Mentja dhe vetitë e saj terapeutike

anazapta

Vlerat e bimës së mentes janë të njohura që në antikitet. Ajo është e përbërë kryesisht nga uji, fibrat, proteinat, minerale në sasi të madhe, vitamina dhe aminoacide. Nga vaji esencial i mentes nxirret mentoli, një lloj alkooli i zbuluar  dymijë vjet më parë në Japoni.

Vlerat e mentes

 Qetëson problemet gastrointestinale. Vaji esencial i mentes ka veti antispazmike, çka ndihmon muskulaturën gastrointestinale, shmang kontraktimet e zorrëve dhe lehtëson kalimin e ushqimit.

Është analgjezik. Studime të kryera në Gjermani dhe Iran kanë arritur të njëjtin përfundim: Mentja është një ilaç i mirë kundër dhimbjeve të kokës dhe migrenës. Në të dy rastet, ekspertët kanë konstatuar reduktim të dhimbjeve në masën rreth 40 për qind.

Studiuesit iranianë vunë re sidomos te pacientët meshkuj se aplikimi mbi ballë i një solucioni me përmbajtje menteje lehtëson simptomat e migrenës si: të përzierat, të vjellat dhe irritimi nga drita dhe zhurmat.

Antiseptik. Mentja ka veti antiseptike dhe antiparazitare. Ajo vepron në mënyrë të veçantë në aparatin e tretjes. Efektet antiseptike dhe antivirale i detyrohen polifenoleve që ka në përbërje. Një tjetër veti e zbuluar së fundmi është edhe aftësia e mentes për të shkrirë gurët në fshikëzën e tëmthit, por studimet e kryera deri tani në këtë drejtim janë të pakta.

Liron aparatin e frymëmarrjes. Mentja ka efekt freskues dhe hollues në sekrecionet e aparatit të frymëmarrjes. Në mjekësinë kineze, ajo vazhdon të përdoret kundër rrufës, etheve, kollës dhe ftohjes.

Freskues dhe tonik. Menten e gjejmë shpesh në përbërje të preparateve kozmetike, për shkak të ndjesisë së freskisë dhe  tonifikimit që i jep lëkurës.

Vlerat aromatike. Mentja përdoret gjerësisht në kuzhinë, kryesisht në ëmbëlsira. Gjithashtu e gjejmë si përbërës kryesorë të pijeve si likeret apo kokteilet e ndryshme.

Pastrues. Mentja ka efekt pastrues dhe lufton efektivisht erën e keqe të gojës. Krahas produkteve farmaceutike që e kanë përbërës kryesor, edhe një gargarë e përgatitur me 5 mg gjethe të hedhura në 100 ml ujë ka të njëjtin efekt.

 

Vlerat

Mentja ka në përbërje fibra, proteina, aminoacide dhe minerale si: kalciumi, potasi, magnezi, mangani, fosfori, sodiumi etj. Vitaminat që gjenden te mentja janë ato të grupit A, B, C dhe D. / Gazmira Sokoli

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *