Femrat që kanë afshe të nxehta gjatë menpoauzës kanë më shumë probleme me kujtesën. Një studim i publikuar në “Journal Menopause” sugjeron se mes afsheve të nxehta të një femre në menopauzë dhe problemeve me kujtesën ekziston një lidhje.
Studimi është kryer nga një ekip shkencëtarësh të universitetit të Ilinoisit dhe Çikagos, të cilët ekzaminuan 68 femra të moshës 44 deri në 62 vjeç.
Rezultatet treguan se femrat që kishin më shumë afshe, kishin edhe një rezultat të dobët në testet e kujtesës. Sipas studiuesve, arsyeja e problemeve me kujtesën lidhet me çrregullimin e nivelit të hormoneve femërore.
Megjithatë, sipas ekspertëve që kryen studimin, efektet e menopauzës në kujtesë dhe sjelljen e femrave kanë pak mundësi të bëhen të përhershme.
