Mënyra e votimit në 25 prill sipas formulës së PS, renditja e kandidatëve dhe shpërndarja e mandateve

time

Shqiptarët do të votojnë për herë të parë jo vetëm për partinë, por edhe për deputetin e preferuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Shpërndarja e mandateve dhe renditja e kandidatëve do të realizohet sipas formulës së Partisë Socialiste, e cila edhe pse lejon votën preferenciale për një kandidat e bën të pamundur kapërcimin e tij në listën fituese.

Ndërkohë, kandidatët në fletën e votimit do të renditen sipas preferencës së kryetarit të partisë dhe jo sipas alfabetit dhe votuesi ka të drejtë të shënojë me kryq subjektin politik që dëshiron dhe më pas 1 kandidat të preferuar në ditën e zgjedhjeve gjatë votimit.

Për të thjeshtuar ilustrimin marrim si shembull qarkun Durrës, i cili ka gjithsej 14 mandate. Në zgjedhjet e vitit 2017 partitë politike i renditën kandidatët në fletën e votimit sipas parapëlqimit të kryetarit nga numri 1 tek 14-ta. E njëjta renditje do të zbatohet edhe në zgjedhjet e ardhshme. Partia Socialiste mori gjithsej 73.066 vota dhe arriti të sigurojë 8 mandate. Në bazë të llogaritjeve, për të futur në Parlament një deputeti i janë dashur 9. 133 vota. Pra nëse i referohemi këtij rezultati fitues janë 8 emrat e parë në tabelë të renditur nga kryetari.

Nga ana tjetër, për të shmangur problematikat e hasura në disa qarqe të vogla, socialistët vendosën një prag të ri brenda listës, i cili del nga pjesëtimi i numrit të votave që ka marr partia me numrin e deputetëve fitues ku për rastin ilustrues është 9.133 vota dhe kandidatët të renditur nga numri 9 deri në numrin 15 duhet të marrin mbi 9.133 vota në mënyrë që të thyejnë pragun e vendosur në ligj në mënyrë që vota e tyre të futet në garë me të kandidatët e tjerë në fletën e votimit.

Pra, vetëm 3 kandidat poshtë vijës së kuqe arrijnë të kapërcejnë në listën fituese pasi kanë arritur të grumbulluar aq preference sa pragu i kërkuar. Për shkak të detyrimit për respektimin e kuotës gjinore ku 1 në 3 kandidat duhet të jetë nga gjinia me pak e përfaqësuar në ilustrimin tonë hipotetik një kandidate grua poshtë vijës së kuqe arrin spotojë nje kandidat burrë nga lista fituese. Kandidatja më shkronjën L i zë vendin kandidatit me shkronjën E, i cili figuron me numrin më të vogël të votave preferenciale në listën fituese.

Kandidati i listuar me shkronjën “J” arrin të spostojë kandidatit me shkronjën A, ndërkohë kandidati me shkronjën N i renditur i parafundit arrin të spostojë kandidatin me shkronjën H, i cili mbyllte listën fituese të kryetarit. Nëse ne zgjedhjet e vitit 2017 Partia Socialiste ka fituar 8 deputete, me formulën e re, ne zgjedhjet e 2021 vetëm 3 kandidat do ishin preference e qytetarëve, ndërsa 5 do ishin zgjedhje e kryetarit.

Mirëpo ky herës është përcaktuar në ligj të mos jetë në asnjë rast më shumë se 10 mijë vota.

Share This Article
8 Comments
  • Ky eshte nje lemsh perpara portes dhe golin e shenojne kryetaret e partive. Te na rrojne Sulltanet e rinj te Shqiperise!.

  • Ekziston PS-ja?!Kush guxon tek PS-ja te kundershtoi vendimet e skizofrenit?E provoi nje here P.Majko me Teatrin,por e perzuri drogaxhiu sikur te ishte nje femi!
    Prandaj,jo sipas formulës së PS,por sipas formules së skizofrenit Edvin Escobar D’Rama.

  • Pourquoi faire simple quand on peut faire compliquer(
    pse ta bëjmë të thjeshtë kur mund ta bëjmë të komplikuar)
    Torturat nga tirani vazhdojne ne cdo veprim

  • Populli voton

    Partia numëron.

    rrofte populli shqiptar

    trim dhe heroik,

    Edhe kur ja fusin prapë partia ja fut

    Rroftë partia

  • Partitë që kanë programin, besimin dhe listën më të mirë, le të fitojnë. Pse kërkojmë rrëmujë? Çdo parti do ketë listën e vetë. Jo e bëri kryetari, jo e bëri kryesia, jo antarësia. Po qe se dikush don ballafaqim individësh, kemi sistemin mazhoritar. Pse harrohet ky sistem? Apo që, po nuk fituam, të kontestojmë zgjedhjet???

    • Kur listen e ben kryetari, varesia ndaj tij eshte pa kufinj. Ne kete rast ne nuk kemi parlament. Kemi lufte kryetaresh me kartonet perkates ne perdorim.
      Zgjidhja ideale do te ishte qe listen le ta bente partia, por votimi duhet te ishte me “lista te hapura” pa siglen e partise. Ne kete rast cdo deputet do te perfaqsonte realisht zgjedhesit e tij.

      Per here te pare njerezit do te hapnin syte e te mendonin se per cilin emer po votonin.

  • Nese doni tja dhisni kryetareve shkoni ne votime dhe vendosini kryq fletes se.votimit me gjithçsa ajo permban….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *