Email nga adresa
Përshëndetje DITA. Shqipëria ka probleme të rënda, që nuk mund të kalohen me mendjelehtësi as me një furçe sipër. Më bëri përshtypje një intervistë e fundit e kryeministrit Edi Rama në një revistë të huaj.
Shkrimi në fjalë ishte peshëlehtë, dëfryes dhe i mbushur me gjithfarë klishesh. Lexuesit i thuhet se Ramës po i bien flokët, se ai e flet anglishten me saktësinë e një intelektuali të formuar nën regjimin komunist, se ai është edhe i gjatë dhe muskuloz dhe ka luajtur basketboll dhe se ka qenë, në mos është akoma, piktor.
Të njëjtit lexuesi i përmendet edhe fakti që Shqipëria ka qenë e izoluar nën regjimin e Hoxhës, i përshkruhen bunkerët e ndërtuar “për partizanët, që këta të shtinin mbi pushtuesit mitikë”, i shpjegohet se shqiptarët nuk mund të udhëtonin jashtë vendit dhe se atëherë të futnin në burg po të të kapnin me një libër të Picasso-s.
Edhe sa herë do të thuhen këto?! Derisa të gjithë t’i zërë gjumi ose të ndërrojnë kanal?
Ky gazetari i huaj e mbyll shkrimin e vet kështu:
Rama tregon një histori me gjyshen e tij: “Ajo m’u drejtua: ‘Një ditë do të bëhesh burrë. Dhe burri mund të jetë i vrazhdë. Burri mund të gënjejë. Burri mund të marrë vendime të gabuara. Por ajo që një burrë nuk mund t’ia lejojë vetes, është të jetë i mërzitshëm. “
Edi Rama, me siguri që e ka ndjekur atë këshillë. Vërtet; por kushedi do të kish bërë mirë ta ndiqte edhe ky gazeari i huaj që ka shkruar këtë artikull, së bashku me mediat që vijojnë t’i qasen Shqipërisë me një mendjelehtësi prej koketash, në një periudhë kaq dramatike për të gjithë.

Ngelen historikisht me memorie te shkurter ..! Shqiptaret duhet te kuptojne se si i shikon bota sot e jo te vazhdojne me euforite megallomane te kamufluara nga idiellogjite abstrakte se si e shikojne boten ata.