“Mendohu mirë se do shkosh në burg”, kërcënoi turistin, pezullohet polici në Durrës

Elena Tase

Një polic është pezulluar nga detyra pasi ka iniciuar një komunikim jo etik me një pushues nga Kosova. Bëhet fjalë për efektivin me inicialet A.L.

Mësohet se pushuesi Menson Hyseni nga Kosova ka denoncuar në policinë e qytetit bregdetar, ku dhe po kalonte pushimet, se në shtëpinë e marrë me qira i kanë humbur tre telefon celularë. Me të mbërritur në shtëpinë e tij, pushuesi nuk është përballur me një komunikim formal, mes një denoncuesi dhe një polici, por është ofenduar madje edhe kërcënuar nga ky i fundit. E gjithë situata është dokumentuar përmes një videoje të regjistruar nga vetë pushuesi.

Videoja është regjistruar me kamera amatore nga Hyseni, e ndërsa në një intervistë për median, Hyseni ka ngritur dyshimet se celularët janë vjedhur nga persona që kanë pasur çelësat e shtëpisë, pasi dera nuk ka qenë e shpërthyer, siç mund të ndodh në vjedhje të tjera. Madje ai është shprehur se është kërcënuar edhe nga pronari i shtëpisë, në prezencë të policëve dhe është detyruar nga ky i fundit që të nënshkruajë se i ka gjetur celularët, nga frika se mos do kishte pasoja tek familjarët e tij, ndonëse nuk kishte gjurmë nga celularët e tij.

Pjesë nga videoja përmes të cilës turisti kosovar demaskoi policin:

Polici: Po kjo moda juaj ore buri i dheut, mendohuni mirë se ku i keni lënë, mo m’thoni më se po doli pastaj për kallëzim të rremë do të shkoni në burg, se do të vijë prokurori këtu, shprehet polici.

Pas referimit të rastit në Policinë e Kosovës dhe njoftimit të asaj shqiptare, kjo e fundit ka marrë masat duke pezulluar nga detyra policin.

e.t./dita

Share This Article
5 Comments
  • Arrestoheni kete mut kosovari se po na sjellin 30 vjet gjerat me te keqija qe skane te bejne me shqiptarin èperfshi keto ‘video-regjistrimet’ qe kerkojne te shantazhojne qe denohen me ligj ne gjithe boten.Kush eshte gjuha e policit qe ti thoshj se policija e shtetit do meret me celulsaret e ketij pidskuriqi ne nje shtepi private ????

    • Ore koqe, po pse mer ti, puna e policise, midis te tjerave, a nuk eshte qe te kape edhe hajdutet, qofshin edhe te celulareve/ O ish Ishtarak pordhe, po ju keshtu keni qene gjithe jeten pune rrumpalle e parazitesh qe luftonit me mullinjt e eres.

    • E ke gjë farefis këtë policin o ish ushtarak?Policia ka për detyrë ti pëtgjigjet çdo denoncimi.
      30 vjet gjëra të këqija ju sollëm?!!

  • Ku është video ?
    Polici është në rregull dhe Veliu duhet t’a kthejë urgjentisht në punë .
    Një polici që poshtërohet e kërcënohet nga alabakëria me imunitet e pa imunitet , nuk i duhet as dreqit.
    I kini kthyer policët si kone të trëmbura , stanin e ruan qeni i stanit dmth njerëz trima e krenarë , e theksoj – krenarë dhe jo servilët e trëmbur deri në palcë .
    Veliu , kthe policin në detyrë dhe kërkoji të falur, kjo do t’a rriste autoritetin dhe dashurinë e policisë për ty . Mos ndëgjo politikanët , ata janë prostituta si në pozitë edhe në opozitë !

  • Mos e rruj fare nuk te gjen gje, sa per sy e faqe eshte

    Edroga del ne mes kuvendit dhe pellet burg burg burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *