Vetёm njё moment mendo… Unё jam e aftёsi tё kufizuara!!! Vetёm pёr njё moment mendoje veten dhe ti sikur je me aftёsi tё kufizuara. Vetёm pёr njё moment, mendo tё mos ecёsh dot nё rrugёt e qytetit tёnd, apo nё fshat i izoluar brenda banesёs tёnde, mё keq akoma shtrirё nё krevat pa mundёsinё e njё mjeti lёvizёs. Mendo tё mos dёgjosh e nuk je nё gjёndje tё mёsosh se ҫ’thotё tjetri, pёr t’i dhёnё pёrgjigjen e duhur. Mendo tё mos shikosh e tё rrёzohesh sa hedh njё hap, ku shkopi i bardhё nuk tё jep orientimin e duhur. Mendo tё mos kesh instikte tё shpejta e tjetri mёrzitet tё presё reagimin nё kohё. Mendo tё mos flasish dot e tё humbasёsh mundёsinё e komunikimit etj, etj… Vetёm njё moment mendo, si do tё ishte jeta jote pёr njё ditё tё vetme…. Si do tё ndiheshe ti, kur fёmija yt qё nuk ecёn dot apo nuk shikon tё mbetet analfabet, pёr shkak tё infrastrukturёs, megjithse inteligjenca nuk i mungon. Mendo njё moment, qё me mundime e sakrifica tё mёdha ke mundur tё marrёsh njё profesion, por tё mbyllen dyerёt e jetёs sapo tё shohin se ke njё mangёsi fizike. Mendo njё moment se natyra bujare tё ka falur dhuntinё e tё kёnduarit bukur edhe pse nuk sheh pentagramin e muzikёs, tё pikturuarit edhe pse tё mungojnё gjymtyrёt e sipёrme, tё shkruarit bukur edhe pse nuk ke mundur tё mbarosh univeristetin pёrkatёs, tё kёrcyrit mahnitshёm edhe kur je me paralizё apo tё mungojnё kёmbёt, sport edhe pse nuk mund tё ecёsh dot, shahist i mirё edhe pa je sy, por nuk mund t’i shfaqёsh kёto cilёsi tё veҫanta, se shoqёria nuk tё krijon kushtet e nevojshme.
Kur pagesa e paaftёsisё nuk mjafton as pёr jetesёn e pёrditёshme, suvencionet edhe pse minimale, nё vend qё tё zgjerohen e tё rriten, ato priten me gёrshёrët e trasha qeveritare pa arsye madhore, dhe mё keq akoma tё mos i marrёsh pёr disa muaj ato pak lekё, ashtu siҫ ndodhi kёtё fund viti dhe vazhdojnё ende tё mos i marrin. Si do tё ndiheshe ti…
Opinion i nënshkruar: Jeton Muҫollari