk e di duhet te mesoje se T.K i ka marre dy titujt duke mbrojtur ekonomine socialiste biles ka bere dhe nje liber me Bardhoshin per ekonomine dhe socjalizmin e enver hoxhes qe ja ka kaluar dhe kadarese me dimrin e madh.

    pas 1992 ky kameleon ndryshon ngjyre dhe rrace dhe nga lepires bythe i patriotin enver behet nje vampir aq i pangopur sa qe nga hordhia e hijenave qe ushqehen me kermat e enverfoxhes ky eshte me kanibali.

    kulmin ka arritur me artikujt e tij teper antishqiptare ku thote:

    JO 28 000 DESHMORE PARTIZANE, VETEM 3500 –TE KORRIGJOJME MASHTRIMET E HISTORIOGRAFISE KOMUNISTE ( I )

    SI U EVIDENTUAN TE VRARET NE LUFTEN PARTIZANE PAS IKJES SE GJERMANEVE DHE UZURPIMIT TE PUSHTETIT NGA KOMUNISTET .
    Pikerisht ketu u shqua “pelivanlleku” i mashtruesit dhe bixhozxhiut qe ishte ne krye te komunisteve dhe te vendit – Enver Hoxha. Ai pergatiste terrenin per supermashtrimin e shekullit,

    neveri per keto vampire..

  • dr.Kareco gezon respektin e te gjithe shqiptareve qe e njohin ne Michigan.
    Nga ana tjeter po lexoj komentet dhe me nje trishtim te madh. Z.Kareco shkruan me nje thjeshtesi dhe qytetari per tu marre shembull! Ne rast se dikush eshte patriot dhe e do vendin e tij,kete e tregon me fakte dhe jo llafe! Z. Kareco ngre problemin themelor,qe eshte baza e gjithckje-Prona! Kur ne vendin tend,megjithese kane kaluar mbi 20 vjet nga 1992,pronesia nuk ka gjetur akoma zgjidhje,kjo eshte me shume se e turpshme.Kjo eshte e qellimshme dhe behet me vetedije te plote nga klasa politike shqiptare. E kuptoni,ka me me qindra shqiptare qe do te donin te investonin ne vendin e token e tyre por nuk lejohen pikerisht nga te ashtuquajturat ligje qe disave ju japin te drejten te vrasin e te grabisin,ndersa pronareve legjitime ju mohojne pronen?!
    Kjo nuk ndodh askund ne Evrope,pervec ne Shqiperi!

  • kam pershtypjen se replika nuk rrezon çfare ka thene z.Xhafa, perveçse e shikon problemin ne rrenje, qe dmth sistemi ishte i falimentuar e R.Alia e te tjeret ne krye s’kishin çfare te tradhetonin se bilanci ekonomik falimentar ishte kokeforte. Pohim i vertete ne fakt, qe s’e kundershton dot. Por kjo e vertete ushqen njeren prej teorive mbi renien e sistemit, ate te shembjes nga brenda, kurse z.Xhafa thote se sistemi ra edhe nga jashte, nga nderhyrjet e huaja, qe mesa kam lexuar ne rrethana identike kjo ka ndodhur ne disa vende te Lindjes. Pra, shkurt muhabeti, sistemi vertet kishte falimentuar dhe per kete ka fakte kokeforta qe Perendimi me Shba ne krye kane shpenzuar qindra miliarde$(jo dhjetera, por qindra)per te vene ne gjunje sistemin ekonomik te Lindjes, se ishte lufte titanesh dhe jo qyfyre kabareje, por edhe ne momentet kyçe te renies se sistemit lindor sherbimet e intelijences se huaj qene shume aktive dhe luajten nje rol fondamental.Duke qene keshtu,”tradhetia” si koncept qendron, se ndryshimet demokratike u bene sipas nje kalendari te detyruar nga te tjeret. R.Alia ndryshe thoshte ne publik e ndryshe neper mbledhjet me komunistet e ndryshe neper qilaret e pislleqeve komplotiste, kur ndryshimet mund te ishin bere me nje konsensus me te gjere. Dua te sjell ketu si shembull se çfare detyre ka kapiteni i anijes dhe marinaret ne rastin e mbytjes se anijes. Fillimisht duhet te shpetojne pasagjeret, pastaj me ç’te mundin edhe mallin brenda anijes e ne mundshin akoma ta sjellin anijen sa me afer breut, qe demet te reduktohen. Kete detyre pak a shume kishte R.Alia me lidershipin komunist dhe sa e realizuan, kjo kerkon vertet nje debat te qete dhe te arsyeshem. Persa i perket historise mbi komunizmin botror dhe shqiptar, sesi erdhi etj, po keshtu edhe kjo i ngjan inagurimit te nje anijeje te re ne det. Duket sikur ajo do sfidoje mijevjeçjaret, mirepo deti pak e na pak do ta konsumoje e do vije dita qe anija do harrohet diku ne ndonje liman te braktisur, ne mos deti do ta gllaberoje siç ka bere ne mijevjeçare me anije dhe qyteterime te tera. Edhe prova e pare e komunizmit keshtu perfundoi,siç dikur edhe periudha kapitaliste do ia lere vendin nje sistemi tjeter. Persa i perket falimentit te shtetit, qe s’kishte zgjidhje tjeter, dua te di mendimin e z.Kareco mbi gjendjen ekonomiko- financiare ne Greqi. A mund te quhet i falimentuar shteti grek? Gjersa borxhi eshte me i madh sesa vete pasuria kombetare- dmth ne shifra dhe bilanc Greqia eshte shume me keq se Shqiperia e ’90, atehere pse sistemi grek, fjala vjen, nuk u quaka anije e mbytur? Pra, a ndodhka edhe ne kapitalizem ky kolaps ekonomik i ngjashem me sistemin e Lindjes? Pra, a nuk eshte fjala per nje ndryshim sistemi dhe kur e kam fjalen ketu, a dini nje sistem ndryshe qe Greqia mund ta adoptoje? Apo eshte e detyruar qe te jetoje ne Kapitalizem sepse konjukturat e jashtme nuk ia lejojne kete ndryshim madhor? Ja pra, se sistemi asnjehere nuk bie teresisht nga brenda, por eshte edhe pasoje e goditjeve nga jashte. Ju uroj gjithe te mirat!

    • O Gjerman i fundit ! Shqiperia kishte kohe qe gjendej nen bllokade faktike , por edhe te shpallur qe nga 1972-shi ! Ndihmesit te Madh kinez iu kerkua nga Niksoni qe te nderpriste ndihmat ndaj Shqiperise , si dhe t’i bente presion Shqiperise qe te njihte lidershipin Jugosllav si tutor ! Ishin ceshtje te rendesishme gjeopolitike qe ti dhe neve po i shikojme sot “dal vivo” ! Sigurisht sa ishte gjalle Enveri , nuk kishte dorezim ! Besoj ke degjuar per thenien “edhe bar do hame por parimet nuk i shkelim” ! Kina filloi presionet dhe besoj te kujtohet “vizita e Hua Kho Fenit” ne Jugosllavi ! Propozimi kinez per pakt shqiptaro-jugosllav (lexo vasalitet) etj etj. Vete SHBA kishte marreveshje me Jugosllavine , duke i njohur asaj te “drejten e kujdesit” ndaj Shqiperise !

      E keshtu Shqiperia e vetme , sado hapa gjigande perpara qe beri , do te shtrengohej te krijonte jo vetem gjithe industrine , por edhe te forconte mbrojtjen , tashme me forcat e veta ! Gjithe prodhimi vendas u vu ne mision te dy detyrave “bukes ne vend” dhe “Metalurgjikut”(prodhimit te mjeteve te prodhimit ne vend) ! Kjo e rendoi ekonomine shqiptare patjeter dhe sigurisht qe do ta kalonte ne veshtiresi te medha , te cilat u ndien ne fillimin e uljes se nivelit ekonomik pas vitit 1978 !

      Pra shkurt , edhe po te mos kishte pasur , doren armiqsore te agjenturave te huaja te perfaqesuara nga Nexhi dhe Ramizi , ndoshta edhe te tjere , Shqiperia do te kishte shtyre edhe disa vjet rezistence pas largimit te Enverit nga drejtimi i vendit !

      Ketu nuk po flitet nese Shqiperia mund te behej nje Superfuqi autosuficiente ne ekonomi dhe mbrojtje , me forcat e veta , pavaresisht se beri shume dhe i detyroi kundershtaret e saj shpesh te terhiqeshin me bisht ne shale ! Nuk ka diskutim se nje dite Shqiperia Socialiste do te binte ! Sepse para se te ishte Socialiste , Shqiperia eshte Shqiperi ! Dhe ajo nuk kishte pushtuar , vjedhur dhe grabitur me shekuj , pasuri , lende te para , flori dhe skllever sic kishin bere te gjitha vendet e Europes , por kishte qene “Shembulli i vetem i Afrikes ne Europe “!

      Ceshtja qendron se Nexhi dhe Ramo trahdetuan Shqiperine , jo se tradhetuan komunistet apo socializmin (ku ne planin moral edhe kjo eshte e rende) ! Ndersa tradhetia ndaj Shqiperise eshte krimi me i rende dhe me i ndyre qe mund te beje nje shqiptar ! Per kete llapet ! Saliu , Nano e kompani , nuk jane Katovica shqiptare (gjoja ish komunistet) , por jane Katovica serbo-greke (antishqiptarizmi) .
      Cizmja e huaj ne kete vend e shkaterroi me themel , sa sot Shqiperia eshte vertet “Nje shprehje gjeografike” ! Nuk ka as shtet , as ekonomi , as prodhim , as ushtri dhe se fundi ka nje popull qe po t’ia hapesh kufijte iken me not ne Itali !

      Karecua i di mire keto se ka qene pjese e kesaj plerhaneje ! Si mundet te flase per “ekonomi socialiste” , keq , nje person qe ne ate kohe ka qene ne Komisionin e Planit te Shtetit ? Qe jepte mesim ne unversitet , lenden “Ekonomia Socialiste” autor i se ishte dhe vete ? Ndersa tani , tamam tamam , jo tani , por qe ne 1990 , u gdhi “antisocialist i terbuar” ? Per llogari te kujt punonte ne Komisionin e Planit te Shtetit dhe propogandonte “shkencerisht” ekonomine socialiste , kush e shtrengonte , kur ishte “anti” dhe nuk e shtrengonte kush ?

      Une mendoj se keto jane optika e problemeve qe shqetesojne 1990-ten dhe jo nese Ramizi tradhetoi Socializmin ! Probliemi eshte se ata tradhetuan Atdheun tone Shqiperne ! Prandaj sot nuk duhet te cuditemi me pasojat dhe gjendjen !
      Nuk kemi ndrushuar asnje rruge , prape aty jemi !

      21 janaret , nuk jane asgje ! Jane thjesht “gervishtje” ne raport me ate se cfare i eshte bere ketij vendi dhe ketij populli ! Jo socializmit ! Kujt i plas per socializmin , pavaresisht se ai e coi me hapa gjigande perpara Kolonine e quajtur Shqiptaro-Afrikane !

  • Une mendoj se Xhafa dhe Kareco kante te dy te drejte. Nese shkrimit te Xhafes i shton edhe analizen modeste/permbledhese/primore te Karecos del nje shkrim me i plote. Qe te kuptohemi me mire. Ne shkrimin e vet Xhafa merret me sqarimin e se vecantes, individit politik dhe rolit te atij ne transformimin e komunizmit ne kapitalizem. Ndersa Kareco merret me domosdoshmerine e ardhjes se kapitalizmit ne kushtet e nje komunizmi te renuar ne te gjitha dimensionet e veta. Kujtoj, per ata qe kuptojne, se edhe vete komunizmi eshte pjelle e kapitalizmit. Sepse qe pas rendit te komunes primitive, te gjitha rendet e tjera: skllavopronar, feudal, kapitalist i eger, kapitalist-demokratik, qe pasuan, ishin dhe jane te bazuar teresisht ne parimet politike, ekonomike, sociale etj., si liria e tregut ekonomik, pluripartitizmi, per shembull, ne Angline viteve 1600 ishin toret dhe viget, qe sot jane perkatesisht Laburistet dhe Konservatoret etj., etj. Komunizmi hipi dhunshem mbi ato e te tjera parime objektivisht te pazhdukeshme. U be utopik. Vendet Skandinave prej dhjetra vitesh, dhe Kina sot, na provojne se liria e tregut, jetes humane, prona private, konkurenca materiale dhe intelektuale etj., nuk mund te zhbehen nga asnje lloj idelogjie tjeter sado populiste, komuniste, socialiste, liberale, konservatore etj., qofshin ato. Qe do te thote se: mielli me shume uje nuk na jep buken. Mielli me pak uje, po ashtu. Pra duhen perziere ne masa te caktuara perberesit e bukes; mielli kapitalist dhe uji komunist, qe te kemi buken.
    Pra nga ana e zotit Kareco, shkrimi i atij, eshte, sjell, nje veshtrim parimor ndaj ceshtjes se ngritur nga Xhafa, pra eshte nje kontribut me shume ne sqarimin e rruges se tjetersimit te socializmit Enverian shqiptar. Gjithesesi ato jane gjera te shkuara, dhe po te rendim shume pas atyre qorollepsemi ne harrimin e realitetit. Ky, mund te jete nje qellim i politikes aktuale, nje ilac i njohur, per te spostuar vemenden e publikut nga pamundesia objketive e qeverise aktuale per te korigjuar shpejt e mire plaget e pashlyeshme te vepres se Sali Berishes dhe te atyre qe nuk e duan Shqiperine zonje; qe nuk duan dy shtete shqiptare ne Ballkan dhe Europe. Lapsi, gjithesesi, duhet ti meshoje se tashmes, castit, realitetit ne kohen dhe hapsiren shqiptare e me gjere. E shkuara vdiq, e ardhmja nuk dihet. Sepse, koha ka vetem nje dimension: ecen vetem perpara, pa pjerdhur fare, per asnjeri, sado Lider qofte ai. Kaq se ju lodha. TUNG.

  • FATKEQESIJA E KETIJ VENDI JANE KARecot e KARmentuesit qe nuk dine nga pjerdh gomari nga fjala kAmunizem!

  • zotin Karecome qa sa e njoh do ta fusja te ata “intelektuale” qe ne kohen e “diktatorit te dashur” I lepinin bolet kurse sot duan te marrin certifikaten e disidentit.Gjirokastritet e mbajne mire mend kete kameleon dhe sado ta shaje enverin nga amerika nuk e heq fajin qe ka para 90.
    Ky eshte nga ata tipa qe I kendonin keshtu xhaxhit

    Plot pese shekuj nana priti
    Skenderbeut nji vella ia rriti
    legjendar n’lufte e n’liri
    enver hoxha emni i tij
    gjysem shekulli kombi t’pat
    lum si shqipja qe t’pat djale
    tan’ Shqipnia per ket emer
    me dy sy e me nji zemer
    ushton vaji, vaditi token
    shpi per shpi e ne çdo voter
    per ket’ vdekje t’burrit dheut
    qau dhe shpata e Skenderbeut

    Per Enverin qau dhe moti
    tan’Sshqipnin e ka shtang topi
    monumenti Nan’ Shqipni
    i ban roje birit te tij
    asht perkul i perkedhel ballin
    thue e ka t’pavdekshem djalin.

    po mire o shoku teodor qe paske numeruar partizante e vrare si gjeneral I ushtrise vdekur
    pse nuk merresh psh: ku shkuan 20 miljard dollaret e armatimit shqiptar..ku e coi berisha me rajersonin arin e Londres dhe a ishte e ligjeshme si llogaritar dhe historian qe je..ose sa ishte numri I diversanteve , bandave,terroristeve,agjenteve te udb,asfalias ,cias te hedhure ne shqiperi per 40 vjet..dhe besoj se do jete me I madhe si deshmoreve t eluftes o general I ushtrise vdekur te mergates qyqeve

  • Si hyrje per poziten time politike, po theksoj se ne rrethin tim kam dy te pushkatuar nga komunizmi dhe nje numer shumefish te burgosurish politik.
    Megjithate krahasimi i Sali Berishes me Enver Hoxhen nuk eshte logjik. Sali Berishes iu la ne dore te drejtonte sistem demokratik dhe nuk ka nevoje ta them une qe e shkaterroi Shqiperine. Pra, ne rastin e Saliut ishin difektet e tij qe e cuan ne vendosjen e diktatures se tij personale. Deshtimet e Shqiperise ne kete cerekshekulli jane pasoje e drejtperdrejte e katrahures qe shkaktoi ai duke shkateruar dhe abuzuar ne pasurite kombetare, duke shitur interesat kombetare ne favor te fqinjeve dhe duke rezikuar sigurine tone kombetare.
    Diktatura dhe deshtimet e Enver Hoxhes jane rrjedhim i sistemit komunist, i cili ne Shqiperi deshtoi si kudo tjeter qe u provua ne bote.
    Megjithate gati gjysem shekulli te sundimit te tij konsoliduan nje shtet shqiptar ekzistenca e te cilit eshte kercenuar jo vetem ne 1912en, as vetem ne Konferencen e Paqes pas luftes se pare boterore, as vetem me pushtimin nga Italia, as vetem me perpjekjet e Rusise sovjetike dhe Jugosllavise se Titos per ta bere nje republike jugosllave, por edhe sot kur interesat e madje dhe integriteti territorial i Shqiperise i falen (jo shiten) fqinjeve armiqesore.
    Ekzistenca per gjysem shekulli e nje Shqiperie te pavarur e dinjitoze, edhe ne kushtet e nje diktature te eger si ajo komunistja, e konsolidoi poziten dhe pavaresine e Shqiperise. Zhvillimi i kultures, arteve, letersise e shkencave shqiptare (ne menyre te vecante atyre albanologjike) per thuajse dy breza njerezore e rriti vetedijen kombetare te shqiptareve ne ate shkalle qe te gjitha perpjekjet per te cbere kete vetedije kombetare duke perfshire perpjekjet dhe investimet per helenizimin e Shqiperise se jugut qe jane lejuar nga qeverite shqiptare te “demokracise” te kene qene dhe mbeten gjithenje te pafrutshme.
    Ne kete kuptim, nga pikepamja madhore e ruajtjes se identitietit dhe vete ekzistences se kombit e vendit tone, gjysem shekulli i diktatures komuniste ne Shqiperi, ishte i nje rendesije qe nuk mund te mbivleresohet.

    • Pirro, ne qofte se do te kisha perballe, (pa luajtur rolin e servilit klasik), do te kisha kapur per xhakete dhe do te fusja me zorr ne lokal, per te dhene nje kafe me bisht.
      Ke shkruajtur ato qe une kam ne mendje.
      Te pershendes, per llogjiken dhe korektesine, qe ke ne kete koment.

  • O “Hor i Bulevardit”. Nuk jemi vetem une e ti qe i kemi nder mend keto, por edhe shume te tjere dhe kushdo qe ve atdheun mbi cdo gje (shumica e shqiptareve).
    Komunizmi nuk ishte semundje shqiptare. Ai ishte produkt i nje filozofije qe kapercente rolin e filozofise, duke dashur te parashikonte te ardhmen e paparashikueshme te njerezimit qe i dha me shume trajten e nje profecije orientale. Ai lindi si reagim intelektual ndaj plageve te shoqerise europiane te shekullit 19te, dhe fitoi popullaritet me parullen njerezore dhe shume terheqese per krijimin e nje shoqerie te drejte. Me kete shpjegohet lindja e ideologjise komuniste, Komuna e Parisit, dhe popullariteti i madh i ideve komuniste jo vetem ne Europen Lindore e ne Shqiperi por edhe ne perendim, duke perfshire vende te tilla si Franca dhe Italia ku partite kumuniste ishin partite me te fuqishme pas luftes. Me kete shpjegohet edhe idealizmi dhe heroizmi i shume partizaneve ne kohen e luftes (jo te pakte ishin edhe ata qe lane studimet jashte shtetit dhe erdhen te luftonin per clirimin e Atdheut).
    Edhe nje here, komunizmi ishte nje pandemi qe kapi jo vende por kontinente dhe nuk ishte aspak fenomen shqiptar (Shqiperia mbeti ne anen e komunizmit jo per fajin e shqiptareve por si rrjedhim i mos hapjes se frontit aleat ne Ballkan, te cilin e kerkonte me kembengulje Curcilli po e kundrshtonte me po aq force Roosevelti.
    Me se fundi komunizmi falimentoi dhe Shqiperia mbeti. Ideologjite vine e ikin, por atdheun po e humbe nuk te kthehet me.
    Sa per kafene, besoj qe mosha me detyron mua te ta jap. Deri atehere le te ngreme keshtu nga larg nje dolli per mbrothesine e Shqiperise.

    • Horri tha se do te jepte kafe …… kurse ti I the se keto jane gjera fare te thjeshta qe I di dhe I kupton cdo shqiptar minimalisht I ndershem dhe atdhetar (pak a shume keshtu) !

      Po miku im ! Ashtu eshte ! Ti me qetesi ke thene gjera sa te thjeshta , aq te medha dhe te verteta ! Une te them te drejten nxehem dhe ne shume raste perdor sarkazmen !

      Por historia e Shqiperise vleresuar objektivisht , eshte pikerisht ajo qe ke thene !

      Por te vjen keq , shume keq , se si plehrat e ketij vendi na e shkaterruan Atdheun tone dhe shqiptarin e thjeshte dhe te ndershem , njerezit tane !

      Keta plehra kane shpresen se ate qe nuk arriten per mijra vjet , e triumfuan keto kohe ! Gabohen rende , sic jane gabuar gjithe ate kohe !

      Rrofsh shqiptaret e ndershem si ty , jane shpresa e ketij vendi ! Jane ata qe do ta mbajne “zjarrin ndezur” !

      • I lexova me vemendje komentet si dhe debatin e zotit Kar eco me Zotin Xhafa.
        Zoti Kar eco , qe kur ka shkuar ne Amerike, ja ka ngenë Lopa leksionet qe ka mbajtur…Mire ka bere Lopa…..
        Bravo i qofte Lopes…!
        Pershendes sidomos komentet @ Lleshi, Piro, Horri, argjiro, por dhe te tjere…
        Interessant, SHPESH HERE ME SAKT FLASIN KOMENTUESIT, se sa medemek Profesoret…!
        Qe sistemi E. Hoxhes, do deshtonte nje dite, kjo nuk vihet ne dyshim….
        Ai sistem, nisi si Utopi dhe do perfundonte nje dite si i tille….
        Per mua deshtimi tij nis qe atehere kur teoricienet e keti sistemi u ndane:
        NJE PJESE KERKONIN NDRYSHIMIN ME DHUNE
        DHE PJESA TJETER NDRYSHIMIN ME REFORMA…!
        Koha provoi NDRYSHIMIN ke R e f o r m a…
        Dhe ja sot S o c i a l d e m o k r a c i a, si pjese e se Majtes, po jeton dhe ekziston per bukuri….Shume vende te Europes Perendimore, por dhe ne Kontinente te tjera ky realitet eshte evident…
        Kapitalisti k l a s i k i kohes se Marksit, eshte nen mbikeqyrjen e Shtetin s o c i a l…Prej nje ÇEREK SHEKULLI, ketu ku punoj e jetoj, qeveris me se shumti Socialdemokracia, e cila te pasurin e taton çdo vit dhe nje pjese jo te vogel te Pasurise ja merr me taksa dhe i çon ato ne dobi te qytetareve…
        Pra, ekziston nje shtet Social me shume Elemente te nje shoqerie qe kerkon te z b u s Differencen midis te Pasurit dhe Puntorit te thjesht, ATIJ QE MBAN BOTEN MBI SUPE…
        Ne Shqiperi, keto 25 vjet ka sunduar R r u m p a l l a…
        Nje SAHAT e më pare, LARGONI Rrumpallen, qe pjell çdo dite nje Politike konfliktuale…Politik , e cila po behet Kanceri i Shqiperise!…
        Me Ramen, edhe pse ben gabime….Po duket NJE DRITE NE FUND TE TUNELIT…!
        Ai perpiqet te ndertoje Shtet, por duhet ndihmuar dhe jo ti vihen gure nen rrota…
        Treni i se Kaluares iku….analizat per të le ti beje Kar ecua… Me Xhafen qe ka humbur Simiten…. por
        N X I T O N I

        M O S
        N A
        I K I
        T R E N I
        T J E T E R
        P Ë R

        E U R O P Ë….
        Shqiperia nuk ka te ardhme tjeter…Dhe me 2 milion banore, sa ka mbetur, falë pasurive te saj Potentiale, mund ta kap
        T R E N I N
        E U R O P I A N….!
        (falenderoj Gazeten DITA, per kete Debat te mrekullueshem…)

  • Na mo daktorè Kareco, çè janè kèto mèllefe dhe paçavure qè na llafos tinè, pa le dhe kushè, tinè qè stè takonè tè hapèsh atè kallamare, qè u ushqeve per tè na llafosur pèrè socialisèmè? Po ke ftirè tinè?! Mè mirè mbille atè kamare se dhe tinè si kofini pasè tè vjelave, na del e na llafosè tani e vetèm mllèfe, po asgjè me mèntè nuku na lafosesh. E çè na ndrite tinè me ato teoritè e tua ekonomike mè parè nè socialzèm? Po tani çè na ndrite ne kapitalisèmè? Mirè ti kanè dhene xhevapet shumè vetè, porè mè bukur tè ka shkrojtur tè Vèrtetèn e Vèrtetè, qitetari Pilo, qè i shèkokèrka ngjarjet shumè mè mirè se tia si prosor a doktor ça dreqin jeshe tinè né atè kohè. Nukè tè themè ta mbillish atè gojè, por tè themè, (se jemi tè njè moshe) , bèhu burrè me mènt dhe kur nukè dinè tè thuashè tè vèrtetèn, mè mirè HESHTE! Hajtè. tè mè rruaçè atje ku je, por me mèndje nè kokè. Sheme Plaku

  • Ne qe kemi qene studentet tuaj z. Tolo Kareco (sic u quanim atehere), si nuk degjuam nga Juve personalisht apo A.Pano, D.Gjongecaj, Gj.Banci, I.Gorica, etj, etj, nje fjale kunder komunizmit e na perseritnit vetem “10 epersite e sistemit komunist ndaj atij kapitalist”. Ju e dinit me mire, se punonit edhe me kohe te pjeseshme ne Komisionin e Planit te Shteti apo Ministrine e Financave, merrnit te gjitha shifrat sekrete apo per perdorim te brendshem te D.P.Statistikave, e shikonit se ligjet dhe kategorite ekonimike te socializmit kishin deshtuar ne praktike. Pra Shqiperia kishte mbaruar e ne mesonim “peralla”, se e dini shume mire se shumica e lendeve e leksioneve qe na jepnit ne themel kishin “Partine e vijen e saj”.Popullli vuante, nuk kishte buke, mish, perime e fruta, nuk kishte po thuajse asgje, te mire materiale, sic i kishte, i huaji qofte edhe greku qe ishte i fundit nga vendet kapitaliste.Djersa e mundi i popollit, nuk e rriste “produktin neto” qe e kishit qejf ta perdornit,si shprehje. Sot te gjithe jemi ne gjendje t’i themi mangesite e sistemit se ato ishin te shumta, por puna ishte t’i thoshit atehere sic u munduan ti thone disa si A.Kellezi, me shoke.

  • KUR LEXOJ KETO KOMENTE SI SHEME PLAKU, 1*,LLESHI ETJ NGUSHELLOHEM DISI QE AKOMA NJEREZ ME MEND DHE ATDHETARE.

    zoti kareco mund te jete doctor profesori I vetem ne bote per te gjitha kohrat qe perdor fjale teper fyese per enver hoxhen per shembull kur I thua diktatorit vrases eshte e tepert ta shaaht me fjale rrugecerish si halabak,bixhzci,homoseksual, etj qe mund te permenden qindar fjale te tilla nga ky mender pordhesori aq me shume qe ka mbojt disertacjonin me temen Epersite e e sistemit socialist e bla bla.faleminderit komentuesve te mesiperm por nje gje nuk e kuptova:kush e paguan kete professor pervers apo leh si qen ” free” per te marre ndonje kocke nga elezbiberat e marikes

  • Te nderuar komentues te mesiperm!
    Te gjitha keto debate per sistemin SOCIALIST behen me qellim te caktuar e jo thjesht per te nxjerre te verteten!
    Se pari kemi 25 vjet qe KALEMXHINJTE e kapitalit perdorin emertimin KOMUNIZEM,kur dihet qe KOMUNIZMI eshte nje sistem,qe askush nuk e di teorikisht si do jete e jo me te zbatohet ne praktike!
    Kjo behet,qe t’i rrenjoset ne mendje opinionit publik se KOMUNIZMI(e jo socializmi) ka deshtuar si sistem politik e ideologjik dhe se KAPITALIZMI eshte sistemi i perjetshem politik!
    Se dyti, komunistet shqiptare e ndertuan Shqiperine si shtet duke e marre nga ZERO,te shkaterruar totalisht nga LUFTA 3-4 vjecare ,me nje popull analfabet 90%,pa shkolla,spitale,hekurudha, rruge te asfaltuara,pa hidrocentrale,pa porte e aeroporte,pa USHTRI MODERNE,pa miniera,fabrika,uzina e kombinate,pa industri te lehte,ushqimore,te rende etj!
    Pervec ketyre,shteti SOCIALIST ndertoi dhjetra fabrika e uzina te perpunimit te mineraleve ne vend,si FERRO-KROMI,BAKRI,HEKUR-NIKELI etj!
    Popullsia ne 1944 ishte 800 mije banore dhe arriti ne 3 milion!
    Tokat e mbjella ishin 300 mije ha,ndersa arriti ne 2 milion ha!
    Ullishtet,pemtoret,vreshtat,bonifikimi,kanalet kulluese e vaditese bene qe BUJQESIA me eksportet e saj te realizonte 40% te valutes se vendit!
    Populli ishte i gjithe ne pune,ne shkolle dhe nuk njihej analfabetizmi,papunesia,malarja,sifilizi,droga,prostitucioni,GJAKMARRJA,elektrifikimi u be deri ne kasollen e fundit ne maje te malit,TAKSA E TATIME NUK KISHTE ndersa INVALIDET merrnin kompesim te mjaftueshem per t’u mjekuar dhe jetuar!!
    VETEM LAGJET E QYTETIT KISHIN AQ KOMPETENCA ATEHERE SA SOT NUK KA AS QEVERIA QENDRORE:LAGJA TE JEPTE SHTEPI DHE PUNE!!!
    Vetem DREJTESINE e sotme kriminale te krahasosh me drejtesine e SOCIALIZMIT mjafton sa per te gjitha!
    Sot te heqin nga puna dhe nuk ke ku ankohesh!
    Gjykatat zbatojne urdherat e SUNDIMTARIT,ndersa prej 2005 e ne vazhdim DREJTESIA ESHTE NE SHERBIMIN KRIMINAL te armikut me te madh te shqiptareve Sali Berishes!!
    Pas 90-tes,shteti KRIMINAL shkaterroi dhe grabiti te gjithe pasurite e shqiptareve dhe populli jeton si ne MESJETE!!!
    Beni krahasimin se cfare ka bere KAPITALIZMI me mire se sa SOCIALIZMI per cdo fushe te jetes dhe per te gjithe popullin dhe atehere do kuptoni se kush sistem ishte me i mire per popullin FUKARA!!!
    LIRI POPULLIT!VDEKJE FASHIZMIT!!!

  • Epo te quash “IDEOLOGE”,takemin e debileve shuplaktrokites te kohes se dulles,eshte kulmi i torrtures. -“IDEOLOG” ! RRema & co ! Pale pastaj kur te numurojne te mirat dhe perparimin nen udheheqjen e partise dhe si zakonisht marrin “kutin e ppsh”,dhe matin c’tu dale per mbare. Krahasimin keta e bejne me vitin ’38,me nje fjale vete llafosin e vete degjojne.- O derra te nginjur,o kope cakenjsh,o vampire syskuqur,o sadiste gjaksore,o te cmendur te lene azat,o fantazma varresh,o gjarperinj,o parahistorike e paranojake,o At-vrases e vellavrases,ja ju ishit “ideologet”,”kompetentet”,”ekspertet”,”arkitektet” e “ndertimit” te socializmit “shkencor”,e ritjes dhe edukimit te njeriut te “RI” ! – Krahasimi o “IDEOLOGE”,bejeni me shtetet fqinje qe kishin qene shume here me keq se populli Shqiptar ne cdo aspekt te jetes ne vitin ’38,e sa perpara nesh kaluan deri ne v.’90,ndersa formimi “IDEOLOGJIK” i njeriut te “Ri” e sojsez ju plasi si bombe pa sigurence. Koha tuaj perendoi,populli i shperrtheu telat me gjemba,i keputi vargonjte e duarve e te kembeve,i trodhi “ideologet”truthare e inatcinj,e varrosi pergjithmone mizorine skllaveruese enveriste dhe “gozhden” e fundit ne tabutin ku ju kalli, e nguli RAMIZI. – Por,lugeter do kete, qe do te dalin here pas here nga sketerra,per te na kujtuar “ideologet” dhe “RAXHIMI”qe i terheq poshte ne furrat e tij,

  • Or Tak,
    Or Halabak,
    Ti i perket asaj shtrese qe Lufta Antifashiste ju varrosi!
    Ti ke te drejte te shperthesh ne Ekstase sharjesh , se nje pjese te jetes e ke kaluar ne Spaç, ne Burrel apo gjetk, i denuar si kriminel, sabotator apo Terrorist!
    Nje Krimineli si ty,
    Drita i duket Erresire!
    Me cilat shtete na krahason, o T r a p !?….

  • Merremi me te kaluaren duke polemizuar gjera qe sot kane vlear per historine dhe u vlejne dhe atyre qe perfitojne nga keto debate pa buke- jo Muharremi jo Kareco, te dy kane qene pjese e atij sistemi si dhe ne te tjeret. Nuk debatojme dhe te shtrojme alternativa, duke denoncuar te keqen dhe ballafaquar me shembujt e se mires por perseri i biem te njejtes vrime te fyellit qe nuk nxjerr asnje tingull. Kriminelet qe vrasin ne mes te dites dhe te sheshit nga ky lloj debati duan qe te diskutohet per Enverin dhe komunizmin dhe ata te bejne punen e tyre.

  • @neron vjosa ! – sapo u ngjall lugat, erdhi nga xhenemi per te na kujtuar qe te mos harrojme NERONET ! RAXHIMI do te te marre e do te djege ne furrat e tij,je me liri-dalje provizore !
    -O lugat neroni,i mbytur me shurre ne vjose,me ke te te krahasoj pervec se me ferrin,sketeren e xhenemin! Yt lugat shporru ne xhenem !- Merre RAXHIM,digje ne katran se atje e ka vendin,bashkoje me “IDEOLOGET” e tjere..

    • I xhihadit je or Halabak?!…
      Apo je nga ata ushtaret e ISIS-it?!…
      Shko shpejt e ngri Sumatriçen lart, se eshte e Xhuma sot!….

  • @Neron Vjosa! Adio lugat,te fala titeti Enverit,mos harrosh te marresh me vete, aty poshte ne xhenem edhe klyshet qe ke qe tu tregosh perrallat qe te pelqejne me shume,RAXHIMI po te pret qe te te djege ne furrat e tij,leja te skadoi,yyytt zhduku lugat.

    • O @halabak,
      Pse je helmuar nga urrejtja ndaj njerzve te zakonshem, vetem ti e di…
      Zakonisht , tipave te gjymtuar dhe kriminalizuar si ti,
      Në Sparten e Lashte i hidhnin nga humnera, qe ta pastronin shoqerine…
      Ne Ameriken Demokratike, tipave si ti, u fusin nje Shiringe ne Fund te Kurrizit…
      Ndersa ne Europe i denojne me burgim te perjetshem…
      Çfare ke or Kafshe qe vetem vjell Vrer?!…
      Sa per personin tim, po te them vetem kaq:
      Po te ish Nenë Tereza gjalle do krenohej te me rreshtonte nder ushtaret e saj shembullore, sepse gjithe jeten, me mundesit e mija, kam shpetuar disa jete njerzish dhe disa te tjere i kam rritur tok me femijt e mi deri sa i kam martuar dhe nxjerre ne jete…
      Nuk po flase per kontributin tim, shpesh here vullnetar ne aksionet më te medha te vendit, nuk po te flase per Aktivitetin tim shembullor, jo vetem per ti sherbyen Families time sot, por duke u garantuar edhe niperve dhe mbesave te Ardhmen…
      Prandaj une te them:
      TË NDIMOFTE ZOTI, QIELLI…( megjithese e di mirë qe nga qielli vetem Shi dhe Breshër bie…!)…
      Sepse Robi ty nuk te ndihmon dot!….

  • @ N.Vjosa !-Ndoshta, para se te te marre Raxhimi se leja te skadoi,une po te korrigjoj vetem emrin,nga NERON,ne NEVOJTORE “VJOSA”,krahasimet me perendimin,me Gr.e lashte,me Europen,na i ler neve te ti bejme,meqenese edhe pyete pak me siper.Madre Terezen,sapo ta zesh ne goje,duhet te gelltitesh gjuhen,se ju aksionistet vullnetarisht i prishet kishen,sidomos kur edhe sot pas kaq vjet shikon ushtare e ushteri nen “komanden” e madre Terezes.Me theksimin e (A-se),per “(A)ktivitet” shembullor dhe garantimin e te (A)rdhmes,por sidomos me edukaten (A)teiste qe ke te rrenjosur ne trurin tend(po pate tru),e ke vertetuar katerciperisht veprimtarine kriminale ne dem te njerezve,per te patur pak me shume mirqenie personale.
    -@ NEVOJTORE “VJOSA” ! -Si lugat qe je,nuk te lejohet te artikulosh emrin e ZOTIT (megjithese nuk beson).Hajt sikterrisu me gjth cke qe te ndjek pas.

    • Me qe e paske mik Raxhimin, i thuaj te te rrumbullos sipas stilit te Pashait te Madh Bajronit….
      Po su kenaqe me Raxhkapurin, i thuaj te te dergoje me sherbim ne Peqin , ose ne Elbasan…
      Oh çfare injoranti qenke ti, or te pastroft Marmiten Raxhimi me gjithe Kinen tok…
      Ik or injorant, ti nuk je per te debatuar, ti je i atrofizuar totalisht….
      Mos debato më me mua se ndiej neveri dhe me detyron te shkruaj jasht edukates…

  • Profesorit somnabul do i thoja se keto qe llomotit ti i din kushdo i brezit tone e s`po thua dicka te re. Mos fol si profet i vonuar.Po tu dogj zemra per vatanin eja ketu e `shkrihu per te Tosket thone`ja Cecua,ja mejdani-bujrum profesor kapedani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *