Mentaliteti i armikut

anazapta

Berisha nuk e ka emrin apo individin armik! Ai armik ka PS-në sepse nga PS del kundërshtari i tij. Ai nuk e quan kundërshtar kryetarin e PS, ai e quan armik dhe armiku duhet luftuar, armikut duhet nxjerrur të gjithë dhëmbët, gjoja me darët e ligjit. Sa ishte Nano kryetar i PS-së ai ishte armiku i popullit, tani është zoti Rama kryetar i PS-së dhe pretendent potencial për kryeministër, ai është armik i Shqipërisë, gjithnjë sipas kutit dhe interesave të Sali Berishes.

 

Sali Berisha për të marrë edhe një mandat (merreni me mënd) edhe patriot e nacionalist bëhet. Ne e dijmë mirë se çfarë patrioti është. Ishte viti 1995, arritën një kontingjent jo i madh armësh në portin e Durrësit për UCK-në. Sali Berishes iu kërkua një kamion ushtrie për t’i transportuar armët deri në Bajramcurr, “nacionalisti” nuk e dha kamionin dhe ato armë mezi shkuan në vendin e dedikuar për 10 ditë rrjesht, me makina të vogla dhe gjithnjë duke u ruajtur nga ushtrët e NATO-s. Takohet me Bullatoviqin, me Arkanin, e thyen embargon duke “i shitur” naftë miqëve malaziasë, fal detin Jon. Tani, sot ndërton miqësi të shkëlqyer (siç thotë vetë) me Fazlliqin serbo-boshnjak. Pas të gjitha këtyre dëmëve që i ka sjellur Shqipërisë a mund t’i thuehet nacionalist apo patriot Sali Berishes? Ky edhe mund të paraqitet i tillë, por deri më 23 qershor 2013, më 24 qershor është miku i vjetër i serbo-malalazezo- boshnjakëve.

 

Email nga adresa: [email protected]

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *