Mentor Mazrekaj do të jetë pjesë e skuadrës së Kosovës për miqësoren që kjo përfaqësuese do të zhvillojë ndaj FC Vil, ekip i kampionatit zviceran. Fantazisti 25- vjeçar, i cili përgjatë këtij sezoni po dhuron një performancë të shkëlqyer në radhët e Partizanit, ka tërhequr vëmendjen e trajnerit të përfaqësueses së Kosovës për ta grumbulluar numrin 14 të të kuqve për takimin miqësor i cili do të luhet në datë 12 tetor në Zvicër.
