Menduh Thaçi i quan plehra rivalët politikë shqiptarë

anazapta

Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në mbledhjen e saj në Tetovë ka refuzuar të vendosë në rend dite propozimin për dorëheqjen e liderit të saj, Menduh Thaçi. Ky i fundit, pas takimit ku është diskutuar për procesin e zgjedhjeve lokale dhe rezultatet e arritura, ka informuar para mediave se kryesia ka refuzuar të diskutojë mbi dorëheqjen e tij. ”Kryesia qendrore e PDSH-së ka refuzuar të diskutojë për dorëheqjen time. Normalisht unë desha të sqaroj këtu se oferta ime për dorëheqje ka të bëjë me një kërkesë që përgjegjësinë për këtë rezultat e marr unë si kryetar partie dhe nuk lejoj që të hapet debat jo konstruktiv brenda struktura të partisë dhe të vendosen në përgjegjësi njerëzit e partisë. Kjo ishte kryesorja. Çështja kryesore që unë sqarova ishte se unë nuk ofrova dorëheqje se kanë kërkuar prej meje dorëheqje plehu i kombit siç është Rufi Osmani, Bardhyl Mahmuti, Imer Selmani, Ali Ahmeti, Alajdin Demiri. Të gjithë ata i kam mundur, i kam çu zhag (marrë zvarrë), por dorëheqjen e kam ofruar që partinë ta mbroj nga brenda, të mos shkaktohet përçarje dhe ndarje”, theksoi Thaçi.  / INA

Share This Article
2 Comments
  • Shqiptare plehrat e Maqedonise. …. Maqedonsi ngaqe …. njeri tjetrin ju spiuna dhe politikanr b.the … I percani shqiptaret per nje karrike tuaj . Jeni bere 20 parti ne 300mije shqiptare. (Kujdes etiken – Moderatori)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *