Mentor Mazrekaj huazohet për 6 muaj te Partizani

anazapta

Mentor Mazrekaj është blerja e fundit e Partizanit, duke iu bashkuar grupit të futbollistëve nga klubi i Prishtinës të afruar tek të kuqtë e kryeqytetit. Pas Besnik Krasniqit, Labinot Ibrahimi dhe Behar Maliqi, Mazrekaj është futbollisti i radhës që përshkruan rrugën e kombit, nga kryeqyteti i Kosovës në atë të Shqipërisë. Fantazisti i Prishtinës mbërrin tek Partizani me formulën e huazimit për 6 muajt e ardhshëm dhe pritet të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Hasan Lika në fazën përgatitore që skuadra e kuqe po kryen në Greqi. Vetë futbollisti në konferencën për shtyp të mbajtur në kryeqytetin kosovar ka bërë publike arritjen e marrëveshjes së huazimit 6 mujor. 24-vjeccari ka theksuar se qëllimi i kësaj lëvizjeje është për të provuar veten e tij në nivele më të larta se kampionati kosovar, aty ku ka fituar gjithccka. Mazrekaj bëri të ditur se ky ishte momenti i duhur për të ndërruar ambient dhe të provojë veten e tij në një tjetër kampionat, duke filluar nga Kategoria Superiore. Një nga futbollistët më të mirë sezonin e kaluar në Raifaisen Superliga është nën kontratë me Prishtinën deri në vitin 2015. Për presidentin e këtij klubi Remzi Ejupi kjo është një mënyrë që Prishtina të jetë prezente në kampionatin shqiptar, edhe pse nuk ishte kjo forma që ata dëshironin. Gjithashtu Ejupi me bindje të plotë theksoi se shumë shpejt Mazrekaj do të jetë edhe pjesë e kombëtares shqiptare, për t’i krijuar më pas mundësi vetes të luajë në kampionatet elitare të Evropës.

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *