Shkencëtarët si Stephen Hawking thonë se transferimi i vetëdijes së mendjes mund të arrihet që në vitin 2050.
Njeriu mund të bëhet kështu i pavdekshëm. Fjala i pavdekshëm është përdorur që në momentin kur njeriu nisi të mendojë për vdekjen.
Në vend që ta shohë pavdekësinë brenda koncepteve të fesë dhe okultizmit, a mundet që njeriu ta shohë tashmë përmes “lenteve” të teknologjisë?
Mundësitë janë shumë reale dhe jo të bazuara mbi ëndrra apo legjenda dhe parashikime profetike.
Në vitin 2005, departamenti i futurologjisë i British Telecom bëri të ditur se kompjuteri dhe kibernetika po përparonin me shpejtësi dhe se mundësitë që truri i njeriut të transferohet në një kompjuter dhe të përftojë pavdekësinë kibernetike, janë tashmë reale.
Pra, ai që sot duket produkt filmash fantastiko-shkencorë, në vitin 2050 mund të jetë realitet. Sipas ligjit Monroe të vitit 1965, numri i tranzitorëve që përbëjnë një qark të integruar kompleks dyshohet për çdo dy vite që kalojnë.
A është e vështirë që të parashikohet skenari që buron prej kësaj deklarate të thjeshtë? Deri në vitin 2050, një qark i integruar fare mirë mund të jetë ekuivalenti i mbajtjes së po aq shumë materiali sa edhe truri i njeriut.

mëndja e njeriut,ndryshe nga truri,është e ndryshme në njerëz të ndryshëm!!
kjo ndodh sepse persona të ndryshëm kanë përvoja,interesa,fantazi të ndryshme,reagime të ndryshme në bazë të përvojave, interesave,fantazive të tyre dhe një mënyrë spontane të të menduarit të shkëputur nag këto të treja!!
a do të mundet që elekrtonika të bëjë të njëjtën gjë??a do të mundet të ketë individualitetin që ka njeriu i sotëm??
thjeshtë a do të mundet elektronika të mendojë ndryshe për të njëjtën përvojë???
kjo është në mos e pamundur!?do të jetë e vështirë!!tmerrësisht i vështirë!!
magazinimi i vetdijeve,përvojave të njeriut është shumë i mundshëm!!
Asnjehere jo. Edhe ne qofte se mund te transplantosh dijet dhe pervojat personale nga truri i njeriut te kompjuteri, qe eshte pothuajse e pamundshme, nuk mundet kurre te transplantosh nenvetedijen, subkoshiencen, per te cilen disa mendojne se eshte baza dhe foleja e shpirtit.