Mendoni njëherë me larg se pragu i shtëpisë suaj!

entela

Entela Resuli/ Dita

Shqipëria, 28 mijë kilometra katrorë. Një dorë vend. Me më pak se tre milion banorë. Që kur kam filluar të kuptoj dhe ndjek lajmet, në vitet 2000 e deri më sot, mbaj mend vetëm: ndërtime, shkatërrime, njerëz që protestojnë, njerëz dhe policë që dhunohen, me hunj me gurë e çka u ka kapur dora.

Janë të njëjtat programe televizive ku shfaqen deputetë të opozitës që u dalin në krah qytetarëve në kauzën e tyre dhe kur këta të fundit vijnë në pushtet, nuk janë më në të njëjtën anë!

Kështu, në këto 20 e kusur vite, të njëjtat fytyra, me pak ndryshime, dalin në televizor dhe luajnë role të ndryshme, njëherë pro dhe njëherë kundër.

Dje, përball parlamentit, ajo që pamë të gjithë ishte një skenë dhune që përsëritet, herë pas herë në këtë vend. Politika i trajton njerëzit si mish për top. Këta të fundit, mesa duket, ose e kanë qejf këtë pozicion, ose nuk dinë të sillen në një moment kur kanë “hall”.

Njëra palë, në këtë rast “opozita e bashkuar ” i thotë protestuesve “dilni, mos u dorëzoni, bëhuni agresiv se Ai ka frikë dhe kur ka frikë tërhiqet” dhe pala tjetër që thotë se, ne po respektojmë ligjin dhe ata që kanë ndërtuar në paligjshmëri nuk mund të paguhen me taksat 99 për qind popullsisë.

Duket sikur kemi mbetur në vend, sikur koha është ndalur, pavarësisht se jemi në vitin… 2018.

Këta qytetarë gjatë këtyre viteve, me vetëdije kanë zaptuar tokë, kanë ndërtuar edhe pse e dinin që as nuk e kanë blerë truallin dhe as nuk e kanë të legalizuar ndërtesën në të cilën, siç thonë kanë derdhur djersën e shumë viteve mund’ e punë.

Nga ana tjetër, ata që kanë qeverisur gjatë këtyre viteve, e kanë mbyllur një sy përball paligjshmërisë, ndoshta për të marrë ca vota që mesa duket u kanë shijuar në një moment të caktuar kur kanë dashur të marrin pushtetin. Por kjo nuk i bënë ata më pak fajtor. Përkundrazi!

Po, ç’kusur ka ky popull që i duhet të durojë gjithë këtë dramë, me shumë akte që nuk di të ndalet. Ç’kusur ka ky popull që mesa duket ka mbetur pa alternativë qeverisëse. Kë të marrësh e kë të lësh në këtë Shqipërinë tonë!?

Në vend që të investohet, të hapen vende të reja pune, t’i jepet lehtësi biznesit, arsimit. Të promovohen dhe të ndihmohen ata duan të punojnë. Ata që kanë një ide dhe duan ta zbatojnë, por nuk kanë mundësi ekonomike.

Të nxiten të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri duke punuar dhe dhënë kontributin e tyre në këtë vend. Të ndihmohen familjet e reja që të ndërtojnë një strehë për të ardhmen.

Në vend që t’i hedhin sytë nga siguria ushqimore, të kontrollohet çfarë futet dhe çfarë prodhohet në Shqipëri se po vdesin njerëzit nga hormonet e injektuara gjithandej. Të marren masa për uljen e ndotjes, për prerjen e pyjeve… e nuk po rendis më tepër se lista është e gjatë…

Kur shikon këto skena dhune si ato të paradites së djeshme, apo edhe ato të programeve televizive në darkë, që nuk janë më pak stresuese, duket sikur ky vend është në të njëjtën gjendje ashtu si 20 vite më parë.

Ndoshta për disa nuk është kështu, por që është mbjell një gjendje pesimizmi gjithandej kjo është e dukshme.

Kaq të vështirë paskemi qenë!

Kaq e vështirë është që politika të bëj punën e vetë. T’i bëj sytë katër atje ku ndërtohet pa leje, dhe të ndalojë atë që shkel ligjin qysh në momentin kur vendos gurin e parë në themel në mënyrë që situatë të mos degradoj, njëherë në 5 vite.

Jemi një vend me terren gjeografik të admirueshëm, por që po na e shkatërrojnë të “pushtetshmit”, të cilët duket sikur nuk kanë prioritet zhvillimin e vendit, por pasurimin e familjeve të tyre. Po ne të tjerët? Apo ne…! Ju hëngrët dreqi, mendoni njëherë me larg se pragu i shtëpisë suaj, se nuk jeni të përjetshëm!

Share This Article
5 Comments
  • Fajin e kemi vete si popull, nuk jemi shtetformues. Shtet normal them, si gjithe tjeret.
    Ka 35 vjet qe nuk dalim dot nga qeverisjet RAMA (Rama I Ramiz Alia, Rama 2 Sali Rama, Rama 3 Ed Rama) te tre te dale nga qymezi komunizmit. Sa kohe do vazhdojne qeverisjet nga ato kaviet e atij Dhjetorit-90 te Ramiz Alise keshtu do vuaje ky vend. Kudo vendet tjera ish-komuniste mbyllen kapitullin e diktatures e hapen kapitull te demokracise me njerez te rinj. Kudo ato figura politike te 1990-92 kane dale ne pension politik. Ne vazhdojme i mbajme neper qeveri, parlament, drejtesi, ekonomi kudo.

  • T’i trajtonte njerezit si mish per top ku ma gjen o Entela, por kjo fare politika qe mos qofte i ka keqperdorur sistematikisht ata sa here ia ka dashur qejfi.

    Politika e di fare mire ase tufa amorfe vrapon gjithmone kuturú nga te fryje era, pa e vrare mendjen shume se era mund t’i perplase dhe me koke pas shkembit. Sill pak ndermend ate torerón (politika) kur tund ate pelhuren e kuqe dhe demi (tufa) i turret me koke ngado qe toreró ia ndryshon drejtimin.

    Dy nga rastet me evidente jane inskenimi me rrezimin e monumentit te diktatorit, dhe inskenimi i protestes se 21 janarit. E para u organizua nga demokaotiket ne bashkepunim me asocialet, dhe e dyten anasjelltas.

    Basta me konstatime ju te gazetarise. Me to kemi 28 vite qe jemi ngopur e sterngopur.

    Alternativa zero !
    Rrugezgjidhja zero !

    Atehere pse s’heshtni?

    Per ju ndoshta jo, por per delet do ishte te pakten akoma me mire.

    Speech is silver, silence is gold !!!

  • Artikulli me realist dhe i ekuilibruar rreth gjendjes ne te cilen dergjet Shqiperia. Duhet punuar qe vendi te dale nga katrahura 70 e ca vjecare e jo tu dilet krah te cmendurve partiake.

  • Po kush do te medoje me larg se pragu i shtepise.? A mendoni juve pake pa rikthuni nje here ne retrospektive.?
    U tha me ze e figure se levizja e njerzve eshte e lire ku te dojen te shkojne dhe te bejne c`far te dojen.
    Kjo deklarat e “nismetarit” qe nuk eshte nismetar pore eshte shkatrraci i shqiperise) beri njerzit te marrin plackat ne krahe dhe te veproje, kuturru te zejne toke ku te munden.
    A imagjinoni pak sheshin skenderbej qendren e Titanes te mbushur plote hale nga kjoskat.?
    Pra qe ne ate periudhe edhe u ndetuan banesat, ne token e gabuar, ne kohen e gabuar nga thirrjet e gabuare . dhe nga opinionet e gabuera.
    Te gjith keto sote i vuan populli i varfer dhe ata qe e ben kete katrahure sote jen rreshtuar ne krahe te protestuesve jo per te mbrojtur protestuesi dhe te “drejtat” e tyre pore per te mbrojtur vendimet e tyre te gabuera qe sote populli po i vuan dita per dite.
    Si do te mkembet shqiperia ku ashtu sice thote Edi Rama vazhdojem te paguajmn paligjshmerin. Paligjshmeria i ka marre shqiperise kushe di sa buxhete vjetore duke paguar palighshmerine.
    U nuk u pagua Basha ne qyteti e vlores ku shtepia e ber ne dete ai e kishte futur edhe detin ne kadaster.!
    Ku ka ndodhure kjo pervecse ne shqiperi.
    Kure ben keshtu i zoti i shtapise.(per kohen qe ishte ne qeveri. e c`fare do te bejne te tjeret populli ithjeshte.
    Pra Basha u pagua me nje pages te paligjheshmne dhe me e keqja qe fiton edhe ne Strasburge.!
    Pra paligjshmeri edhe at qe sote jen gjoja te denuar politike ku ne te vertet ata jen hajdute te veshur me politike ose nje pjes e mire e tyre jen agjenta te UDB-se dhe te Asfalise Greke dhe sote paligjshmeria vazhdon ti demshperbleje.!

  • Bravo,Entela,na ke dhena inforrmacion te tepert,pra mese te mjaftueshem,prandaj,komisioni i vetingut popullor,vendosi te te gradoje,dhe te te marre Partizone,qe te na parakalosh ditet e festave te nentorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *