Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi thotë se kaluan një ferr më 13 prill, sepse shqiptarët janë trembur dhe janë kërcënuar me bukën e gojës, vetëm që të bojkotojnë zgjedhjet.
Ai ka akuzuar liderin e BDI’së Ali Ahmeti, se “është e keqja e shqiptarëve në Maqedoni”.
“ Kaluam një ferr më 13 prill sepse u përdorën të gjithë mekanizmat e trembjes së votuesit shqiptar. Mungesa e lirisë ia humbë vlerën gjithçkaje tjetër. BDI ka kërkuar kandidat maqedon, jo shqiptar. Shkonte me atë metodën se ka një maqedon më të mirë dhe ka një maqedon më të keq. Këto janë mendime idiotezke. Në asnjë mënyrë nuk u pajtuam. Në anën tjetër ai donte të bënte marketing personal dhe partiak për shkak të mungesës totale të rezultateve pozitive. E keqja e vërtetë u ka ardhur shqiptarëve nga qeveria, që është vet Ali Ahmeti dhe BDI’ja. Nuk jemi të kënaqur, ka qenë një trysni e jashtëzakonshme, një trembje e madhe. Për këtë janë të informuara të gjitha qarqet diplomatike. Atë ditë nuk ishte e garantuar fshehtësia e votës. Nuk kanë lënë njeri dhe familje pa kërcënuar me bukën e gojës. I kemi mesazhet telefonike të inçizuara, kjo s’ka të bëjë aspak me demokracinë”, ka thënë Thaçi në një intervistë për emisionin ‘Interaktiv’ të KTV’së.
Thaçi ka thënë se ka pasur takime me liderin e VMRO-DPMNE’së, Nikolla Gruevski dhe janë pajtuar që të bashkëqeverisin pas zgjedhjeve parlamentare.
“Pas zgjedhjeve presidenciale kam pasur dy takime me z. Gruevski dhe mund të ju them se pas zgjedhjeve parlamentare do të bashkëqeverisim. Mund të ju them se pothuajse është punë e kryer”, ka thënë Thaçi.

– Sakte ,nuk ka mundesi pasi eshte paradoks qe shqiptaret te kene nje Parti. Keshtu i bie qe edhe Maqedonet Sllav te kene nje parti dhe nuk do kishte asnjehere votime te rregullta. Ne Maqedoni te sotme duket se Menduh Thaci e PDSH eshte e Djathta ndersa Ali Ahmeti e BDI jane e Majta .Keshtu qe o Fiton e Djathta ose e Majta ,kjo ne rezultate konkrete pas zgjedhjeve ne Parlamen. Dhe maxhoranca te behet ose e djathte ose e majte e jo as mish as peshk. tung