SMS në DITA
Në 0689073730
Tre partitë më kryesore që luftojnë për pushtet janë PD, PS dhe LSI. Partia Demokratike, kur ishte në pushtet me ish-kryeministrin Sali Berisha, për 8 vjet i shkuli me rrënjë tropojanët nga Tropoja, të aftë apo të paaftë, vetëm që ishin militantë të PD-së dhe i vuri nëpër pika kyçe ku çdo gjë kontrollonte dhe e milte si lopë pak e nga pak, pa e kuptuar, që po na pinte gjakun si shushunjë. Kudo, si në SHISH, SHIK, SHKB, Polici, do dëgjoje nëpër radiot e policisë vetëm çiftelinë që buçiste, dukej sikur ishe në ndonjë festival malësie. Të udhëtoje me makinë do të shikoje vetëm policë rrugore nga Tropoja dhe kur të ndalonin sipas rregullave që kontrollonin dokumentet, pavarësisht kur çdo gjë kalonte në rregull, por kur e pyesje nga të kemi e thoshte nga Tropoja, i përgjigjesha: “Dukesh, nga dialekti i Saliut”.
Partia Demokratike ra bashkë me Saliun. Po kush e mori MPB-në? Çiftelia me dy tela pushoi, kënga labe triumfoi. Ministri i Brendshëm z.Tahiri ja merrte këngës dhe isoja zgjatej e përzgjatej kudo në dikastere, zyra dhe rrugë, si dikur me çiftelinë. Ministri z.Sajmir Tahiri me të vërtetë është burrë i zoti, por për të mbajtur pushtetin dhe MPB-në ka dhe tropojanë malësorë që janë burra mbi burra e që i shërbejnë organeve të policisë në mënyrë shembullore.
Po kujt ja thua?? Populli yne edhe per ket problem e ka lene amanetin: “Gjella me kripe, kripa me karar”. Ka burra te zot, kuadro e specialiste ne te gjitha viset e Shqiperise qe duhen perezgjedhur, duke zbatuar kritere te rrepta, dhe vendose ne krye te puneve, jo vetem ne polici por ne te gjitha hallkate e drejtimit te shtetit. Por per fat te keq akoma vazhdon atavizmi i mbartur nder vite e konkretisht : Tregoine qe kur ishte Komandant i xhandermarise Muharem Bajraktari gjithe Lumjanet thoshin “e kemi shpieeen mith bajraktarit”. E kemi jetuar kohen kur gjithe jugoret dhe ne vecanti gjirokastritet per cdo gje te thoshin “e mo jemi tonet, te na rroje komandanti iine”. Pastaj pas viteve 90 ” boll qe e kemi Salen tonin, pa edhe pa buke rrime, apo pyetja “c’far punon”, “punoj Tropojan!”. Tani qe ra Sala, edhe ne vrimen e miut jane eliminuar tropojanet, pavaresisht burrerise qe dihet qe kan ne gjak, kualifikmeve dhe kontributeve qe kan dhen e japin per zhvillimin e vendit, duke mos kursyer as ata qe Sala i griu se nuk shkuan pas apo qe e kundershtuan per 20 vjet radhazi polititken e tij te mbrapesht! RILINDJA nqs e ka seriozisht se don te beje shtet duhet te heqe dore nga klanizmi, e ne vecanti nga ndasite preferenciale jug veri. Kjo dukuri vrastare nuk eshte vetem ne polici, por edhe ne sektor te tjere te administrates se emeruar pas 23 qershorit.