Mënyra më e mirë për të shkrirë ushqimet (Absolutisht jo në mikrovalë!)

Pranvera Kola

Shkencëtarët suedezë kanë zbuluar mënyrën më të mirë për të shkrirë ushqimet që i kemi mbajtur në ngrirje dhe që duam t’i gatuajmë. Pasi t’i nxirrni nga frigoriferi, mos i lini të shkrihen vetë në temperaturën e dhomës, por futini në ujë të ftohtë.

Sipas Susanne Ekstedt, kjo është mënyra më e shpejtë dhe më e sigurte për shkrirjen e ushqimeve. “Këtë gjë shkencëtarët e ushqimit e dinë prej një kohe të gjatë, por njerëzit nuk e dinë”, shprehet Ekstedt.

Për të shkrirë siç duhet mishin ose peshkun, futeni në një qese që nuk le ujin të hyjë brenda dhe më pas futeni në një enë me ujë të ftohtë. Ushqimi do të tretet më shpejt kështu, pasi uji e përçon nxehtësinë më mirë sesa ajri. Gjithashtu, uji i ftohtë nuk do të lejojë rritjen e baktereve.

Po shkrirja në mikrovalë? Shumica e njerëzve e bëjnë, por mikrobiologu norvegjez Per Einar Granum thotë se nuk duhet bërë në asnjë mënyrë.

“Vetëm nëse mishin do e përdorni për supë, mund ta fusni në mikrovalë. Nëse jo, atëherë ai do të bëhet shumë i fortë. Mikrovala është shumë brutale për mishin”, shpjegon Granum.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *