KM shpërndan “menunë e burgut” për ata që pengojnë zgjedhjet

Elena Tase

Me shpejtësi po përhapet në rrjetet sociale e ashtuquajtura “menuja e burgut”. Bëhet fjalë për një skicë të ndërtuar nga ekspertët e komunikimit të qeverisë, e cila synon paralajmërimin e atyre personave që mund të prishin zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

“Menuja e burgut” është një përmbledhje e dispozitave të Kodit Penal mbi prishjen e zgjedhjeve.

Në deklaratat publike shefi i qeverisë ka thënë se nuk do të ketë asnjë tërheqje për zgjedhjet lokale dhe sipas tij kush i cënon do të përfundojë në burg.

Nga ana tjetër të martën, kreu i PD ka theksuar se në 30 qershor nuk do të lejohen zgjedhjet, që sipas Lulzim Bashës janë një grusht shteti kushtetues.

e.t./dita

Share This Article
6 Comments
  • dhunuesit ,

    i lexohen para surratit te drejtat dhe Ligji ,

    njelloj si e Amerike kur nxjerr prangat Ruajtesi i Rendit

    me bukur s’ka .

    kujt i duket e tepert liria jashte dhe provokon ligjin

    me u fut ne burge ,ti bej shoqeri miqve te tij brenda ,

    tashme ke te drejten e zgjedhjes :

    Jashte pra ne liri ,si qytetr qe rrespekton ligjin

    ose

    brenda ne burg , sepse jashte kan mbaru sapunet !

  • Ore ,holle holle nuk je as per burg.

    por je per spital psikiatrik.

    Merri ato ilacet qe te ka dhene doktori, mos i nenvlereso

  • Ky është dialogu i KM Rma me opozitën. Nuk ka asnjë arsyetim llogjik, politik, as një debat normal burrash shteti për problemet e popullit , vendit, për korrupsionin, për varfërin masive e të tjera, por vetëm kërcënime nga të dy palët. Të dy palët po kërcënojnë para përqafimit të radhës që s’ do të vonoj: Pa pikë turpi ata do të lëpijnë ndyrsirat që i kanë hedhur në fytyrë njëri tjetrit dhe me dashuri e qetësi do të vazhdojnë programin e vjedhjeve të tjera. Sikurse duket pajtimin do ta mar përsipër kryehajduti me bllok në dorë, me zë e me figurë. Po të jetë ai garanti , ditë të bukura do të vijnë për popullin dhe vëndin! Ne populli jemi në rolin e militantes nga Berati dhe po themi seriozisht që le të na vjedhin prijsat tanë por aman të mos bëjnë sherr me njëri tjetrin, të mos përsërisin 97- ën, ndoshta ja kemi kaluar nga mëndësia kësaj militante.

  • Dhuna ndaj institucioneve me afrimin e zgjedhjeve po shoqerohet edhe me kercenime ndaj kandidateve; :shembulli me i fresket ai i tre kandidateve te BD te Astrit Patozit ,qe sigurisht do te pasohet edhe nga te tjere!Por nese keta kandidat do te jene si keta tre frikacake qe dhane menjihere doreheqien ,me mire te largohen ,neqoftese nuk jane te vendosur per ate parti qe i ka pranuar ne gjirin e saj ,sepse me vone mund te bejne gabime edhe me te medha! Por keto raste tregojne se masat qe jane propozuar per te mos lejuar pengimin e zgjedhjeve duhet te fillojne te zbatohen menjihere dhe jo te pritet kur “terroristet” te kene vene ne veprin ne te gjithe vendin planin e tyre te prishjesh te zgjedhjeve te 30Qershorit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *