Nëse ka një klasifikim “top ten” për gjithçka, si të mos ketë për yjet më mendjelehta të botës. Për këtë mendoi revista amerikane “COED Magazine” dhe përpunoi një listë me dhjetë femrat e famshme më mendjelehta. Sigurisht revista ka publikuar me detaje arsyen përse personazhet ndodhen në këtë listë. Në vijim edhe ne po ju prezantojmë me klasifikimin “top ten”.
Lauren Caitlin
Nuk është shumë e njohur, por është një konkurrente e Miss Teen USA dhe u bë e famshme për mungesën e inteligjencës.
Britney Spears.
Dallohet për momentet e histerisë dhe çmendurisë. U gjykua kur vendosi të rruajë kokën dhe tha, “Unë jam anti-Krisht”, apo “Kurrë nuk kam qenë në Japoni, sepse nuk ka peshk dhe ky ushqim është i famshëm në Afrikë”.
Shakira
Surprizë! Për të dashurën e Pique thonë se nuk ka kulturë të përgjithshme. Fokusohen tek fakti që dikur ka thënë se do t’i pëlqente të udhëtonte në Romë, sepse aty ka lindur Jezu Krishti.
Brooke Hogan
Ajo është e bija e mundësit Hulk Hogan dhe ishte protagoniste në reality show-n e saj ku demonstroi në çdo pjesë mungesën e inteligjencës.
Isabel Madow
Pjesëmarrëse në një program, ku roli i saj ishte thjesht të tregonte format e saj trupore.
Kendra Wikilson
Bëhet fjalë për një modele të vilës “Playboy”, që braktisi jetën e saj në vilë për t’u martuar me një sportist. Në serialin televiziv ku ajo ishte protagoniste bashkë me të dashurat e tjera të Hugh Hefner justifikoi praninë saj në këtë klasifikim.
Jennifer López
E dënuar për fjalinë e saj: “Nuk kam bërë asnjë krim, thjesht nuk kam respektuar ligjin”.
Jessica Simpson
Është e pranishme në këtë klasifikim, pasi tha se pula dhe peshku ton janë e njëjta gjë.
Ninel Conde
Është një këngëtare dhe aktore e famshme për frazat e saj të shumta pa kuptim. Një nga ato daton në vitin 2004 kur ndodhi cunami: “Sa gjë e shëmtuar është ajo që po ndodh me Surimi-n”.
Paris Hilton
Bëri gjithçka për t’u dalluar, përveç pasurisë: hyri në botën e aktrimit, modelimit, dhe muzikës, por ende nuk ka dalë me sukses nga ndonjëra prej tyre.

edhe vipat shqiptar nuk ngelen mbrapa