Grupet politike të parlamentit evropian janë bashkuar për të dënuar mënyrën e zgjedhjes së presidentes të Komisionit Europian, duke e quajtur këtë proces jodemokratik.
Udhëheqësit e BE zgjodhën Ursula von der Leyen për të zëvendësuar Jean-Claude Juncker si udhëheqës i degës ekzekutive të Bashkimit Evropian, pavarësisht faktit se ajo nuk ka qenë në fletën e votimit si kandidat për parlamentin europian dhe nuk kishte një mandat.
Gonzalez Pons, zëdhënësi i grupit të qendërs së djathtë EPP, në të cilën edhe CDU e kancelares Angela Merkel është pjesë, ndër të tjera tha: “E ardhmja e Evropës nuk mund të vendoset më pas dyerve të mbyllura. Procesi nuk ka të bëjë me një person apo një emër – qytetarët e Evropës duan të zgjedhin personin që qeveris Evropën. Kjo nuk është revolucionare, kjo është demokraci”.
Po kush është presidentja e re e Komisionit Evropian?
Ursula von Der Leyen është vajza e një politikani. Në fakt, i ati, Ernst Albrecht, ka qenë ministër dhe president i Saksonisë së Poshtme, si dhe një politikan shumë i njohur në Gjermani në vitet ’90.
E diplomuar në Mjekësi, Der Leyen e ka nisur karrierën politike 18 vjet më parë, kur mori fillimisht një mandat lokal pranë rajonit të Hanoverit dhe më pas u zgjodh deputete në Landtagun e Saksonisë së Poshtme, në shkurt 2003. Kalimi në ekzekutiv ndodhi një vit më pas. Më 4 mars 2003 ajo u zgjodh Ministre e Çështjeve Sociale, e Grave, e Familjes, dhe e Shëndetësisë e Saksonisë së Poshtme. Në nëntor 2005 von Der Leyen kaloi në qeverinë qendrore, e thirrur nga Merkel për të mbuluar detyrën e Ministres së Familjes.
Gjatë mandatit të saj ka promovuar politika sociale për mbrojtjen e familjes, duke nisur nga çerdhet si dhe të drejtat e nënave që punojnë. Eshtë shfaqur gjithmonë si një mbështetëse e të drejtave dhe kuotave të grave.
E lindur në 1958, e martuar me mjekun dhe sipërmarrësin Heiko von der Leyen, gruaja që sot do të udhëheqë Komisionin Evropian është nëna e shtatë fëmijëve, të lindur mes viteve 1987 dhe 1999.
Në vitin 2009 Ursula von Der Leyen u rikonfirmua fillimisht si ministre e Familjes, por më pas kaloi si Ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale, pas dorëheqjes së Franz Josef Jung. Në dhjetor 2013 Ursula von Der Leyen emërohet ministre e Mbrojtjes, e para grua në Gjermani që mbulon këtë rol.
Në maj 2016 u bë protagoniste e një ndryshimi rrënjësor të strategjisë të menaxhimit të forcave të armatosura gjermane. Ajo shpalli rekrutimin e mijëra ushtarëve të rinj në ushtri, duke rritur sidomos praninë e tyre në kufi me Rusinë, për t’i dhënë siguri vendeve të Evropës lindore, anëtarë të NATO-s, që ndiheshin në rrezik pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe konfliktit në Ukrainën Lindore.
Në vitin 2017 akuzoi gjeneralët për “dobësi në drejtim” të ushtrisë duke u gjendur kështu në qendër të një përplasjeje me drejtuesit ushtarakë dhe skandalit që pasoi, kur në disa kazerma u gjetën materiale që i përkisnin Vermahtit, forcave të armatosura naziste. Kritikave ministrja iu përgjigj me shpalljen e një reforme të madhe që do të garantonte më shumë investime për mbrojtjen.
Janë këto vecori, si duket, që e bëjnë Ursula von Der Leyen kryesisht të pëlqyer për europianët e pyetur në sondazhe të ndryshme, përvec faktit që ajo është e para grua që merr detyrën e presidentes të KE, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.
e.ll./dita

Vegla e SATANIZMIT Ursula von der Leyen
Ik o bole.
Mes te tjerash lexova se: “Procesi spizenkandidat (!?) nuk ka të bëjë me një person apo një emër”. Fjalia qe thoni ju te nderuar gazepa eshte komplet pa kuptim, edhe sikur fjala “kandite potenciale” te ishte shkruajtur ne shqip
Duke iu referuar mediave nderkombetare te pacituara, gazetari i Dites beri sot autogolin me te bukur te karieres